Soreca: Bashkëpunimi me Europol, një hap drejt BE-së

J L

Ambasadori i BE në Shqipëri, Luigi Soreca e quajti bashkëpunimin me Europol një hap drejt BE dhe hapjes së negociatave.

“Numri i operacioneve dhe koordinimi i Shqipërisë me Europol janë rritur.

Ato kanë sjellë rezultate në rritjen e goditjes së grupeve kriminale. Policia e Shtetit shqiptar është e aftë për t’u angazhuar në shumë operacione policore me partnerët europian.

Ky operacion ndihmon edhe në angazhimin e Shqipërisë në fushën e sigurisë por edhe në procesin e hapjes së negociatave me BE.

Unë jam shumë krenar që po e shoh një gjë të tillë në Shqipëri dhe jam më shumë i bindur se puna e Europol do jetë shumë e mirë në bashkëpunimin me policinë shqiptare. Ne do të ndihmojmë Shqipërinë për të pasur më shumë rezultat.

Edhe mbështetja në aspektin teknologjik është mjaft e rëndësishme për të çuar në një tjetër nivel bashkëpunimin dhe sigurinë në vend. Rezultatet kanë qenë pozitive në ruajtjen e kufijve dhe parandalimin e emigracionit të paligjshëm.

E gjitha kjo tregon se BE është duke aplikuar strategjinë e vet në Ballkanin Perëndimor”, deklaroi Soreca.

j.l./ dita

Share This Article
3 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *