Ambasadori i BE në vendin tonë, Luigi Soreca i ka kushtuar një mesazh të rinjve shqiptarë me rastin e Javës së Evropës.
Diplomati evropian thotë se e ardhmja e të rinjve është në BE.
“Me 40% të popullsisë më të re se 30 vjeç, Shqipëria është një nga vendet më të reja në Evropë. Të rinjtë janë e ardhmja e vendit – dhe ajo e ardhme është në Bashkimin Evropian. Të rinjtë duhet të jenë pjesë e vendimeve që ndikojnë tek ta“, thuhet në mesazhin e Sorecës.
Mesazhi i plotë i Luigi Sorecës
Me 40% të popullsisë më të re se 30 vjeç, Shqipëria është një nga vendet më të reja në Evropë. Të rinjtë janë e ardhmja e vendit – dhe ajo e ardhme është në Bashkimin Evropian.
Të rinjtë duhet të jenë pjesë e vendimeve që ndikojnë tek ta. Për ne, kjo do të thotë të bëjmë më shumë për t’i përfshirë të rinjtë në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian.
Për të përgatitur Javën e Evropës 2019, ne jemi angazhuar me shkollat, universitetet dhe organizatat rinore për të krijuar hapësira dialogu. Hapësira ku mund të diskutohen prioritetet, ndjenjat rreth Bashkimit Evropian, shpresat dhe shqetësimet e të rinjve.
Në vitin 2019, u prezantua një Strategji e re Evropiane për Rininë që të rinjtë të artikulonin prioritetet e tyre dhe të merrnin pjesë në politikë-bërjen e BE-së. Java e Evropës 2019 shënon fillimin e këtij dialogu të strukturuar me BE-në në Shqipëri.
Çdo ditë unë takoj të rinj shqiptarë të cilët janë aktivë, të përkushtuar dhe plot iniciativë. Java e Evropës 2019 është për ata.
Ne duhet t’u njohim meritat të rinjve që dalin vullnetarë për të mbështetur njerëzit në nevojë, për të ruajtur natyrën ose, thjesht, që janë të përkushtuar për të ndihmuar komunitetin e tyre. Demokracia lulëzon përmes vullnetarizmit dhe altruizmit.
Gjatë Javës së Evropës 2019, të rinjtë do të jenë në zemër të integrimit të Shqipërisë në BE. Le ta çlirojmë Fuqinë e Rinisë!
b.b/dita

Rinia duhet te bej detyrat e shtepise njehere,i filloj mire por i la pergjysem
Shume e skate e ka thene ky Soreca e ardhmja e rinise shqiptare eshte me Europe ,Amerik ,Kanada,Australi ….
Mos i gjenje shqiptaret duke perkrahur Ramen ho mafioz lleahi se ske gje ne dore do marresh ndonje dore lek si ajo kurva Kroate dhe do ikesh dhe ti
E ardhmja e te rinjeve shqipetare eshte shqiperia
more lamash
Qe ta di rinija e shqiperise ku a ka vendin e saj,dhe ku i duhet te angazhoje enrgjite e saja intelektuale,morale dhe shpirterore,le te bejne nje tourne neper vendet e europes perrendimore ku emigracioni i rinise se djeshme,eshte nje vullkan ekspierience per te.
Le te shenojne cilin vend si pikenisjien e grumbullimit te te dhenave mbi baza dhe fakte te perjetuara,nga ajo pjese e rinise se 90 qe tashme jane ne nje stad jete ku,eksperienca e tyre eshte shtytese por edhe ndihmuese per rinine ne marien e vendimeve te saja karshi vendit ku i takon fuqia e saj krijuese,prodhuese por edhe evolucionuese.
Guri rend ne vend te vet,thojshin te moçmit tane.
Edhe pse shqipetaret jane me vale te avashta,proverbat i kane domethense per nga magjia e tyre e vertetesise.
Pra VENDI I RINISE eshte SHQIPERIA.
Kaq mund te shprehet nga goja dhe koshienca e nje emigranti te vitit 1990.
Ah kush i RI ka deshire te leri shqiperine per ti shpetuar skllaverise qe i mponon oligarshia shqipetare,te jete e bindur se kudo qe do veri kembet do jete dhjetfish skllave e po te njejtes klike oligarshike.
OLIGARSHIA eshte maja e piramides,eshte kulmi ku syri vezhgues kontrollon dhe dikton me preçizionin me te imet jeten e çdo krijese mbi kete toke.
7.5 milliards skllever nen xhizmen e 100 mije pasanaikeve oligarke qe zotorojne tere pasurite tokesore dhe natyrore te planetit toke,biles dhe oksigjenin,se tashme ka takse dhe per ndotien e ajrit.
Pra RINIA ta pysi by… mire para se te vendosi me emigru.
kaq mund te shprehi eksperienca ime personale.
sepse kur ve kembet ne shqiperi konsiderohem i huaj,dhe kur vi aty ku jam realisht i huaj,konsiderohem si jashteqitjia e vendit “mikprites”
O idioti i evropes, bindi evropianet e tu, jo rinine shqiptare per kete! E dime ne kush jemi e cka jemi edhe e dime ma mire se ti se ne svicer n’itali ne greki bile edhe ne serbi e makedoni shtimi i popullsise eshte fale femijeve shqiptare .
Sa ma shpejt ju ta kuptoni kete aq ma mire, se deshtet s’deshtet je jemi ketu e ne gjithe evropen, me e pa deshiren tuaj pra ma mire pranoni kete realitet ju sa ma shpejt!!