Sondazhi: Cili është populli që mendon se jeton “në vendin më të mirë në botë”

redaktor
090424-N-3271W-021

Sipas një sondazhi të zhvilluar nga You Gov (Projekti për Globalizëm Cambridge) në 23 vende të botës, amerikanët vazhdojnë të jenë më krenarë se të gjithë popujt e tjerë për vendin e tyre.

Në krahasim me të tjerët ata kanë përqindjen më të lartë të atyre që besojnë se jetojnë “në vendin më të mirë në botë”, raporton Dita duke cituar mediat ndërkombëtare.

Vetëm 6% e francezëve dhe 10% e britanikëve thanë se ata jetonin në vendin më të mirë në botë. Përqindja më e ulët ishtë në Gjermani me 5%. Ndërsa 28% e kanadezëve, 29% e australianëve, po 29% e kinezëve dhe 33% e sauditëve mendonin se jetonin në vendin më të mirë në botë.  Ndërsa ky besim në SHBA arrin shifrën 37%.

Gjithashtu bëhet me dije se, 28% e të pyeturve thanë se Shtetet e Bashkuara ishte një vend më i mirë se shumica e vendeve të tjera, dhe vetëm 7%, ndër përqindjet më të ulta në sondazh, thanë se SHBA ishte po aq e mirë sa vendet e tjera.

Por ndryshe nga sa mund të mendohet, kjo krenari nuk i verbon amerikanët. Në fakt, 40% e të pyeturve thanë se ata nuk e pëlqenin aspak presidentin, 70% ishin të mendimit se zyrtarët e zgjedhur nuk ishin të ndershëm dhe 64% mendonin se vendi i tyre ishte i ndarë mes njerëzve të thejshtë dhe një elite të korruptuar që i shfrytëzonte.

Megjithatë, ata e donin vendin e vet.

Një tjetër aspekt i amerikanëve i bërë publik në sondazh ishte përqindja relativisht e ulët e atyre që udhëtonin jashtë.  65% e të pyeturve nuk e kishin lënë vendin për të vizituar një shtet tjetër 12 muajt e fundit, që ishte edhe shifra më e lartë në mes të pyeturve.

Sipas ekspertëve të prononcuar për këtë sondazh, përqindja e lartë e amerikanëve që ishin shprehur kështu shprehte në fakt atë që ‘Amerika’ simbolizon. Kjo qasje suportohet edhe nga shifra e lartë e më shumë se 25 mijë të pyeturve nga e gjithë bota që zgjodhën SHBA si vendin e dytë më të mirë për të jetuar, pas Japonisë por para Kanadasë – raporton Dita.

e.ll. / dita

 

Share This Article
2 Comments
  • Vendi me i mire ne bote per te jetuar eshte Shqiperia se askush nuk punon tegjithe hajne e pijne neperlokale.Bile edhe lypsat i shikon duke henges byrek.Tokat kane mbetur djerre.Me u nxe dhe fresku me korent.gjysja e paguajne dhe pjesa tjeter jo.Sic i kem pas thene pune te mire ka hajduti 100 mije i shkon minuti.

  • Sarreqi asht vendi ma ideal me jetu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *