Lëvizja Çame e cila drejtohet nga Artur Dojaka, është duke marrë terren çdo ditë e më shumë ndaj partisë tjetër çame që drejtohet nga Shpëtim Idrizi. E përditshmja Shqiptarja.com ka zhvilluar një sondazh në faqen e saj online me një pyetje që i përkiste komunitetit çam. Sipas sondazhit, qytetarët pyeteshin se cila parti mbron më sinqerisht interesat e komunitetit çam. Rezultatet ishin vërtet befasuese pasi deri pasditen e djeshme Lëvizja Çame kishte një avantazh ndaj PDIU-së duke qenë disa përqind më përpara. Në orët e vona të mbrëmjes rezultati arriti të barazohej, por që gjithsesi mund të cilësohet një rezultat surprizë pasi partia e Idrizit po humbet pikë ndaj formacionit të ri. Edhe pse kishin votuar më shumë se 22 mijë qytetarë tashmë komuniteti çam i ka hequr ekskluzivitetin e përfaqësimit të tyre partisë së Idrizit.
Lëvizja Çame është një formacion i ri politik, e cila lindi sipas drejtuesve të saj si një nevojë e vetë komunitetit për të pasur një parti që të përfaqësojë komunitetin. Sipas tyre partia e Shpëtim Idrizit është larguar nga lidhja me komunitetin duke marrë disa drejtori dhe duke punësuar njerëz që nuk janë pjesë e komunitetit. Lëvizja Çame është e fokusuar në pesë qarqe të vendit që ka dhe përfaqësues të komunitetit çam. Dita-ditës shumë anëtarë të PDIU-së janë duke u afruar me këtë lëvizje që ka marrë mandatin nga Senati Çam për të përfaqësuar komunitetin çam në zgjedhjet e 23 qershorit.


Largojuni Idrizit.Mos besoni ne nje njeri qe dje ishte i PS,sot i PD dhe neser kunder interesave te drejta te Çameve.Kush kerkon pasuri ne emer te nderit çam,eshte tradhetari me i madh i te gjithe shqiptareve.A nuk ishte ky Idrizi qe kur duhej te votonte kunder shitjes se detit te çamerise,mbrojti Sali tradhetarin? Ka me argument se sa ky? Tokat i ori greku,detin e fal Saliu,amin ja ben Idrizi.
Te dashur patriote te Camerise. Ju kerkoni nga Geku pronat tuaja kur ato qe keni ne Shqiperi nuk i merrni dot se nuk ju a jep qeveria komuniste demokratike vazhduese e asaj te punes. Ju ja jepni voten nepermjet Idrizit nje qeverie qe nuk ja fershellen fare problemit Cam. Kjo qeveri arriti te mos i jape pronat edhe mbas 22 vitesh gjoja demokraci dhe duke pare qe nuk ndodh gje nga mos dhenja e pronave po realizon vazhdimin e planit te tyre te shitjes se pronave te shtetit Shqiptar dhe pse jo edhe te detit. Ne se i ecen edhe trojet Shqiptare i shesin ata. Ne se nuk eshte keshtu votoni Idrizin.
Ne se mendoni se eshte vertete, keshtu gjeni perfaqesues te tjere te vertete per kauzen tuaj qe mund te jete edhe kjo levizje e re ne se nuk ka futur njeri te vetin Saliserbi.
UNE QE PO BEJE KETE KOMENT NUK JAM CAM POR IDUKE NJOHUR HISTORIN CAME DHE AKOMA ME SHUME ATE TE SHPETIM IDRIZIT ,MU BE SHUME QEJFI PER KRIJIMIN POLITIK TE LEVIZJES CAME ECILA KA NE THEMEL TE SAJ KRYESOR CESHTJEN CAME DHE JO AFERAT KORUPTIVE SI TE UJKUT SHPETIM, TE KETIJ KANIBALI QE KA RETH VETES HAJDUTET QE I KA VENDOSUR DHE DREJTUSE INSTITUCIONESH.AI TANI SI NJE SKUTH I VETEM ME NJA 5 BAXHELLA E BAXHELLE QE KA PASUR DHE I KA DHE ME ATE DEPUTETIN TJETER INJORANT QE VETEM ERA NJERI NUK BIE,MUNDOHEN TE SHFRYTEZOJNE URTESIN E POPULLIT CAM DHE CESHTJEN CAME PER ELEKTORAT QE TE VJEDHUR SWA ME SHUME .PRANDAJ JU BEJE THIRJE LARGOHUNI NGA KY BALOZ LEKESH VETEM KESHTU DO FITOJ CESHTJ CAME