Papa Françesku është zgjedhur si figura më popullore ndër të gjithë liderët politikë. Një përfundim ky i dalë nga një sondazh i organizuar nga “WIN/Gallup International”.
Nga ky sondazh gjithashtu del se katolikët dhe hebrejtë kanë mendimin më pozitiv për Papën, ndërkohë që më shumë se gjysma e protestantëvë dhe shumica e ateistëve dhe agnostikëve, e shikojnë atë në mënyrë të favorshme.
Sondazhi ka përfshirë mbi 1,000 njerëz janë pyetur në 64 vende. Ata që morën pjesë janë pyetur, se pavarësisht fesë që i përkasin, ka kanë një oponion të favorshëm apo jo, mbi Papa Françeskun?
Si pëfundim ka rezultuar se Papa është më popullor tëk katolitët, rreth 85% dhe të dytët në radhë për një opinion pozitiv janë hebrejtë me 65%.
Nga sondazhi në 64 vende, rezultoi se vendi vendi ku Papa kishte mbështetësit e tij më të zjarrtë, ishin ishujt Filipine me 93% .
Ndërkohë që përqindjet më të ulta, kanë qenë në vende si Tunizia, Truqia dhe Algeria dhe Azerbajxhani.
Sipas WIN/Gallup, Papa kryeson udhëheqjen e liderëve, të krahasuar me figugra politike në botë, si presidenti amerikan Barack Obama, kancelarja gjermane Angela Merkel, etj.
