Sondazhi më i fundit për referendumin në Greqi: 44.8% për “Po”, 43.4% për “Jo”

anazapta

Kampet rivale do të zhvillojnë sot protesta në Athinë, dy ditë para mbajtjes së referendumit vendimtar për të ndihmën ekonomike nga ndërkombëtarët.

Kryeministri, Aleksis Cipras do të jetë në protestën e qytetarëve që janë për voto “Jo”.

Një sondazh i publikuar sot nga gazeta “Ethnos”, tregon se 44.8% e qytetarëve do të votojnë “Po”, ndërsa 43.4% “Jo”.

I njëjti sondazh tregon nga ana tjetër se 74% e qytetarëve janë në favor të qëndrimit në zonën euro.

Pavarësisht fushatës, ka ende shanse që referendumi të anulohet.

Gjykata më e lartë në Greqi prite të vendosë ligjshmërinë e referendumit të së dielës dhe nëse është në respekt të Kushtetës.

Share This Article
2 Comments
  • -..me vjen keq qe greqia po shkon siç po kerkon tgf per shqiperine ,zoti eshte i madh dhe ve drejtesi..,megjithese Turqia si komshi ja blen borxhet me kushte greqise..te shohim, se me te thena jane.!!

  • KAM BERE EDHE UNE NJE SONDAZH, POR NUK E TREGOJ.

    PAPANDRERAT, KANE FILLUAR SULMIN FRONTAL PER TE MBAJTUR PARATE QE KANE VJEDHUR DUKE E ZHYTYR EDHE VENDIN NE BORXHE.

    CIPRAS DO TE FITOJE, GREKET E KANE NDARE MENDJEN.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *