Miliarderi amerikan George Soros njoftoi sot në Wall Street Journal, për një kontribut, një investim me vlerë 500 milionë dollarë në favor të emigrantëve dhe refugjatëve, duke shpresuar që investime të tjera të pasojnë në funksion të këtij misioni.
“Vendosa të kontribuoj 500 milionë dollarë investime për nevoja specifike të emigrantëve, të refugjatëve dhe të komuniteteve pritëse”, shkruan financieri në të përditshmen ekonomike amerikane.
“Do të investoj në sektorin e teknologjive të reja, të shoqërive me një model ekonomik të veçantë, iniciativave sociale dhe aktiviteteve të themeluara nga vetë emigrantët dhe refugjatët”, u shpreh biznesmeni filantrop.
Soros u shpreh se është në kërkim të vizioneve të reja për të investuar në sektorë të ndryshëm, në mesin e së cilëve në teknologjinë dixhitale të fjalës së fundit.
