Soreca: Pse djegia e mandateve ka 93 % të shqiptarëve kundër

DITA Online

Heqja dorë nga mandatet është dukshëm kundërproduktive për Shqipërinë dhe shkon kundër interesave të qytetarëve për reforma. 93% e shqiptarëve dëshirojnë t’i bashkohen BE-së, që do të thotë se janë votues nga të gjitha krahët e Parlamentit”.

Kështu deklaroi sot ambasadori i BE-së, në Tiranë, Luigi Soreca në një intervistë për Top Channel, duke u shprehu kundër bojkotit dhe lënies së mandateve nga opozita shqiptare.

Ai deklaron se vendimi i opozitës nuk çon në drejtimin e duhur dhe është kundër interesit të qytetarëve.

I pyetur lidhur me protestën e të shtunës organizuar nga opozita, diplomati i BE-së thekson se “e shtuna ishte një mundësi e shkëlqyer për të dhënë një mesazh të fortë politik nga opozita. Por, ajo çfarë pamë ishin disa dhjetëra protestues, që për fat të keq përdorën veprime të dhunshme dhe shkaktuan dëme ndaj pronës publike. Kjo është qartazi e papranueshme dhe është një mundësi e humbur”.

Sipas tij, fakti që nuk ndodhën incidente të mëdha, kjo ndodhi edhe në saj të aftësisë së Policisë së Shtetit shqiptar, e cila përdori forcë proporcionale për t’i frenuar protestuesit e dhunshëm, pa krijuar incidente dhe përshkallëzim të mëtejshëm.

Duke u rikthyer tek çështja aktuale e ditës ajo e djegies së mandateve nga opozita, Soreca vë në dukje se Parlamenti është baza e çdo demokracie europiane dhe është vendi ku duhet të diskutohen dhe të çohen përpara debatet mbi reformat dhe zhvillimet përkatëse.

Parlamenti nuk duhet bojkotuar. Dëgjuam njoftimin nga partitë opozitare, që deputetët individualë do të heqin dorë nga mandatet e tyre aktuale. Çdo deputeti individual i takon të vendosë vet se çfarë do të bëjë me përgjegjësinë që kanë marrë para votuesve të tyre, për të mbrojtur pozitat dhe interesat e tyre në Parlament. Kjo është detyra e tyre themelore. Është e qartë, megjithatë, se heqja dorë nga mandatet është dukshëm kundërproduktive për Shqipërinë dhe shkon kundër interesave të qytetarëve për reforma. 93% e shqiptarëve dëshirojnë t’i bashkohen BE-së, që do të thotë se janë votues nga të gjitha krahët e Parlamentit”.

Ambasadori deklaron se vendi është aktualisht i angazhuar në një rrugë të rëndësishme për reforma. “Qershorin e ardhshëm, ai do të gjykohet nga progresi i bërë në këto reforma. Pikë së pari, Reforma në Drejtësi, thelbi i të gjithë ringritjes së shoqërisë shqiptare. Këtu duhet të fokusohen të gjitha përpjekjet e shumicës dhe të opozitës. Për të ngritur të gjitha institucionet e Reformës në Drejtësi, e në veçanti SPAK-un dhe BKH-në”.

Ky objektiv i rëndësishëm, tha ai, duhet të udhëheqë vendimet e të gjitha partive politike.

Bojkotimi i Parlamentit nuk shkon në këtë drejtim. Nga ana tjetër, ne ftojmë si qeverinë, ashtu dhe opozitën, që të angazhohen në diskutime konstruktive, me qëllim që ta kapërcejnë situatën politike aktuale dhe të garantojnë që vendi të vazhdojë në rrugën e tij të reformave. Nuk ka kohë për të humbur. Koha është tani”, përfundoi Soreca.

v.l/ Dita

Share This Article
6 Comments
  • Mire e ke por kush i ul ne tavoline mazhorancen e opoziten ?
    Ju apo SHBA ?
    Sa me vone, me keq do te shkoje gjendja.
    Ishit tek Rama , por nuk shkuat tek Basha.

  • Shqiperia e sotme eshte Shqiperia e ahmet zogollit. Aq sa e dinte Italia fashiste me kukullat e saj ketu se cfare donin shumica e Shqiptareve, aq e dine edhe keta. Vec kur durimit ti vije fundi dhe te plasi nje kryengritje e ti marri perpara te gjithe, atehere do e mesojne se cfare duan shumica e Shqiptareve.

  • Luigi……..mos tjerr lesh dhije ne hava , por bjeri ballit, mos fol ne pergjithesi, dhunuesit kane emra nga Lulush Shalengjituri, kurva Monika, Presidenti Like qe na shfaqet si kryetar i opozites, Saliu qe nxit rrugacet dhe bertet si fashist qe Kryeminitri e Qeveria e duan plumbin ne balle.
    Ashtu beri para disa viteve me 21 Janar duke pushkatuar ne bulevard qytetare e duke plagosur me dhjetra hallexhinj qe protestonin me duar ne xhepa dhe gjemb ne kembe nuk i hyri.
    Perse kaq indiferent ndaj ketij antishqiptari, antievropiani, qe per te mbrojtur familjen dhe veten nga krimet, djeg Shqiperine.
    I njejti skenar ne vite……perse dhisni gjak para nje krimineli, kjo eshte Evropa ku ne kerkojme te anetaresohemi?

  • Nga na e nxorri ky pepinua, qe djegja e mandateve paska kunder 93% te Shqiptareve. Shumices se Shqiptareve as u a rruan fare per politiken, mandatet e Sales, Mones apo per kryeministrine e Edi droges. Prandaj dhe ja bene e po ja bejne naftin Shqiperise. Aty kane mbetur vetem te tredhurit e ata qe rrojne me lemoshat e administrates. Luigi ti vazhdo luaj Mario Bros dhe futi ndonje makaron me fruta deti, aty ne Albanistan.

  • Opinione me fakte te gjalla 106 vjecare:

    AMERIKA E BEKUAR KA “ PUSHTUAR” ZEMRAT E SHQIPTAREVE

    – As ne nuk qendrojme mbrapa… E Bukura e Dheut, Shqiperia ka pushtuar zemrat e udheheqjes amerikane

    – Shqiperia me siguri do te behet ! – Faleminderit SHBA !

    – Baza sigurine dhe paqeje ne Ballkan… Asnjehere kurre…. !

    From: [email protected]
    Date: July 23, 2016 at 14:30:46 EDT

    – Nga Alban e Agim Dega, Nju Jork

    Pas nje beteje te cmendur me kucedren me nente krere shqiptaret kunder shqiptareve per mustaqet e Celos me ne fund Reforma jetike e Drejtesise per shqiptaret u miratua.
    Arkitekti dhe zbatuesi i saj eshte vetem nje : Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe udheheqja e saj aleate e mike e koheve te veshtira. Nuk ka e nuk kishte se si te ndodhte ndryshe
    Pa Shtetet e Bashkuara te Amerikes sot Shqiperia nuk do te ekzistonte ose edhe nese po me mire te mos ekzitonte.
    “Une kam nje vote dhe ajo do te jete per Shqiperine” deklaroi ketu e gati 95 vjet me pare miku i madh i popullit tone te vogel Wodrow Wilson.
    Jo vetem Reforma u miratua por qeveria amerikane i ka paraprire ne bashkepunim me qeverine shqiptare zbatimin e saj deri ne hollesira .
    Byroja Fedérale amerikane e Hetimit, FBI , ka filluar pergatitjet dhe po punon per zbatimin e saj sa me pare duke nisur me Byrone Kombetare te Hetimit.
    Kur syshqiponjave e FBI-se amerikane, majes boterore te Hetimit u bashkohen qe ne djep shqiponjat e “Vendit te Shqiponjave”
    Suksesi eshte i paragarantuar!!
    Thank You USA!
    Thank You Mr. Donald Lu!
    U jemi borxh si popull e si komb me dashurine dhe mirenjohjen tone pa kushte e perjete!

    Per lirine jap edhe dashurine… !

    Themi me dashurine tone sepse nje nga heronjt tane te perbashket ne luften tone te perbashket kunder nazi- fashizmit i shkroi te fejueares se tij vetem pak caste para skuadres se ekzekutimit:
    -Per dashurine jap jeten!
    Per lirine jap dashurine!
    Nuk mund te kete as jete e as dashuri pa lirine!
    Nuk mund te kete as dashuri, as liri, as jete pa drejtesi, pa barazine para ligjit nga shtetasi me i fundit e deri tek kryetari i shtetit !
    Ky eshte shpirti, zemra, thelbi i pushtetiit “Ne Populli, Me Popullin, Per Popullin” qe e ka emrin e ndritur DEMOKRACI= PUSHTET I POPULLIT “.
    Askush me shume se ky popull, 95 per qind ” edhe me proamerikan se vet amerikanet”, sic shprehej nje nga Institutet me prestigjioze Amerikane pas sondazheve te tij jo vetem ne Shqiperi, por edhe ne Kosove e trojet shqiptare ne Maqedoni.

    Kjo eshte Amerika !

    Po ju sjell nje pervoje te perjetuar…
    Ne shtatorin e vitit 1990 fitova nje konkurs te UNDP , Programit te Informimit Publik te OKB- se . Dy muaj gjithsejt!
    Pasi jam kthyer kam shkruar nje analize, pershtypje udhetimi me titull ” Dy muaj ne Amerike”
    Ia dergova gazetave kryesore te asaj kohe ” Zeri i Popullit” dhe ” Bashkimi” diku nga data 15 nentor 1990.
    “Zeri… “nuk e botoi kurre!
    “Bashkimi” me kryeredaktor Qemal Sakajeva e botoi ne dy a tre numra pothuajse te plote…por gati nje muaj mbrapa, vetem pas kishin filluar protestat historike te dhjetorit nese nuk gabohem me 13- 15 te atij muaji !
    Sic do me tregonte ish-kolegu im i nderuar me ATSH, gazetari i talentuar Genc Kondi pas disa vitesh ketu ne Nju Jork, ai i biri i Pirro Kondit te respektuar dhe nipi i nje ish refugjati ne SHBA e kishte redaktuar qe ate dite dhe bere gati per botim… Ishte hequr tri here nga faqja
    Pse ? Censura e bishes se plagosur komuniste nuk kishte hapur driten jeshile te botimit as Qemalit as Gencit deri pas 9 dhjetorit historik!

    E duam Shqiperine si Amerika demokratike…!

    Lajmin e te cilit na e dha Fidel Castro Ruz ne ” Shtepine e pushtuar prej shqiptareve” pra ne Ambasaden e Shqiperise ne Kube po ate nate kur beja perkthyesin dhe gazetarin e Reiz Maliles se ndjere!
    Nder te tjera ne ate shkrim barazoja 18 vjet shkollim te meparshem ne Universitetin e Tiranes, ne Institutin e Gjuhes se Pekinit, ne Universitetin e Pekinit, i themeluar nga amerikanet qysh ne vitin 1904, ne UNAM te Meksikos me ate cka mesova per ato “Dy muaj ne Amerike “
    Pothuajse te gjithe Profesoret perfshi babain e gazetarise bashkekohore dhe njekohesisht Babai i ” The New York Times” Sulzberger na dhane mesime ne formen e bashkebisedimeve!
    Nuk kam tepruar aspak ne kete perfundim.
    Kjo eshte Amerika! Kjo eshte fuqia e saj cudiberese!
    A ka deshmi me te madhe per kete se nje nga parullat, kushtrimi kryesor i nje populli te tere ne dhjetorin ishte
    -E duam Shqiperine si e gjithe Evropa”
    -E duam Shqiperine si Amerika demokratike !
    Prandaj miratimi me kulac e me fort me kerbac, ose me konsensus “keshtu e kurrsesi ndryshe!” ndaj atyre qe nuk kane konsensus me veten e vet, me familjen e vet, me partine e vet, me shtetin e vet, me aleatet e vet eshte jetike dhe clirimi e pavaresia e dyte e Shqiperise, liri e pavaresi nga korrupsioni e impuniteti, nga kusaria e vrastaria!
    Perzgjedhja, financimi, shkollimi, edukimi i djemve dhe vajzave tane shqiponja BKSH-se- National Bureau of Investigation, nga syshqiponjat e Federal Bureau of Investigation – FBI-ja amerikane eshte ndihma me e madhe, investimi me i fuqishem ne Shqiperi i aleatit strategjik dhe mikut tone me te madh ne Bote, Shteteve te Bekueme te Amerikes,sic i quante gjyshi im i nderuar Imami Elez Hoxhe Berisha!
    Ai eshte pjese e ndritur e superinvestimit politik, strategjik, shpetimtar, te gjithanshem nga Ambasadori Donald Lu, nga Zj. Viktoria Nuland, nga Sekretari i Shtetit John Kerry, nga Zevendespresidenti Joe Biden, nga Presidenti Barack Obama!

    Me shqiptare se vete shqiptaret!

    Nuk mund te harrojme kurrsesi kandidaten e nderuar per Presidente te SHBA-se Hillary Clinton me mesazhin me patriotik e me atdhetar se te cdo politikani shqiptar nga altari i demokracise shqiptare ne Tirane: “Duajeni vendin tuaj te bukur!”
    Me shqiptar se cdo shqiptar
    E ndaj kujt!?
    Ndaj nje populli e kombi me proamerikan se vete amerikanet
    Proamerikanizmi shqiptar nuk eshte vetem vlere e virtyt, por mbi te gjitha nje kult shqiptareve si popull e si komb kudo qe jemi !
    Nje simbioze, bashkejetese, nje aleance strategjike e nje miqesi e pakthyeshme dhe e pathyeshme!
    Nje aleance strategjike me interes te ndersjelle midis udheheheqjes me proshqiptare se vete ne shqiptaret te superfuqise boterore SHBA-se me popullin me proamerikan se vete amerikanet te Shqiperise se Vogel si diamanti por te bukur si floriri!
    Amerika na i ka pushtuar zemrat e shqiptareve !
    As ne nuk qendrojme mbrapa!
    Shqiperia e bukur “ e Bukura e Dheut” sic e kane quajtur rilindasit tane, ka pushtuar zemrat e udheheqjes se Amerikes!
    Shqiperia do te behet!
    Faleminderit SHBA …. !
    PERDITESIM ME 3 GUSHT 2018

    1- A mund te harrohet deklarata e fuqishme e Presidentit te sotem amerikan Z. Donald Trump ne kulmin e genocidit dhe tokes se djegur nga terrorizmi shteteror serb ne Kosove per nderhyrjen e trupave tokesore per te shpetuar vellezerit e motrat tane shqiptare nga holokausti serb….
    Ai ia kaloi edhe Bill Klintonit edhe Tony Blayerit me kerkesen e tij live ne “ Larry King Live” te mbretit televiziv boteror CNN .
    Kush ka dyshim le te shohe me syte e vet deklaraten e Donald Trumpit ne linkun me poshte :
    Subject: Donald Trump Kosovo war: I would send troops to Kosovo! Tema: Donald Trump per luften ne Kosove: – Une do ti dergoja trupat ne Kosove https://youtu.be/6HvLT8DexjU

    2- Hapja e Bazes ushtarake amerikane e NATO-s ne Kucove mbas a saj te Bondstillit ne Kosove, eshte nje ngjarje historike per mbare shqiptaret.

    3- Eshte nje garantí me shume jo vetem per sigurine e Shqiperise dhe shqiptareve por edhe per paqen e sigurine jo vetem me Ballkan por edhe ne mbare Evropen.

    4- Kush me shume se shqiptaret si popull e si komb 95 per qind proamerikan e me properendimor e mériton nje hap te tille !

    5- Jo sot por historikisht Dielli per Shqiptaret lind me Perendim !

    6- A nuk ishte Babai I Pavaresise se Shqiperise Ismail Qemali, i cili qysh me 24 nentor 2012, 4 dite para shpalljes se Pavaresise se Shqiperise deklaroi per shtypin italian ne Rome se “ po te behej nje Referendum ne Shqiperi Rusvelti do te zgjidhej me siguri kryetar i saj…!”

    7- A nuk jemi i vetmi popull e shtet ne “Fucine e Barutit” qe nuk kemi sulmuar as zaptuar kurre asnje pellembe Toke te askujt !

    8- Cilido shqiptar qe sulmon SHBA-ne eshte jo vetem antiamerikan por edhe antishqiptar i terbuar !

    Cdo koment eshte i tepert !

  • Ky mangiaspaghetti,nga e nxirri kete shifer? 93%
    Pak kemi genjeshtaret tane po na duhen makaronaxhinjte te shpikin shifra?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *