Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Sondazhet e PS-së “zhdukin” emrin e Majkos
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Aktualitet > Sondazhet e PS-së “zhdukin” emrin e Majkos
AktualitetLajme FlashLajmi i funditPolitike

Sondazhet e PS-së “zhdukin” emrin e Majkos

Bledar Lumani
Published April 7, 2015
Share
SHARE

Partia Socialiste po fokusohet në kryerjen e sondazheve vetëm te dy emrat, në atë të ministrit të Mirëqenies Sociale, Erjon Veliaj, dhe të sekretarit organizativ të PS-së, Blendi Klosi.

Ndërsa sondazhet më përpara ishin fokusuar tek emra të tjerë, si Pandeli Majko dhe Lindita Nikolla, selia e PS-së është përqendruar te dy emra, duke harruar kandidatët e tjerë, të cilët u propozuan disa javë më parë në mbledhjen e Asamblesë së PS-së së Tiranës.

Kështu, mesi i kësaj jave do t’i japë fund dilemës, se cilët do të jenë kandidatët e koalicionit të majtë për zgjedhjet lokale të 21 qershorit.

Mbetet e hapur në selinë rozë gara për Tiranën, se kush do të jetë kandidati për garën e rëndësishme dhe të komplikuar për drejtimin e kryeqytetit.

Sipas “Top Channel”, në selinë e PS-së, një ekip i dedikuar vijon sondazhet.

Nëse në javët e shkuara sondazhet janë zhvilluar për disa emra kandidatësh, javën e fundit lista është reduktuar për të vjelë opinionet e publikut vetëm në dy emra, ministrin e Mirëqenies Sociale, Erjon Veliaj, dhe sekretarin organizativ, Blendi Klosi.

Pavarësisht se të dhënat e sondazheve janë tërësisht sekret në PS, jozyrtarisht pohohet se Veliaj është më favoriti.

Megjithatë, do të jetë Kryeministri Edi Rama ai që do të vendosë mes Veliajt dhe Klosit, një vendimmarrje jo e lehtë, e cila parashikohet të jetë e minutës së fundit.

Nëse Veliaj do të jetë kandidati i së majtës për Bashkinë e Tiranës, atëherë Kryeministrit Rama i duhet të realizojë edhe ndryshimet në qeveri, pasi posti i ministrit të Mirëqenies Sociale mbetet vakant.

Bledar Lumani April 7, 2015
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
44 Comments
  • kaninioti says:
    April 7, 2015 at 9:56 am

    Majkon po deshe ta mbash 12 -vjet rresht Tiranën

    Reply
    • aqifi says:
      April 7, 2015 at 1:41 pm

      Erion Veliaj vazhdon traditen e konsoliduar te dylbereve ne krye te bashkise se Tiranes…

      Reply
      • Rama me metoda fashiste says:
        April 7, 2015 at 2:22 pm

        Turp per Ramen qe flet per demokraci dhe perdor vetem metoda fashiste. Deputetet na i paraqiti 1 ore para mbarimit te afatit te KQZ. Edhe tani pa asnje transparence eleminoi Majkon qe ishte me popullori sepse do qe te veje zarat e tij.
        Ka ikur koha qe votuam Ramen qe te mos vinte Sali Berisha. Vota e 23 qershorit u tradhetua nga Rama prandaj sdo e votoj me kete mashtrues ordiner, dhe as partine e Sali Berishes qe Rama po e amniston. Te gjithe keta duhet te largohen nga politika sepse po mbrojne krimet e njeri tjetrit. Nuk votohen keta zara si Veliaj e Bizhdari qe akoma nuk kane asnje kontribut.

        Reply
  • "BALASHI" says:
    April 7, 2015 at 9:58 am

    Klosi nje dembel klasik. Hyn tek te konsumuarit. Erjoni qendron me lart.

    Reply
  • Astrit says:
    April 7, 2015 at 10:04 am

    Bejeni sondazhin vetem me erionin, qe te jeni ye sigurte qe del fitus erioni 🙂

    Reply
    • Beni says:
      April 7, 2015 at 1:08 pm

      Ne lidhje me sondazhet kam ven re dicka te cuditshme te sondazhi i gazetes tuaj qe ndejti per gati 2 jave me emrat kandidues ku edhe pse Majo ishte i nominuar nuk ishte ai por Erjon Velia qe askush nuk e kishte nominuar ???( por qe edhe ai u zhduk si sondazh mbasi nuk ishte i peqyshem ) Nese te gjith kandidatet merrnin vota ne nje llogjike normale 1 e nga 1 i vetmi qe merrrte nga 40 e 50 njeheresh ishte Erjon Velia.. Ishte nje fenomen qesharak qe djallzisht nga diku luhej ne menyre jo korrekte. Mjafton ky ekement per te kuptuar se sa reale jane “sondazhet” dhe pse zhduken emrat

      Reply
  • "Horri i Bulevardit" says:
    April 7, 2015 at 10:09 am

    Pandeli Majko, politikan i klasit te larte, i pakorruptueshem, i duhet domosdoshmerisht parlamentit.
    Politikanet si Pandi, duhet te jene aty ku grerezat berishiane vlojne, se vetem me urtesine e Pandit, keto grereza i cmend, qe keta te dalin nga vetja.
    Erjon Veliaj eshte shume puntor, por bashkia e kryeqytetit kerkon te jesh edhe i eger, se me ata qe do te kesh pune, eshte e pamundur mos ti biesh tavolines me grusht, si dikur Edi Rama.
    Takohuni me zotin Gjergj Bajaxhiun dhe do te shikoni, se keni shumevte perbashketa.
    Saliu po hedh ne loje lojtaret rezerve, per te sabotuar zotin Bojaxhiu, po te jeni te mencur, ja digjni kartat ne dore saliut dhe dilni fitimtar, ne bashkine e kryeqytetit.

    Reply
    • Gabeli says:
      April 7, 2015 at 12:37 pm

      Sa shestim dinak, Majkon e duam ne Parlament, e duam per president e duam………………….

      Edhe ne e duam Veline dhe Klosin te na shkelqejne parlamentin, ministrine, kazinote, ojq-te etj . Nuk duam qe te na konsumohen shume me Tiranen.

      Troc, nese nuk ve Majkon, Edi Rama ta mbaje vete pergjegjesine per humbjen ne Tirane. Mos e tallni bythen me Tiranen se ajo nuk eshte province, pergjigjen e talljes e merr me perqindje interesi ne 22 Qershor.

      Reply
      • "Horri i Bulevardit" says:
        April 7, 2015 at 2:29 pm

        Sa per dijeni, une jam per zotin Gjergj Bojaxhi dhe do te ishte ne nderin e shqiptareve, qe zoti Pandeli Majko, te kursehej nga bashkia, por ti jepej posti i kryetarit te shtetit.
        Pandeli Majko president, eshte gjetja me e goditur, qe do ti ndodhe Shqiperise, ne keto 24 vjet, shkerdhatokraci.

        Reply
  • Sali=Geddaf says:
    April 7, 2015 at 10:12 am

    Majko besoj se do jete president mbas jarit, prandaj eshte hequr, Klosi nuk ben, me duket si ato grate e keqija, si te ndezi motorrin nuk pushon se foluri, Veliaj eshte ok, vjen nga nje mantalitet mbas 90-tes duket njeri puntore dhe di te punoje, dhe ka fantazi, e tregoj ne ministri me 2-3 reforma te rendesishme qe ka bere..
    keshtu qe Veliaj eshte kandidat i pershtatshem dhe besoj se do fitoj kunder kujdo kandidati te se djathtes, kjo dhe per merite te Lulit me qe nuk ka bere asgje per Tiranen.

    Reply
    • Gabeli says:
      April 7, 2015 at 12:39 pm

      Hahahahahaha, President per Majkon dhe gishtin e mesit, o G99 kush ju ka mesuar te jeni kaq kurva?

      Une dua Veline per President, e duaaaaaaaaaaaaaaaaa. Kur te vija koha per Presidentin, Meta do ja leje kar-rigen Velise.

      Reply
  • tekniku says:
    April 7, 2015 at 10:25 am

    Nuk është çudi që Erioni i Edit del para në sondazhe – edhe nga adresa ime, kur tentova të votoja për Albana dhimitrin (kur ishte lista “e gjatë”), linku juaj thoshte që kisha votuar një herë, dhe vota ime kishte shkuar për Veliajn… Mu kujtuan zgjedhjet e ’96, ku xhaxhai na tha që të mos kishim merak, se kishte votuar ai për ne…
    O Edo, po lë me gojë hapur edhe ata që të kanë mbështetur pa kushte! Po ku do dalësh o njeri, apo do na bësh ndonjë surprizë karagjozësh, e të na tregosh edhe një herë që jemi njerëz me pritshmëri naive?!

    Reply
    • tirona says:
      April 7, 2015 at 2:51 pm

      Albana Dhimitri u eleminua per arsye se duhet me mbajt afer partise te rebeluarin Klosin i cili eshte i etur per nje cike pushtet. Veliaj merr bashkine dhe Klosi merr vendin e ministrit qe leshon Veliaj. Na u bone politikanen si njerzit me te zgjute te kesaj toke, ku nuk jon gjo tjeter njerezit me injoranta qe mban kjo toke. Shoqeria Civile, ata intelektuale te shquar qe jone inteligjenta e ketij vendi si ata qe jetojne ne Shqiperi edhe ata qe drejtojne dhe menaxhojne kompani te medha si ne SHBA, BE apo ne lindjen e larget, mos te shpresojne ndonjehere qe te marrin ne duart e tyre fatet e ketij vendi, sepse dyert per ta jone te mbyllura , sepse Rilindja, apo edhe ata qe ishin ne pushtet kon mor persiper ta shkaterojne kete vend, vetem shikoni se nga kush perfaqesohet kuvendi i shqiperise , njoni len parlamentin dhe shkon para gjykates dhe tjetri del nga burgu dhe shkon direkt ne parlament…. Teatri ne shkene vazhdon ……

      Reply
      • tirona says:
        April 7, 2015 at 2:58 pm

        Rama, ke kohe te reflektosh, ti sikur the qe do te kandidoje nje grua, apo mos Velia dhe Klosi jone femna dhe ne nuk dime gjo.Sa qesharak po bohesh, spresojme te reflektosh …….. Nje sondazh qe u bo Albana Dhimitri doli e para ,para atij Velias.

        Reply
  • Arti says:
    April 7, 2015 at 10:27 am

    Tipike shqiptare ! Perse Edi ben nje antare nje vote per vete kurse per Tiranen jo…? Kjo eshte ajo çka shqiperise do I mungoj nder vite duke pare se edhe media heshten perpara ploitikes se mentalitetit ballkanik, çdo parti duhet te votoj brenda saj kandidatin me te mire dhe jo kryetari te vendosi dike qe LIKE me shume..!

    Reply
  • Taulant says:
    April 7, 2015 at 10:31 am

    Kujdes nga kandidatet qe frekuentojne kazinote.

    Reply
  • ann says:
    April 7, 2015 at 10:33 am

    Majko ka me shume reputacion. por edhe veliaj eshte djal punetor.

    Reply
  • padrino says:
    April 7, 2015 at 10:34 am

    Majkos i takon është një nga personazhet më pozitivë që ka PSja , se kuptoj piktorin, pse mundohet ti lejë në haresë shumë nga figurat që kanë bërë historinë e PS.

    Reply
  • Gzim says:
    April 7, 2015 at 10:38 am

    eshte edhe nje tjeter qe dukshem e fshehin te gjith qe eshte emri Albana Dhimitrit, ish nenkryetares se Rames per shum vite, e cila realisht me mire se kushdo e njeh kte qytet dhe ka nje program te len ne mes i cili realisht eshjte ai qe ju grabit Rmas ne 2011-n. Nejse meqe politika e ka ndritur kte vend le te jete nje “politikan” i spikatur si kta firmetaret e borderove dhe te dietave

    Reply
  • askushi says:
    April 7, 2015 at 10:40 am

    Te dy jane njerez te pa afte, vetem Majko do te ishte nje kandidat serioz…

    Reply
  • heroi says:
    April 7, 2015 at 10:53 am

    velia eshte puntor dhe me fantazi rama me veliajn do te realizoj projektet e tij te lena pergjysem ne 2011per TIRANEN

    Reply
  • TROJA says:
    April 7, 2015 at 11:00 am

    Shume mire e ka menduar Edi Rama,qe don Veliajn,e ketu Gjergj Bojaxhiu ka shansin e madh te dali kryetar bashkie.Mijera njerez te zgenjyer nga Edvini,nuk do votojne cilido qe te paraqese PS-LSI,por jane e mijera te tjere qe kane alergji per kete llapaqen Veliajn,qe erdhi ne politike si liliput e po kerkon te shkateroje edhe me keq Tiranen,se Luli.
    Tirana do njerez te cilet te ndjekin punen e jo parane si Veliaj.Populli i Tiaranes me nivelin e tij do dije te zgjedhe per veten dhe te ardhmen e ketij qyteti.

