Sonila Meço: Gjashtë arsye pse duhet ndjekur intervista e Nexhmije Hoxhës

Saimir Lleshi

Në media ka shpërthyer debati nëse duhet apo jo intervistuar gruaja e diktatorit Enver Hoxha.

Në debate siç i kemi publikuar edhe në “Dita”, ka ndërhyrë edhe gazetarja Sonila Meço, e cila shkruan se sonte në mbrëmje do të ndjekë intervistën me Nexhmije Hoxhën që do të transmetohet në Vizion Plus në emisionin “Dritare” të Rudina Xhungës.

Zonja Meço rendit edhe disa arsye se pse duhet ndjekur kjo intervistë.

Reagimi i Meços:

Unë do ta ndjek sonte në mbrëmje ‘Dritaren’ e Xhungës…
E para, sepse dua te shoh realisht se si një pasqyre ku një grua e pushtetshme për dekada sheh veten te shndërrohet në një dritare për të parë në ato 50 vite diktaturë…

E dyta, sepse unë kam qenë fëmije kur pushteti i saj ra, sot jam grua dhe ende nuk kuptoj si u mbajt për 50 vite rob një popull nen diktaturën me të egër komuniste…

E treta, sepse familja ime i ka vuajtur pasojat e pushtetit qe ka kontrolluar ajo grua për thuajse 5 dekada. Nen presionet e atij pushteti prindërit e mi kane vuajtur ëndrra të prera në mes, ankthe pa fund. Dua ta di kush dhe pse ia shkaktoi kur ne pleqërinë e tyre ende nuk marrin një pension dinjitar për të shtyrë jetën…

E katërta, sepse ne atë interviste nuk me intereson romantika e ekzotikja ne jetën dhe vete personazhin, por dua te analizoj me kokën time, për aq sa di e mundem pa ma dhënë gati versionin e tyre gazetarë-historianë qe ua dyshojmë gjithëherët motivet…

E pesta, sepse për atë kohë duhet folur, seriozisht, siç bëjnë gjermanët sot e kësaj ditë më programacion të dedikuar diktaturës hitleriane. Sepse dija është liri…

E gjashta, sepse asgjë më të mirë nuk të ofrojnë intervistat e mbrëmjes ne një vend ku shumica që zënë panelet e talk-show janë versionet ne ‘demokraci’ te ‘diktaturës’ qe duam te harrojmë.

 

 

Share This Article
12 Comments
  • Bravo,Sonila.Do te shtoja se intervista e zonjes Hoxha duhet te ndiqet se jemi ne demokraci dhe sejcili eshte i lire te flasi parsadi e sa do e si mendon.Besoj ajo do te thot:-Se ne kohen ton u ndertuan…kaq e aq,po ne keto 25 vjet çfar u ndertua? A ka te drejt?Besoj-po.-Se ne ate kohe ekzistonte ligji i D.Proleletariatit,kush shpifte,denohej.Po tash? Per çdo dite degjojme shpifje dhe asnje ndeshkim.-Ata qe shpifen dje,u denuan dhe ne-populli-sot paguajme ditet e burgut te tyre,Pse te paguajme NE???

    • Sonila ndiqe intervisten e Gruas se Shenjtorit te shqiptaris ene mos derdellis per te tjera gjona.
      Enver Hoxha civilizoi shoqerin shqiptare dhe nanat tona perndryshe nuk do dilje ti sot e kollarisme me minifund,por ose do ishe e veshun me brekushe ose do u knoje me dajre hamerikonve-

  • Me falni, gazeta dita, por me e vogla gje, eshte se nuk dua t’ia di ne bote se cfare mendon Sonila Meco! Neqoftese, per ju, perben lajm falemnderit shume dhe urime qe e ulni steken e perfomances suaj! Do te ishte me interes, qe nje dite, po te degjonim sekjo,”gazetare”,do te rinte perkrah te medhenjve Thano apo Islami!

  • Shiko dhe degjo Sanije Meco, dhe kupto ku ka katandisur mendimi intelektual shqiptar ; liria, barazia, vllazeria, drejtesia shoqerore!?. Demokraci, pa asnje koker Demokrati!

  • Demokrates se REVOLTUAR Sonila Meco!
    Se pari nuk na plasi fare se pse do ta shikosh intervisten e zonjes se NDERUAR,bashkeshorten e HEROIT TE KOMBIT ENVER HOXHA,te Nexhmije Hoxhes!
    Se dyti,kuptohet se ti nuk ke cfare te mesosh nga jeta e saj ,se ti nuk ke marre “PUSHKEN” per lirine dhe demokracine e popullit shqiptar,se nuk te kane kene PLASTIKAT e maskes tende te shplare!
    Nexhmija sot 95 vjece eshte shume here me e bukur dhe akoma me FISNIKE se ty,nje femer me GJAK TE SHPRISHUR!
    Se treti,kujt i plasi se prinderit e tu paskan vuajtur ne ate sistem dhe sot marrin nje pension te vogel?
    Kush ia ka dhene pensionin prinderve te tu,kur dihet qe ata kane dale ne pension ne vitet kur ti,vajza e tyre ke marre rroga sa e gjithe BYROJA POLITIKE e dikurshm e bashke???
    Prinderit e tu nuk kane patur nevoje te marrin pension se ti ke marre aq sa t’i mbash ata te jetojne ne KROCIERA apo ne Karaibe nen freskine e PENDEVE TE PALLOIT!
    Se fundi:
    Ne se vuan nga ndonje semundje e rralle te falet,kur derdellit per “…pushtetin qe ka kontrolluar kjo grua per 5 dekada”!!!
    Kjo zonje,moj kalemxhie plastike nuk ka patur PUSHTET!
    Bile me shume ke patur dhe ke ti sot se sa Nexhmija atehere!
    Ta fal injorancen dhe urrejtjen qe shfaq si BURRE I KEQ,ne se do te rrefesh qofte edhe nje rast te vetem qe kjo zonje ka ushtruar pushtet ne ate kohe dhe per pasoje e kane pesuar njerezit e thjeshte!
    Sipas llogjikes tende te MJERE ne se bashkeshorti yt(ne se ke) VRET nje njeri ne rruge,i del qe duhet te denohesh edhe ti si bashkeshorte per ate KRIM???!!!
    Megjithate ti bere mire qe dole ketu,per te marre vesh se qenke gjalle,se sa per vlera shoqerore dhe intelektuale kurre nuk ke patur!
    SHKURT:
    -Do ta kishe per nder qe ti do te mundje t’i laje wc-ne kesaj zonje te nderuar!
    Per kaq gje gjykoj se vlen sa per krahasim !

  • Sonila Meço!
    Per te dyten aresye meso histori.Mos prit te te thojne shatheshemagjit se i kane te thenat ma te bukura se rrealiteti dhe ty te duket cudi se si u mbajt populli per 50 vjet rob.Per vuajtjet e prinderve te tu ne 5 dekata hulumto, mos prinderit e tu kishin te benin me pushtuesit!Per pensionin mos anko se,dhe ne po ate pension gezojme.Ndersa ato qe gezuane pensionin e asaj kohe brenda sistemit ishin te kenaqur ne qetesin e vet.Mbylljen e ben me diktaturen qe ta harrosh.Po ti ngaqe e ke mesuar me thashe theme gabim ate periudhe, je infektue dhe nuk mund ta harrosh po e trashegon ne perkujtim perjetesisht ate diktatur ma shume se ne qe e jetume dhe nuk iu kundervume pushtetit.Sepse kishte nji ligje qe te ngopte ne burg nese i kundervihesh.
    Urdheroni sot kushdo trim ti kundervihet pushteti te cdo shteti pa le se ku i shkon koka.
    Shtoi:
    Kush jane ma te roberuar.
    Femrat e asaj kohe qe nuk e ngrinin fustanin e te nxirrnin bythet e zogun .Apo sot femna qe jo vetem me tanga ca lidhesa qe pershkojne biren e bythes dhe mullaqet po dhe zogun me gjithe dy bumet e artilerise pa sutiena i nxjerrin ne shulla te diellit nen lirin e dy gishtrinjeve lart.
    Ajo kohe ndertoi shqiperin me mund dhe djersen e ballit.Sot Shqiperia ndertohet me korrupsion e prostitucion me kengen e “zogut” nga foshnje 13 vjece e deri ne pleqeri te zhubravitur.Merre me mend kur ne maternintet vinin femije foshnje 13 vjece per te lindur.Nuk dihet se ku u barrcue kjo foshnje qe ne 12 pranvera te jetes se saj.

  • *****Sonilës i mungon ” hajdari ” me sa duket,se ato ishin të ndaluara .E.Hoxha ishte burrë shteti,vigan përmbi vigana e nxori një kombë në dritë,ai ishte shenjtë për kombin.Ishte diktator kush shkelte vijnë e kuqe,ishte demokrati e kulturdashësi më i madhe i kombit ,njeri i madhë,zhvilloi një komb nga prapambetja shekullore në zhvillim modern .I pa harruar kujtimi dhe vepra e tijë .***

  • Me sa duket ka te drejte ne nje rast se demokracia te lejob te shikosh dhe degjosh kedo por nga mentaliteti qenka me mbrapa nga vitet 40 e shek. kaluar.Mjere ti qe je “intelektuale” moj qyqare e mykur me keq se kanuni i LEKES.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *