Ambasadori i BE në Shqipëri, Luigi Soreca ka publikuar mëngjesin e sotëm rezultatet e mbledhjes Këshillit Europian të zhvilluar një ditë më parë.
“Përfundimet e Këshillit Europian të 12 dhjetorit 2019: Bashkimi Evropian qëndron në solidaritet me Shqipërinë pas tërmetit të fundit. Këshilli Evropian mirëpret njoftimin e Komisionit për të ofruar ndihmë humanitare dhe për të organizuar një konferencë të donatorëve”, shkruan Soreca.
Konferenca e donatorëve do të zhvillohet në janar, pas daljes së faturë së dëmeve tërmetit në datë 16 të muajit të parë të vitit 2020.
Qeveria, së bashku me aleatët është duke përgatitur faturën për të shkuar më pas në konferencë për të kërkuar ndihmë për rindërtimin.
European Council conclusions of 12 December 2019:
“The European Union stands in solidarity with Albania in light of the recent earthquake.
The European Council welcomes the Commission’s announcement to provide humanitarian assistance and to organise a donors’ conference”.
???? pic.twitter.com/up0p34v554
— Luigi Soreca?? (@LSorecaEU) December 13, 2019
j.l./ dita
