Soreca: Zbatimi i reformave, rruga që do ta integrojë Shqipërinë në BE

Edona Llukacaj

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca, përmes një postimi në rrjetin social Twitter këtë të premte shprehet se angazhimi i BE për integrimin e Shqipërisë mbetet i palëkundur.  Në të njëjtën kohë, ambasadori Soreca i bën thirrje politikës shqiptare të përqendrohet në reformat, si e vetmja mënyrë drejt destinacionit të saj europian.

Soreca shkruan: “Angazhimi i BE për integrimin e Shqipërisë mbetet i palëkundur. BE do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm rrugën evropiane të Shqipërisë, për të sjellë popullin shqiptar në familjen, që i përket. Autoritetet shqiptare duhet të vazhdojnë të përqendrohen në procesin e reformave, e vetmja rrugë që do ta çojë Shqipërinë drejt destinacionit të saj. Jo për BE, por për Shqipërinë dhe për të gjithë qytetarët e saj, për përparimin e vendit drejt standardeve më të larta sa i përket demokracisë dhe ligjit”.

e.ll./dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *