Sondazhi, Hollanda nuk voton të djathtën ekstreme

Edona Llukacaj

Ndryshe nga sa pritej, një sondazh zhvilluar të enjten në Hollandë në dalje të votimit për parliamentin europian parashikon se partitë pro-europiane do të marrin shumicën edhe në Hollandë.

Ndërsa rezultat përfundimtare zyrtare të zgjedhjeve në çdo shtet anëtar për parliamentin europian do të publikohen orët e vona të së dielës, nëse sondazhi ka parashkuar saktë, rezultati i Hollandës është më se i papritur.

Sipas sondazhit,  që u zhvillua në 35 qendra votimi dhe përfshiu rreth 56 mijë votues, PvdA pro-europiane ka marrë rreth 18% të votave, rreth dyfishin e përqindjes të vitit 2014 për parliamentin europian, çfarë përkthehet në 5 nga 26 karriget e Hollandës në PE. Ndërsa partia e kryeministrit Mark Rutte ka marrë reth 15% të votave, partia e djathtë populiste VVD ka marrë rreth 11% të votave.

Sondazhi i zhvilluar nga Ipsos ka një margjinë gabimi rreth 2% dhe merr përgjigje nga 80-85% të votuesve.

Duke cituar mediat ndërkombëtre, Dita raporton se numri i atyre që u paraqitën në votime ishte më i larti në 30 vjet. Kjo është e kuptueshme kur Europa është në një moment shumë kritik me rritjen e popullaritetit të partive populiste të djatha, që kanë tendencën të jenë anti-emigrantë dhe kundër Europës së Bashkuar. Një kërcënim për Europën që shihet edhe në fenomenin e Brexit.

e.ll./dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *