Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca, po zhvillon një takim me kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha në selinë blu.
Takimi i diplomatit europian me Bashën vjen pas zyrtarizimit të koalicionit opozitar.
Përfaqësia e PD nënshkroi paktin me 10 pika fillimisht me republikanët e kryesuar nga Fatmir Mediu, më pas me Agron Dukën e PAA, Vangjel Dulen e PBDNJ, Nard Ndokën e PD, Dashamir Shehi të LZHK, Shpëtim Idrizin e PDIU dhe në fund me Monika Kryemadhin e LSI.
Në marrëveshje nënvizohet se partitë nënshkruese të këtij Koalicioni do të regjistrohen në zgjedhje vetëm pasi të jenë krijuar kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme. E për këtë rruga e vetme shihet formimi i një qeverie tranzitore me mandat të posaçëm.
Në marrëveshje theksohet se nuk do të lejohen zgjedhje farsë të organizuar nga qeveria e Edi Ramës. Qëndrimi që u theksua dhe prej Monika Kryemadhit dhe Lulzim Bashës.
l.h/ dita

Nuk e kuptoj pse i takojne akoma langaraqet e Pd Lsi.Ata jane askushi nuk kane mandat perfaqesimi refuzuan parlamentin.
Kamarieri jo se nuk te kupton.Po kamarieri ecen per gjate krismes te vijes se plasaritur te xhamit qe nuk ka nga te devijoje pa u thyer.Bashke me thyrjen shuhet dhe kjo mysybet parti e neveritshme e pluralizmes demokratike.