Vetëm 1 në 4 shqiptarë mendojnë se reforma në drejtësi ka përparuar mirë. Kjo është një rënie drastike e besimit të qytetarëve në reformën në drejtësi.
Në 2016-ën, miratimi i reformës në drejtësi u propagandua edhe përmes një sondazhi që mati se 91% e shqiptarëve kërkonin reformën në drejtësi.
Sot, 36% e qytetarëve mendojnë se reforma në drejtësi ka ecur keq gjatë këtyre 5 viteve të zbatimit të saj.
Sondazhi u krye nga “Barometri” në Euronews Albania në bashkëpunim me kompaninë MRB dhe Data Centrum.
Të dhënat tregojnë se as një në 100 shqiptarë nuk mendon që reforma në drejtësi ka ecur shumë mirë.
Pjesa më e madhe e qytetarëve shprehen indiferentë ndaj ecurisë së reformës.
35% e tyre nuk e dinë nëse gjatë këtyre 5 viteve reforma ka ecur mirë apo keq. ¼-ta e qytetarëve mendojnë se reforma ka ecur mirë dhe po aq janë edhe ata që mendojnë se reforma ka ecur keq deri tani.
n.s. / dita