Mesa duket fundi i këtij muaji do të jetë moment i duhur për shumë këngëtarë, të cilët do të publikojnë këngët e tyre më të reja. Ne kemi mësuar se Soni Malaj në fakt do t’i prezantojë dy këngë publikut. Pas këngës me Aldon, një nga konkurrentët e vjetshëm në X Factor që ishte në skuadrën e saj, Soni, nuk është mjaftuar vetëm me pjesëmarrjen e saj si trajnere në këtë spektakël. Edhe pas angazhimeve të shumta apo koncerteve jashtë vendit nuk e ka lënë aspak muzikën pas dore. Shumë shpejt do ta shohim në ekranet muzikore me dy këngë të reja.