81 vjeç, e lumtur dhe pa pendesa: kështu shfaqet Sophia Loren në intervistën e fundit për Today Show.
Legjenda e gjallë e kinemasë ka treguar se nuk lodhet kurrë së dëgjuari se është e bukur. “Oh, jo. Nuk lodhem kurrë. Është shumë bukur ta dëgjosh”.
Ndoshta aktorja më ikonike italiane, Sophia Loren u bë e para artiste që mori një Oscar si Aktorja më e mirë për një film në gjuhë të huaj. Por ‘Çoçarja’ shënjoi kujtesën botërore me bukurinë, të cilën ajo nuk e përshkruan si perfekte.
“Bukuria nuk ka të bëjë aspak me perfeksionin. Është diçka që buron nga brenda. Unë ndihesha unike. Nuk kam qenë kurrë e bukur në kuptimin, si kukull. Kurrë s’kam qenë e tillë”, ka thënë ajo.


Keni haruar te shkruani aresyen pse Sofia Loren vazhdon te jete e bukur.
Ndoshta gabohem, por me sa kujtoj eshte nje tjeter aktore italiane qe e ka marre perpara Sofia-s cmimin Oscar si aktorja me e mire ne nje film ne gjuhe te huaj.