Të ndarë janë qytetarët shqiptarë në lidhje me fundin e pandëshkueshmërisë së politikanëve.
Një sondazh i i fundit i nxjerr thuajse në mes në lidhje me besimin e nxjerrjes së politikanëve para drejtësisë.
Më pak gjysma e tyre (45,1%) besojnë se drejtësia do të dënojë politikanët e korruptuar, dhe pothuajse po aq besojnë kjo gjë nuk do të ndodhë (42,5%).
Të ndarë janë qytetarët edhe në lidhje me përfitimet e tyre personale nga reforma.
Gjysma (49,5%) mendojnë se sistemi i reformuar do të sjellë më shumë drejtësi për ta, por pak më pak se gjysma (40,2) mendojnë se për ta nuk do të ketë më shumë drejtësi se më parë.
Sondazhi u realizua në shtator nga Euronews Albania, MRB dhe Data Centrum.
n.s. / dita
Pyetje shume e drejte,
1. Pergjigja e kesaj pyetje sic del nga sondazhi tregon se pothuaj se gjysma e te anketuarve e kane humbur besimin se Shqiperia mund te krijoje nje “Shtet Ligjor”
2. Kjo tregon se ligjet, menyrat si funksjonojne administratat e institucioneve te ndryshme, jane te tilla qe i ngadalsojne ne menyre te konsiderushme zgjidhjet e problemeve per te cilat jane krijuar.
3. Nuk kane kritere, normativa per te vleresuar realisht produktivitetin e drejtuseve, deri tek punonjesit e thjeshte qe jane ne kontakt me publikun.
4. Postet drejtuse shpesh jepen jo per aftesi profesionale, por me racione sipas partive. Kjo ndodh ne shum vende te botes.
5. Mendoj se reforma ne drejtesi do beje te mundur qe njerezit te kene me shume besim ne ligjet.
Por drejtesia duhet te kete mekanizma te tilla,qe nga arshivimi i dokumentacionit, mus futja e duarve pa proces verbale ne keto dokumenta qe te parandaloje fenomenet negative.
Te kete dhe specialiste hetuse, te ndershem, shume te kualifikuar, qe bejne sondazhe, kontrolle, verifikime per zbatimin e ligjeve.
Une jam nje nga ata qe nuk kam besim. Mund te denohen disa, por denimet do te jene siperfaqsore, pasi thelbi i denimit nuk prek arsyen e vertete pse eshte kryer vepra penale. Po nuk u kthyen parate apo pronat e vjedhura, nuk ka rendesi thjesht denimi.
Fenomeni nuk luftohet vetem me denime me burg, pasi eshte lufte vetem ndaj pasojave. Pa luftuar shkaqet, gjithshka mbetet fasadë.
Përderisa ata qe drejtojne e kane mendjen te perfitimi i padrejte, pasi perkohshmeria ju rri si cekan ne koke, eshte e pamundur për te arritur rezultate reale.