    Reply
  • Fredi says:
    April 7, 2015 at 11:15 am

    Po i shtohem edhe une gallates se komenteve mbasi realisht e di fare mire qe jane pa vlere por thjesht nje mundesi shfryerje. Eshte normale qe listat u zhduken pikerisht kur u shfaq ai qe realisht nga vete Rama u deklarua qe nuk do isht ne listen e kandidateve, dhe pikerisht sapo doli emri i tij filluan te gjith majmunt (analistet) e mediave qe nuk kan len llaf pa e share dhe anatemuar figuren butaforike te Veliajt cuditerisht u zgjuan me nje ide tjeter duke filluar me legena si Cili e deri te persona qe realisht kishin nje lloj stature besushmerie si Minxhozi, por qe i roft xheli se qeka edhe ai pjes e stanit te bythlepirsave, me pak fjal e kan kap noi projekt dhe bytha e nje analisti te “pavarur” shqiperi aq vlen. Me pisllikun qe perfaqsojne po na shpifen me Velimanine e tyre qesharake. Ku ishin kta plehra deri para nje muaji qe po na e bejn derrin daj dhe te ky qyraveci i pashkoll (i dihet vetem shteti shkolles dhe jo emri me sa lexojm neper gazeta) po na nxjerrin politikanin dhe vizionarin e zbuluar pikerisht keto dy javet e fundit???????????? eshte nje TURP. Ndjej keqardhje per kte pacavure vend qe rrit vetem gjemba

    Reply
  • Asnjeanesi says:
    April 7, 2015 at 11:21 am

    Majko eshte ne plan per President te Republikes . Veliaj kryetar per Bashkine e Tiranes .

    Reply
  • Sondazhi i Rames says:
    April 7, 2015 at 11:26 am

    Ka vetem nje emer qe ka fitur zemrat e popullit – PANDELI MAJKO.
    Majko i ploteson tere kriteret per te qene fitues i padiskutueshem dhe administratori me i mire i Tiranes. Ai ka vetem nje “problem” qe eshte integriteti dhe karakteri i palekundur ne zbatimin e parimeve te tij. Kjo padyshim nuk i pelqen Rames, pasi ai kerkon figura me personalitet dhe integritet te cenuar per ti vendosur ne rresht sa here qe ai ti fryje bilbilit.
    Kjo e justifikon faktin pse emri i Pandeli Majkos, i sikletos ata sondazhistet fals te ngujuar ne godinen e PS.
    Z. Rama, nese nuk miraton Majkon si kandidat per bashkine e Tiranes, dije se do humbasesh turpshem………..

    Reply
    • Beni says:
      April 7, 2015 at 12:31 pm

      ..tani Majko nuk diskutohet qe eshte shum her me lart se ky bythkumlla i Mjaftit por edhe ai ca tanke i ka shit kur isht minister mbrojtje anedej nga greqia

      Reply
  • Sala ne burg says:
    April 7, 2015 at 11:35 am

    Edo,Majko eshte shume me lart se servili tend Erjon Veliaj.Po kopjon Salen qe vuri Lulushin qe ta hiqte per hunde.Fundja mire ja u ben se fundja ky popull eshte me naiv sec duhet dhe gjithmone beson.Po me Veliajn jam i sigurte qe ne plan afatgjate do tja futesh vetes.

    Reply
  • raqi says:
    April 7, 2015 at 12:22 pm

    Kush eshte ndryshimi ndermjet Lulit dhe Veliajt,ndermjet Lulus dhe Kolosit?Me siguri kjo behet me urdher nga administratoret qe zgjedhjet ti fitoje Kandidati i Pavarur z.Gj.Bojaxhi!Rama eshte kopja e Berishes por pa vrasje!Te tere prostitucioni politik qe mbane peng kete vend ka nje drejtim e nje administrate.Lojrat e pista i luajne ata qe jane futur ne loje pa ditur te luajne futboll,ndaj dhe ndeshjet shiten nen tavoline pa u zhvilluar.

    Reply
  • anonim says:
    April 7, 2015 at 1:39 pm

    Na hape barkun me ket Veline, Ku di ai te administroje Tiranen aman? Edhe minister dhe e ka shum. Boll me modele te deshtuara

    Reply
  • ela says:
    April 7, 2015 at 1:50 pm

    Zoti Rama,po qe se do te fitosh Bashkin e Tiranes harroje emrin e Erjon Braces me qindra rmijra socialist te garantojme se nuk shkojme per votime,na zhgenjeve

    Reply
  • Neta says:
    April 7, 2015 at 2:12 pm

    Jam per Pandeli Majkon per shume arsye:
    Eshte nr 1 ne listen e deputeteve te Tiranes.
    Eshte i vetmi deputet qe ben 2 here ne jave takimet me elektoratin qe e zgjodhi.
    Ka pervoje shume here me te madhe se 2 kandidatet e tjere.
    Eshte perfaqesesuesi i Njesise 5 qe ne cdo zgjedhje ben diferencen dhe ju Kryeminister socialistet e Njesise 5 i late mes kater rugeve dhe shume shpejt do te merni pergjigjen ne zgjedhjet e ardhshme.
    Eshte i vetmi qe me kurajo mund te kundershtoje dhe me argumente te jape idete e tij.

    Reply
    • nazim says:
      April 7, 2015 at 2:26 pm

      Majkoja eshte politikan. Nuk duket te kete b–the per bashkine. Kam pershtypjen se njerezit dote votojne per bojaxhiun se jane lodhur me kandidatet e partive.

      Reply
  • gjermani i fundit says:
    April 7, 2015 at 2:28 pm

    Majko kaloi nga gjimnazi drejt e kryeminister, hahaaaaa, keta e venerojne sikur ka kryesuar OKB-ne, ne krizen e Kosoves rrofte populli shqiptar, Majko thjesht ishte nje adjutant pritje- percjelljesh. Me nje fjale, kumbull qe e poqi dielli nga jashte, se nga brenda mbeti i papjekur. Veliaj e prishi me dasmen ne kala, as Skenderbeu nuk u martua Brenda mureve, po edhe Velia eshte per show, nuk e di sa vite pune prej verteti ka ne librezen e punes. Une besoja tek Shalsi, Baraj osé edhe Dhimitri, por Rama do beje PA pyetur njeri gjersa ti beje naften PS-se.Po te pyesin Ramen se perse i ben hesapet PA hanxhine ( lexo elektoratin) do te pergjigjet me gjuhen e Henry Cilit se ashtu i do trapi. Kujt ia tha Cili kete shprehje?

    Reply
  • bledi says:
    April 7, 2015 at 2:34 pm

    Edo, mos u be si Saliu se harohesh shpejt pastaj,se rilindja shndrohet ne rivdekje dhe do te shkruash perseri kurbani por kete radhe do behesh kurbani i Erjonit.

    Reply
  • anonim says:
    April 7, 2015 at 2:57 pm

    Mir e thua, te behesh kurban i Erionit nuk te shko fare aman Edo. Lere ne punen e vet kalamanin e mos i jep me shume se i takon.

    Reply
  • Shkreli says:
    April 7, 2015 at 3:03 pm

    Pervec z.Pandeli Majko,njeri tjeter nuk ka b….me u ule ne ate karrike.Interpretimet se i duhet parlamentit,apo eshte piketuar per president,jane vetem sherbesa te djallit.

    Reply
  • Zorro says:
    April 7, 2015 at 3:11 pm

    Majko ka qene kryeminister dhe po u vendos per kryetar bashkie do filloj ti beje pordh Rames e do ti hapi probleme me shume se Luli.
    Majko ne momente te caktuara del jasht kontekstit te PS-se.Me disa deklarata qe ka dhene ne ceshtje te ndryshme te permbys kupen.

    Reply
  • Kris 1 says:
    April 7, 2015 at 3:33 pm

    Roza pelqen Veliaj alias Velinen?

    Reply
  • socialisti vlonjat says:
    April 7, 2015 at 4:05 pm

    Ka kandidat me kot se keta qe ka nxjerre per Vloren? SKANDALOZE! Epo keta don Kocoja se i ka nen kembet e tij,ndersa me njerez dinjitoz nuk ja mban Rames se nuk i shkon te keta njerez

    Reply
  • drejtesi says:
    April 7, 2015 at 4:42 pm

    Majko eshte idiot!

    Reply
    • LORA says:
      April 8, 2015 at 7:37 am

      Ekzakt.

      Reply
  • skifteri says:
    April 7, 2015 at 6:25 pm

    jo,jo jo Majko nuk eshte idjot , mendimi juaj nuk vlen eshte mendim individual ambicioz.Majko eshte nje kandidat qe vlen per te dyja dhe te gjithe krahet e politikes shqiptare pa dallim ,ai eshte per popullin dhe per Tiranen kryeqitet metropol.

    Reply
  • andi says:
    April 7, 2015 at 6:39 pm

    Personi me adapt per kryetar mendoj se duhet te jete politike dhe menaxher. Njeri me i sprovuar ne ps Eduard Shalsi. Nen kryetar i suksesshem i bashkise duke fituar i vetem ne baahki zgjedhjet e 2007 dhe prej 2 vitesh kryetar i komisonit veprimtarive prodhuese. Qytetar dhe jo i korruptuar

    Reply
  • sabah says:
    April 7, 2015 at 7:22 pm

    po nuk kandidoj majko te tjert shumzoji me zero.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?