Delegacioni i BE: Reforma në drejtësi, prioritet për çdo politikan

DITA Online

Presidenti Ilir Meta u shpreh i shqetësuar me argumentin e dhënë për mospjesëmarrjen nga EURALIUS, misioni i BE për asistencë në reformën në drejtësi, në një tryezë për të zgjidhur problematikën me Gjykatën Kushtetuese.

Sipas Metës, përgjigja e marrë nga zyra e presidencës prej EURALIUS ishte: “Ne në takim nesër, nuk vijmë dot sepse jemi mision teknik”.

Pra, – theksoi Presidenti, – je mision teknik dhe do të thotë se ke marrë një porosi politike”.

Gazetari i Top Channel Muhamed Veliu pyeti Delegacionin e BE në Tiranë se cili ishte qëndrimi i tyre pas deklarimeve të sotme të presidentit Ilir Meta në lidhje me reformën në drejtësi.

Përmes postës elektronike Delegacioni i BE, dha këtë përgjigje:

Kemi vërejtur kritika për punën e projektit të asistencës teknike të financuar nga BE-ja për sektorin e drejtësisë EURALIUS. Profesionalizmi, përkushtimi, puna e madhe dhe integriteti i EURALIUS-it janë për t’u lavdëruar. Ndihma e tyre është provuar e domosdoshme për të çuar përpara agjendën ereformave, duke punuar ngushtësisht me partnerë të tjerë si OPDAT i SHBA-së, ekspertë nga Shtetet Anëtare të BE-së dhe shërbimet e Komisionit Evropian. Kjo mbështetje është kërkuar nga autoritetet shqiptare dhe roli monitorues i Komisionit dhe i SHBA-ve u miratua njëzëri nga Kuvendi në kohën e adoptimit të amendamenteve kushtetuese”.

Reforma në drejtësi – thotë në përgjigje Delegacioni i BE-së, – po zbatohet në përputhje të plotë me Kushtetutën e Shqipërisë dhe legjislacionin kombëtar përkatës.

Ky është një proces kompleks, por reforma është në rrugën e duhur dhe është me rëndësi shumë të madhe që të gjitha institucionet shqiptare ta mbështesin atë. Sa i përket veçanërisht krijimit të Gjykatës Kushtetuese, sigurisht që është e rëndësishme që sapo të përfundojnë zgjedhjet dhe klasifikimi nga Këshilli për Emërimet në Drejtësi, të gjitha institucionet kompetente, duke përfshirë edhe Presidencën e Republikës, të sigurojnë që kandidatët të zgjidhen me prioritet. Ne jemi të bindur se një detyrë e tillë do të ndiqet plotësisht dhe në kohën e duhur” thekson Delegacioni i BE.

Delegacioni i BE në Tiranë, në fund të përgjigjes së tij thekson:

Reforma e drejtësisë dhe procesi i integrimit të Shqipërisë në BE duhet të jenë një prioritet për çdo politikan shqiptar, një arsye për unitet, jo përçarje, për të mirën e qytetarëve. BE-ja do tavazhdojë mbështetjen e saj për procesin e reformës dhe do të sigurojë monitorimin e duhur të standardeve në bashkëpunim të ngushtë me SHBA-të”.

v.l/ Dita

Share This Article
7 Comments
  • Reforma ne drejtesi,
    Zeni,Meta,Berisha,Mona,Rama,Luli,yejt e drejtesise Shqipetare,nga keta presin drejtesi keta ? Fluturon gomari?,Fluturon!

  • Grusht vdekjeprures Likes me te Meta dhe Salehut te Qoftelargut. Prandaj kurvica Lulushe ben si e forte duke kercenuar se do prishe zgjedhjet. Zero tolerance kermesirave te kombit. Vota e sovranit do tju varrose me 30 Qershor.

  • Zoti ambasador!
    Reforma ne drejtesi nuk duhej te fillonte e mbaronte vetem me verifikimin e pasurive te deklaruara nga vete gjyqtaret dhe prokuroret,se ato jane vetem maja e ajsbergut te korrupsionit te tyre kolosal!
    Reforma duhej te fillonte nga rishikimi i Kushtetutes dhe ligjeve,sepse ka shume mangesi,mos perputhje dhe shume ligje jane ne kundershtim me Kushtetuten aktuale ,me njeri tjetrin dhe sidomos me Parimin e Sigurise Juridike!
    Kapitulli per Lirite dhe te Drejtat e Njeriut eshte katandisur si pa vlere se ai eshte shkelur sa here i eshte dashur politikes te nderhyje per qellimet e veta!
    Pastaj eshte me rendesi te theksohet se vleresimi i gjyqtareve dhe prokuroreve nuk duhej bere vetem nepermjet verifikimit te pasurive te vet deklaruara,por mbi te gjitha nga verifikimi i te gjithe vendimeve gjyqesore te ankimuara nga viktimat e tyre!
    Pas cdo vendimi gjyqesor te kunder ligjshem fshihet edhe korrupsioni dhe pa aftesia e gjyqtareve!
    Ketu te fillonte e jo tek verifikimi i pasurive te vetdeklaruara!
    Kur jane ndeshkuar shume gjyqtare dhe prokurore vetem me deklarimet e tyre te rezervuara,merret me mend se shume here me teper eshte vlera e fshehur e shumave korruptive te marra nga ata!
    Gjykuar ne kete sens mendoj se reforma ne drejtesi do te rezultoje e deshtuar!

  • Sa te keni Ramen,Ju do jua hani te tere,sovrani,sic ja keni ngrene per 6vjetet e fundit te Rames ne fuqi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *