Kreu i LIBRA, deputeti Ben Blushi ka reaguar në lidhje me sondazhin e publikuar mbrëmë nga IRP Marketing mbi partitë që do të garojnë me 25 qershor.
Ai shkruan se nuk i beson atij sondazhi, pasi nuk ka asnjë popull qe voton një qeveri 90%.
Sipas sondazhit në rang kombëtar, PS merr 43 % sipas sondazhit, PD 36, LSI 12 % dhe LIBRA 2.3 %.
Postimi i Blushit
PSE LIBRA FITON ZGJEDHJET, JO SONDAZHET
Sipas një sondazhi Qeveria Rilindje-Çadra-LSI merr 90 për qind te votave.
A ka popull që voton 90 për qind një qeveri? Sigurisht që jo. Prandaj nuk mund ti besoj sondazhit. LIBRA do marrë të gjitha votat e atyre që janë kundër Qeverisë dhe janë shumicë.
Ky është ndryshimi i LIBRA me të tjerët.
Ata duan të ndryshojnë popullin me ndihmën e Qeverisë, ne duam të ndryshojmë Qeverinë me ndihmën e popullit.
LIBRA ËSHTË RRUGA E RE.

Shume e drejte. Njerezit te hapin syte dhe mendjen. Tifozlleku eshte vetem per sportin, ndersa ne politike te ndryshon jeten.
sllogane të tilla “LIBRA ËSHTË RRUGA E RE. “janë pjesë e fushatës dhe për mendimin tim mir bën që i nxjerr(për mua nuk ka vlerë)
arsyetimi tënd është shum llogjik”A ka popull që voton 90 për qind një qeveri?”por të jemi brënda llogjikës jo vetshërbyese do të themi fare thjeshtë se POPULLI është aq trap sa do të votojë ata që ka votuar gjithnjë!!se populli trap nuk e kupton se vetëm ditën e votimit duhet të përcaktohet për një forcë politike dhe se tërë kohë tjetër duhet ti kërkojë llogari asaj force për të cilën ka votuar!në çdo pozicion të hierarkis politike që të jetë!!nga qeveria në opozitë!!
pra o blush kjo llogika tënde e drejtë,kjollogjika e përshtatur me dëshirën tënde NUK ËSHTË LLOGJIKE!!
blush përveç dëshirës,fillo e mendo për realitetin!!
Keni me se te drejte z Blushi . Lerini ti bejne qejfin vehtes e te pine uje me pirua.
adih,
ke të drejtë,por mos harro se kjo shprehje që ke për mëndur,mund të përdoret dhe për blushin!!
apo jo?!
mundësia e të pirit ujë me pirua,është nga të dy krahët!!