Soreca: Në KE fola për situatën politike dhe reformat

Bora Basholli

Ambasadori i BE në vendin tonë, Luigi Soreca me anë të një postimi në twitter shkruan se ka diskutuar me shtetet anëtarë për gjendjen e zbatimit të reformave kyçe dhe situatën aktuale politike në Shqipëri.

Këtë deklaratë kreu i diplomacisë Evropiane në Shqipëri e ka bërë nga Brukseli, ku po merr pjesë në Këshillin e Evropës.

“Sërish në Bruksel, në Këshillin e Bashkimit Evropian  për të diskutuar me Shtetet Anëtare në #COWEB gjendjen e zbatimit të reformave kyçe dhe situatën politike aktuale në Shqipëri.

Në pritje të Raportit Vjetor të Komisionit Evropian dhe vendimit të qershorit nga Këshilli për hapjen e negociatave për anëtarësim”, shkruan Soreca në twitter.

 

b.b/dita

Share This Article
4 Comments
  • Zoti Soreca thuai te verteten ,ketyre ne Bruksel .Polikaanet mbare Shqiptare ne unison ,po pengojne integrimin e Shqipersie ne BE . Po e largojne kete rini Shqiptare nga shqiperia .Do ngalin vetem pleqte ketu ne shqiperi .Ndihme NDIHME z Soreca .

  • Shpresoj qe te thoni te verteten dhe vetem te verteten ne ate mbledhje. E verteta eshte qe situata politike ne Shqiperi nuk eshte ende e stabilizuar, qe grindjet dhe pazarlliqet midis partive nuk kane te pushuar dhe pengojne reformat. Thoni edhe qe vendi ka rreshkitur drejt nje autokracie te tipit rus o alla-Erdogan.Ti thoni Komisionit qe klasa politike shqiptare ka pasur kohe 25 vjet te permbushe reformat, dhe nuk do jete ne gjendje kurre ti permbushe ato ne 2-3 muajt e ardhshem.

  • Cfare te vertetet dyshoni se nuk do e thote Soreca.
    Nji qeveri qe kerkon te qeverisin mbi bazen e lirise dhe zbatimit te ligjit te kushtetutes.
    Nji opozite e dalun jasht shinave se i ka fyre frika per palce qe do ekzekutohen udheheqesit e saj per krime dhe korrupsin.
    Kjo opozite kerkon me cdo cmim iponimin ne opinjonin boterore qe pakenaqesin e vet te njihet pakenaqesi popullore ndaj qeverisjes per te marre pushtetin.
    Kjo opozite kerkon mbas dy vitesh se jane vjedhur votat.Kur vete kjo opozite qe ishte ne pushtet nuk lejoi te kontrollohen kutit e votimit ne zgjedhjen e Bashes kryebashkiak per kryequytetin.Ku flete votim u konstatuen ma shume se votues.
    Kur OSBE dhe ODHIR-i cilesuene zgjedhjet e 2017 nga ma te mirat e gjithe kohes se tranzicionit.Nuk u konstatuen vjedhje dhe as shontazhe dhe krime.
    Opozita sot asht ne lojen kur nji idiot hedh nji gure ne uje dhe kerkon qe te merren te gjithe diplomatet e shteteve per nxjerrjen e gurit nga muslluku.Asht e pamujtun qe diplomacia boterore ta haje sapunin per djathe.Kjo opozite qesharake e pa vlere,ashte e kontrollumer deri ne palce marrinat e saja qe hidhet e shkumezon si peshku ne zalle.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *