Më në fund Sony ka gjetur zgjidhjen për incidentin që na ndodh shpesh me celularin. Gjiganti i teknologjisë ka shpikur telefonin kundër ujit. Modeli Xperia Z pritet të jetë një rival i denjë (madje më shumë se kaq) i i-Phone-it, pasi mund të përdoret edhe në dush dhe nuk prishet edhe n.q.s. bie në ujë.
Xperia Z u zbulua për herë të parë për publikun në Panairin e Produkteve Elektronike në Las Vegas. Sipas kompanisë, produkti i saj më i ri, i cili ka një ekran me gjatësi 12.7cm, nuk dëmtohet edhe nëse zhytet në një metër ujë për 30 minuta.
Ai mund të përdoret përsëri edhe nëse bie në tualet. Mjafton një shpëlarje nën rubinet. Sipas studimit që kompania ka kryer para se të hidhte në ter këtë produkt, të paktën një person në 10 ka provuar eksperiencën e dëmtimit të telefonit nga uji, një incident që ndodh kryesisht në tualet. / Përgatiti: Gazmira Sokoli