SONDAZHI / Bashkitë ku mund të fitojë opozita

redaktor

Bashkitë ku mund të fitojë opozita mund të ndahen për qëllime analize në dy grupe.

Në grupin e parë, futen ato në të cilat partitë aktuale të opozitës kanë marrë parvjet mbi 40% të votave dhe në të dytin, ato ku kandidati i së majtës është propozuar nga LSI-ja.

Për të parat, gjasat janë thjesht statistikore. Ndërsa për të dytat janë politike, sepse mund të ekzistojnë kontradita e hatërmbetje të nënsipërfaqshme mes drejtuesve lokalë të PS-së dhe të LSI-së.  Le të analizojmë grupin e parë të bashkive, në të cilat partitë aktuale të opozitës kanë marrë parvjet mbi 40% të votave.

Ky grup kryesohet me Tropojën (68%) e vazhdon me bashkitë e zgjeruara Has (56%), Kamëz (54%) Kukës (52%), Kurbin (52%), Klos (49%), Diber (48%), Vore (47%), Shkoder (45%), Vau Dejes (44%), Malesi e Madhe (44%), Shijak (44%), Devoll (44%), Kruje (43%), Mat (42%), Libohove (42%), Lezhe (41%), Fushe Arrez (41%) dhe Durres (41%).  Ndër këto 19 bashki të zgjeruara, partitë aktuale të opozitës kanë patur epërsi parvjet vetëm në 5 të parat.

Ndërsa në Shkodër, sipas sondazhit të IPR-Marketing, kandidatja opozitare ka aktualisht epërsi 60%-40%, pavarësisht se nuk kishte epërsi parvjet.

Pra, mund të thuhet se në 6 nga këto bashki, opozita e fillon fushatën zyrtare me një epërsi paraprake.  Në Durrës, ku partitë aktuale opozitare mezi e kaluan parvjet 40-përqindëshin (41%), kandidatët e fillojnë fushatën zyrtare pothuaj barazim sipas sondazhit të IPR-Marketing (51%-49% Dako vs. Duma).

Ndërsa në bashkitë Klos, Dibër e Vorë, partitë aktuale opozitare kanë qenë parvjet afër 50-përindëshit.  Duke përmbledhur, nga 19 bashkitë e sipërpërmendura, opozita ka gjasa statistikore të fitojë në 10 prej tyre (numri total i bashkive është 61).  Po me bashkitë ku garojnë kandidatë të propozuar nga LSI-ja si qëndron puna?

Tri prej tyre janë analizuar më sipër (Kukës, Lezhë e Vorë). Ndërsa tri të tjera janë të rëndësishme nga pikpamja simbolike (në qoftë se i fiton opozita), sepse janë bashki të mëdha që kanë qenë vazhdimisht bastione të majta.  Bëhet fjalë për Gjirokastrën, Pogradecin dhe Beratin.  Në dy bashkitë e para kam zhvilluar sondazhe, të cilat tregojnë se pothuaj të gjithë votuesit e majtë (të PS-së, LSI-së, etj.) janë gati të votojnë kandidatet e propozuara nga LSI-ja.

Gjë që tregon se hipoteza e fërkimeve lokale brenda të majtëve nuk është materializuar në nivelin e votuesve të thjeshtë. N.q.s votuesit e thjeshtë të majtë do ta ruajnë gadishmërinë e sotme për t’i votuar kandidatet e LSI-së pas një muaji, ato mund të fitojnë lehtësisht në këto bastione të majta.

Në Berat nuk kam zhvilluar sondazh, por fakti që partitë aktuale të mazhorancës morën 72% të votave parvjet dhe fakti që Berati është një bastion i LSI-së, është një tregues që, si në Gjirokastër e Pogradec, gjasat janë që kandidati i saj të fitojë.

Share This Article
9 Comments
  • ps 80 %,

    mender pd,15 %

    dhe …lsi 5% .

    keto me kane dale mua….haa hha …..

    o gazetare !

    po atehere kur u bene votimet ishte ne pushtet banda e tritolit dhe e cetnikeve qe nuk lane gje pa vjedhur ,o byrazer !

    e harrove si e vodhen Tiranen ne mes te njerezve ?

    moren funde ,funderinat antishqiptare.

    ne zgjedhjet pas 4 vjetesh..do te marrin kete timin……

    ata kane mbaruar pune.

    • O Mark UK po hap syte aty ku jeton apo nuk ke kohe se punon 16 ore ne dite duke lare pjatat dhe nuk te punon truri per ndonje gje tjeter

    • Mark – Nuk shkon qe sherbetor I felliqur I sigurimit siç keni qene ju, te shaje dike qe nuk ka lidhje fare me sigurmin.
      Sikur nuk ka lezet, o z. jashteqitje……

  • Po ti o Mark Uk,spiun i kujt je?Apo i gjithekujt,mjafton te mos jete shqiptar.Na je neveritur me ato komentet e tua pa asnje logjike e arsyetim.Pse paraqitesh kaq trushpelare?!! Kaq me mjafton,e nuk ma vlen as mua e askujt qe te hyje ne debat me ty.Eshte e kuptueshme,se ty e te tjere si ty, u paguan dikush per te zhurmuar si komentues ne faqet e kesaj gazete.

    • @Ruxheli, lere Mark anglezin te notoje ne mjerimin e tij te plote, pasi as shperfilljen nuk e meriton ai, pasi kjo e fundit behet vetem ndaj atyre me kembe ne toke, ndryshe nga Mark koburja qe i duket vetja i perparume se di te shkruaj ne internet…

  • Zaloshnje, e ke parasysh votimin per kushtetuten?
    E ke parasysh si bente berisha si gjeli maje plehut?
    E ma men entuziazmin?
    Po masanej rezultatin e ma men?

    Epo keshtu ka per te dale edhe kesaj here.
    Njerzit nuk jane dele.
    Do tja numerojme ketij trapit dymetrosh dhe atij kancerit qe mban me vete mu ne lule te ballit.

    Ik tani, futi nje sondazh tani, mut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *