Sondazhi: 51% e amerikanëve, PRO forcimit të rolit të fesë

Leda Hysa

Rreth 51% e amerikanëve shprehen pro forcimit të rolit të fesë në shtetet e tyre, kundrejt vetëm 18% që janë kundër, sipas një anketimi të institutit të pavarur ‘’Pew Research Center’’ e realizuar në disa shtete e publikuar ditën e hënë.

SHBA-ja së bashku me Greqinë u shprehën pro në nivelin e 51%, një nga shtetet perëndimore ku përqindja është më e lartë në mesin e atyre të intervistuar në kuadër të këtij studimi të realizuar paralelisht në 27 shtete në pranverën e 2018.

Pesha e fesë është e rëndësishme në SHBA, pikërisht aty ku presidenti betohet tradicionalisht me dorën e vendosur  në Bibël dhe ku citimi “In God We Trust” (Ne besojmë në Zot) përmendet në të gjitha prerjet e kartëmonedhave.

Presidenti Donald Trump konsiderohet si person i afërt me lëvizjen evangjeliste, ku bën pjesë zëvendëspresidenti Mike Pence, i ashpër ndaj komunitetit  LGBT dhe kundër abortit.

Në Francë, në Suedi apo në Holandë, situata është pothuajse ndryshe nga ajo e SHBA-së, përkatësisht me 47%, 51% dhe 45% e personave të anketuar nuk mbështesin idenë që feja të ketë një vend më të rëndësishëm në shoqëri.

l.h/ dita

Share This Article
6 Comments
  • Pse cuditeni kaq me Ameriken mor te uruar ? Po a nuk e dini se atje njerezit qe nuk dine te shkruajne dhe te lexojne anglisht perben mbi 30% te popullsise ?! Kete e e kane thene dhe e perseritin shpesh vete mediat amerikane . Pra , cfar mund te prtesesh nga analfabetet ? Duhet ta kishit ditur me pare , mos prisni t`ua thote xhaja !

  • Kush nuk e ka kuptuar deri tani se POLITIKA , e cfardo lloji qofte , eshte e interesuar ne kulm , per mbijetesen e fese , eshte nen nivelin e njeriut normal ! A e parafytyroni dot nje politikan grek , te jete ateist ?! Pervec ngritjes me kembe te turmave te verbera fanatike e injorante , me e pakta qe e priste , do te ishte te tretej mbi dhe si ushqim per qente, ose ta hidhnin ne ndonje pus apo ne det , sepse vorrezat ne ate vend jane prone e kishes . Po ne Shqiperi a mund te gjendet ndonje frymor , qe ta parafytyroje nje feste fetare te cfardo besimi , qe te mos leshohen si mizat ne kerme politikanet tane , me ngerdheshje e solemnitet , per te uruar besimtaret , me nje hipokrizi qe te neverit ne thellesi te shpirtit ? Nuk po e zgjat me tej , qe te mos iu merzit !

  • ….pushteti dhe fe’ja jane cpikje te njerezve mashtrues dhe keqdashes per perfitime te padrejta ne dem te te tjereve,per sundim…..Kur mashtruesit cpiken fe’ne dhe e “mbollen”tek injorantet,etja per pasuri I bashkoi ata me etjen per pushtet….Keshtu mashtrimi dhe krimi e kthyene boten ne nje ferr te vertete …Ju shpall lufte dijes,te vertetes ,u dogjen libra dhe njerez,erresira po mbulon driten,shpenzimet per te mbjelle erresire jane shume-fish i shpenzimeve per driten,pasurite fetare (ku floriri matet me ton , ku objektet fetare mbajne te ngurosura pasuri perrallore…)nuk i sherbejne permiresimit te shendetit dhe mireqenjes se njerezve,por konflikteve ndermjet bindjeve te ndryshme fetare qe ka sjelle mjerim dhe gjakderdhje …..Bota e kulturuare,civilizimi(UNESKO tj ….)jane duke u perkulur gjithnje e me teper nga pesha e erresires….Shembulli i I terrorizmit fetar…si dhe fondet e mbledhura per te rindertuare nje object fetar(Notre Dame)dhe te tjera pasoja te konflikteve fetare ,po e shkaterrojne planetin ….ashtu sic edhe ngrohja globale eshte pasoje e pushtetit dhe e fe’se…..

  • Forca besimit fetar tek njeriu çvlerson vet jeten, egzistencen e personit. Personat qe shkojne me qejf ne vetvrasje jane fetare besimtare te bindur ne jeten e pertejme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *