Sondazhi: Vetëm 1/3 e shqiptarëve duan largimin e Xhafajt

DITA Online

 

Nga Eduard Zaloshnja

Në qoftë se zhvillohen zgjedhje parlamentare sot në Shqipëri, janë të gatshëm të votojnë për partitë aktuale rreth 170 mijë banorë të rritur më pak se sa në zgjedhjet e vjetshme.

Për PS-në do të votonin 48% e atyre që janë gati të votojnë sot; për PD-në 35%; për LSI-në 13%; për PDIU-në 3% (1% për partitë e tjera të vogla).

Kështu më rezultoi nga sondazhi elektronik i këtij muaji, në serinë e sondazheve që kam zhvilluar kohët e fundit për revistën Follow Business Albania, e cila publikohet nga firma CROSG®.

Nga ekstrapolimi në rang kombëtar i të dhënave të këtij sondazhi dhe atij të majit, rezulton se PD-ja ka humbur 30 mijë votues, krahasuar me muajin paraardhës, ndërkohë që partitë e tjera kanë mbetur pothuaj në kuotat e muajit paraardhës.

Krahasuar me qershorin e 2017-ës, vetëm PD-ja ka një farë rritje, ndërsa partitë e tjera rezultojnë me rënie (shihni grafikun 1).

Vetëm 1/3 e të anketuarve duan që ministri Xhafaj të largohet nga qeveria. Nga ana tjetër, mbi gjysma e të anketuarve duan që ai të qëndrojë (pjesa e mbetur ka opinion asnjanës – shihni grafikun 2).

Shumica dërrmuese e të anketuarve që duan të qëndrojë ministri Xhafaj kanë votuar vjet për partitë e mazhorancës, ndërkohë që shumica dërrmuese e të anketuarve që duan të largohet ministri Xhafaj kanë votuar vjet për partitë opozitare.

Sondazhi u krye me 1280 të anketuar në rang kombëtar, për ta përfaqësuar elektoratin shqiptar sa më mirë, demografikisht dhe politikisht.

Maksimumi i marzhit të gabimit statistikor për këtë sondazh është plus/minus 2.8%.

Share This Article
14 Comments
  • Mire or zoteria i sondazheve, po pse 1/3 e shqiptareve qe duan te largohet Xhafaj te duken pak ty? Kaq e zorshme eshte te gjendet nje minister i brendshem i paperfolur qe te zevendsoje Xhafen, Mos harro se edhe Elvis Roshin vetem 1/4/ e kavajsve nuk e donin, madje edhe kryeministri jone i nderuar e mbronte dhe leshonte ato brockullat ironike rreth tij, po pastaj futi bishtin nder shale dhe nuk foli me kur faktet bene muuuuuuuuuu. Edhe Tahirin 1/3 e shqiptareve nuk e donin po fluturoi me presh ke veni dhe tashti po pret si muti ne shi. Cfare te keqe ka te kete nje minister te brendshem te paperfolur dhe qe te gezoje nje mbeshtetje me te madhe ne popullate? Apo per inat te vjerres Rama ia jep sumen edhe mullixhiut? Ne boten e qyteteruar ministrat japin doreheqje per shume me pak se kaq dhe nuk pyet njeri se cfare pjese e popullates i do, e cfare pjese e popullates nuk i do. Tek e fundit mua si nenshtetas nuk me intereson fare enri i pervecem i ministrit. une dua te kem nje minister te panjolle. Poshte Sali Berisha, qe te mos na cajne trapin me komente ata qe kujtojne se po qe kunder Rames, je patjeter me Saliun.

  • 1/3 molla kalbesin duhet hedhur ne pleh.
    Pozita duhet te mendoj mire per idet qe kunderven opozita.Fatekeqesia e vendit asht qe ka nji opozite kundra atdheut dhe shoqerise shqiptare.

  • Ka me fyerje qe perdor nickname “Fidel Suma”.
    Pra 33% eshte shifra qe votojne partite SHQUP & Lesh e Lija Like-Mones.
    Perse PS e vetme mban pushtetin edhe ne zgjedhjet e 2021, ti rruajne pallen Edit.

    • Sa mire do ishte te mos benim zgjedhje fare , ashtu si ne Korene e Veriut. Udheheqesin e kemi te forte , te ndershem tamam si xhaxhi Enver , skemi ku te gjejme nje tjeter, me te mire. Ne spo gjejme dot nje minister te brendshem pa njolle e jo me te gjejme nje udheheqes te madh si Rama

  • Po per Saliun a e keni provuar ndonjehere? Bejini cdo jave, te pakten ta dije se sa “e duan”.

    • Epo , kur flet edhe ti Mark UK per vite shkolle , te vjen per te vjelle . Po nese ka analfabet ne rradhet e gjithe komentuesve , ti je i pari . Ti nuk di as te flasesh e as te shkruash shqip a derezi ; kushdo qe te lexon , i vjen per te qeshur e te gjithe tallen me ty . Ti duhet t’a fillosh shqipen nga klasa e dyte fillore .

  • Epo , kur flet edhe ti Mark UK per vite shkolle , te vjen per te vjelle . Po nese ka analfabet ne rradhet e gjithe komentuesve , ti je i pari . Ti nuk di as te flasesh e as te shkruash shqip a derezi ; kushdo qe te lexon , i vjen per te qeshur e te gjithe tallen me ty . Ti duhet t’a fillosh shqipen nga klasa e dyte fillore .

  • HITLERIN E DONIN 100 % TE GJERMANEVE

    ndersa:

    Enverin e zgjidhnin 110 % te shqyptareve edhe ata qe ishin akoma ne barkun e nenes o budalli Eduard Zaloshnja qe asnjehere nuk te doli sagllam asnje sondazh elektronik me elektronet e Edvinit apo mekanik me manivelen levizese te Mafies me pushtet qe la pas Enveri me Nexhmijen

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *