Soreca largohet nga Shqipëria, Rama: Faleminderit për punën e palodhur

J L

Kryeministri Edi Rama ka bërë një status ‘lamtumire’ për ambasadorin e BE-së në vendin tonë, Luigi Soreca, i cili nga data 1 Prill nuk do të shërbejë më në Shqipëri.

“Faleminderit i dashur Luigi për punën tënde të palodhur në Shqipëri. Thank you dear EU ambassador for the great respect towards Albania. Grazie di tutto caro amico napoletano. Suksese në detyrën e re dhe mos e harro, Albania sara sempre casa tua”, shkruan Rama.

Luigi Soreca nuk do të shërbejë më si ambasador, duke filluar nga data 1 prill. Diplomati largohet nga Tirana për të marrë një pozicion të ri të rëndësishëm në Shërbimin Evropian të Veprimit të Jashtëm si i Dërguar i Posaçëm.

Kjo lëvizje e Sorecës vjen pas tre vite e shtatë muaj shërbim në Shqipëri. Ai erdhi në Tiranë në shtator të vitit 2018.

j.l./ dita 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *