Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri Luigi Soreca, gjatë një interviste për “Euronews” foli për situatën politike në vend.
Ai deklaron se Shqipëria ka bërë progres në fusha të caktuara.
“Shqipëria ka bërë progres të rëndësishëm që nga qershori 2018. Së pari progres ka pasur në fushën e drejtësisë, ku janë bërë hapa me rëndësi. Këtu vlen të përmendet edhe reforma në drejtësi, si kryereformë e vendit. Kemi të bëjmë me një reformë të pashembullt të reformimit të gjyqësorit në Shqipëri, që nuk është parë në Europë e në botë”, ka thënë Soreca.
Sidoqoftë, Soreca jep një mendim edhe për opozitën shqiptare, e cila ka kohë që proteston nëpër rrugët e Tiranës dhe Shqipërisë.
“Opozita ngre pretendime të njëpasnjëshme. Pretendimet e opozitës po shqyrtohen”, ka deklaruar Soreca. Ai shton se opozita ka publikuar përgjime dhe të tjera materiale që duken kompromentuese. Soreca shprehet se opozita duhet ta dëshmojë me fakte se kemi të bëjmë me shkelje ligji e nëse vërtetë ka thyerje ligjore, atëherë BE mbështet tërësisht zbatimin e ligjit.
Ndërkaq, ambasadori i BE në Tiranë Luigi Soreca jep edhe një mesazh të rëndësishëm për palët politike në Shqipëri. Ai bën thirrje për bashkim të të gjitha partive që t’i japin fund krizës dhe të dërgojnë Shqipërinë drejt BE-së. “I bëj thirrje të gjitha partive politike që të kapërcejnë ngërçin aktual dhe të marrin në konsideratë interesin kombëtar të shqiptarëve si drejtimin më të mirë për vendin”, tha Luigi Soreca, ambasador i BE në Shqipëri.
b.b/dita

aaaaaaaaaaaaaahahahahhahahahaa
ky o mafioze rrezik bashkpuntore me banden e kriminelave e terrorsteve .
kush eshte ky ?
Pasardhesi WOLFART E SEQIU-t lol !
Kta kujtoijne se i besojne akoma shqiptaret si
ne vitet e para te Demokracise kta Mashtrues qe
nuk lan poshtersi pa bere duke sabotuar gjithcka ne Shqiperi
Shtetin Ligjire e Demokracine ne Shqiperi
duke mbeshtetur ne cdo kohe pikerishte kte bande Antishqiptare
kta kriminele islamk terroriste .
Te tilla metoda jane te njohura ne gjithe Boten .
Kte pune bejne kta mfiozet europian .
Mbeshtesin bandat krimnale te vijne ne pushtet
ne kembim te Miljonave qe i afrojn terroriistet per sherbimet qe kta Misionare ju afrojne .
Ja pra ku e qiti koken mafizi taljon !!!!!!!!!!!!!!!!!!
SHKO E QIU NE SHPELLE MAFIOZ
Ka ndonji isntitucion ose inteligjent servis
qe heton e kontrollon Veprimtarine e ktyre tipave ,
qe jane totalishte te dyshimte e kontradiktore vs Realitetit ?
Nuk e di te gjithe keto organizma nderkombetare dhe ambasada qe keni ne Tirane me cfare detyre jene apo me henger buk e grosh.Situaten ne Shqiperi e dijne permendesh edhe pisllekun e partive opozitare po e dijne.Per kete pyetni edhe AMBASADORIN E OSBE se si doni me militantet.dhe nga te gjitha keto dhe te tjera
nuk po e marre veshtese cfareje duke shqyrtuar.
Komentues te rilindjes , mbroheni Ramen , nuk ka problem se ai vjedh votat dhe taksat e shqiptareve!!!!!!!!!! Ambasadori Soreca artikulohet qarte, krejt i paanshem dhe duhet pergezuar.