Sondazhi online, BE do të shfuqizojë rregullin e ndërrimit të orës

b.m.

Pas një sondazhi online për ndërrimin e orës në atë të dimrit dhe të verës, ku shumica e qytetarëve është shprehur kundër, Jean-Claude Juncker, kreu i Komisionit Evropian shprehet se rregullorja do të shfuqizohet.

Së shpejti nuk do të duhet më të përgatitemi për kohën e dimrit dhe atë të verës përmes orës.

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker në një intervistë për  programin e mëngjesit të televizionit gjerman ZDF është shprehur, se pasi shumica e qytetarëve i ka thënë jo ndërrimit të orës, Komisioni Evropian do të propozojë heqjen e këtij rregulli.

“Njerëzit duan që ne ta bëjmë këtë”, ka shtuar ai.
escort izmir
Këtë të premte Komisioni do të marrë vendimin përkatës.

Pastaj e kanë radhën shtetet anëtare dhe Parlamenti Evropian, e në fund nuk do të kemi më ndërrimin e orës në kohën e dimrit dhe të verës, tha Juncker.

Në një sondazh online, ku morën pjesë 4,6 milionë e qytetarëve të BE, shumica janë shprehur për mosndërrimin e orës në kohën e dimrit dhe atë të verës.

3 milionë pjesëmarrës në sondazh ishin nga Gjermania.

Aktualisht në të 28 vendet anëtare të BE dhe vende të tjera të Evropës dy herë në vit kemi ndërrimin e orës.

Qëllimi i ndërrimit të orës ka qenë shfrytëzimi më i mirë i dritës së ditës për të kursyer energji, por vlera e vërtetë e kursimit gjithmonë ka qenë e kontestuar.

b.m. / dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *