Sondazhi, pas debatit televiziv, Hillary Clinton parakalon Trump

redaktor

Ish-‘First Lady’ Hillary Clinton ngjitet në sondazhe pas debatit të parë televiziv presidencial. Sipas “Politico/Morning Consult”, kandidatja demorate ka 41% të votave kundrejt 38% të republikanit Donald Trump. Para debatit, miliarderi ishte përpara me një pikë në të njëjtin sondazh. 49% e të intervistuarve, ka qenë pro fitores së Clinton në duelin e parë televiziv, ndërsa për mandatin e pasurive të paluajtshme, ka pasur vetëm 26%.

Ndërkohë, kandidatët e zgjedhjeve presidenciale të 8 nëntorit, kanë “mprehur armët” në prag të dy debateve të ardhshme televizive. Për të parakaluar konkurrenten e tij, Trump, e ka sulmuar Hillary-n, duke u kthyer te triumfet e fillimit për t’i dhënë moralin e duhur zgjedhësve të tij të dekurajuar nga qëndrimet e fundit të republikanit.

“Nuk doja ta sulmoja, nuk doja ta vija Clinton në siklet, por e vëzhgova mirë: ajo i përket së shkuarës”, – ka shpjeguar Trump gjatë një takimi në Florida, duke premtuar pastaj se do të ishte më i ashpër në debatin televiziv të radhës.

Gjatë debatit, Trump u sulmua nga rivalja demokrate, e cila e akuzoi se nuk ka publikuar të dhënat e pasurisë së tij dhe duke i bërë të ditur se nuk është kaq i pasur siç thotë. Sipas renditjes së bërë nga “Forbes”, kandidati republikan ka ‘ndaluar’ në 3.7 miliardë dollarë pasuri, 800 milionë më pak se në vitin e shkuar. Rënia, ka të bëjë me ndikimin që ka pësuar tregu imobiliar në Nju Jork.

Po ashtu miliarderi, i ka dhënë fushatës së tij 7 miliardë dollarë dhe ka huazuar 48 milionë të tjerë, që “Forbes” thekson se nuk do të rikthehen. Revista amerikane, kundërshton edhe pohimin e bërë nga Trump në debatin presidencial të së hënës, ku ka deklaruar për komisionin elektoral federal se ka pasur 694 milionë dollarë të ardhura për vitin 2015.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *