Ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca ka përshëndetur ngritjen e SPAK, pas betimit të 8 prokurorëve të kësaj strukture para Presidentit të Republikës Ilir Meta.
Përmes një reagimi ambasadori theksoi se ky është një tjetër moment i rëndësishëm për zbatimin e reformës në drejtësi.
“Mirëpresim betimin e 8 prokurorëve të SPAK para presidentit. Tani ata janë gati të nisin punën. Një tjetër moment i rëndësishëm për zbatimin e Reformës në Drejtësi. Lufta kundër Korrupsionit dhe organizimit të krimit është përparësia kryesore për Shqipërisë dhe rrugën drejt anëtarësimit të BE-së”, shkruan ambasadori Soreca.
Prokurorët e parë të SPAK, me një mandat 9-vjeçar, pa të drejtë riemërimi, janë Altin Dumani, Arben Kraja, Behar Dibra, Edvin Kondilli, Elida Celami(Kaçkini), Ened Nakuçi, Enkeleda Millonai dhe Klodian Braho. Struktura e Posaçme Antikorrupsion është struktura e posaçme që do të hetojë dhe çojë në gjykatë dosjet e korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Ndërkohë, ditën e sotme, për 3 anëtarët e SPAK, Altin Dumani, Arben Kraja dhe Edvin Kondili, që dhanë dje intervistat e tyre, KLP do të vendosë se kush do të jetë kreu i këtij institucioni.
l.h/ dita

Nderhyrja RUSE ne KOLONIN Shqiperi.
Ambasdori rus pergezon zbatimin e urdherit.
Me ne fund u krijua skuadra e shume pritur ne vendin tone qe i ka munguar ketij vendi prej kohesh. Urime te gjitheve dhe pune te mbare!!!
Ju lutem mos na zhgenjeni se ne te gjithe syte tek ju i kemi. Te gjithe ata qe kane shperdoruar detyren dhe kane luajtur ne kurriz te popullit duhet te dalin para drejtesise.Nese kjo nuk behet atehere ……