Më 23 tetor të vitit 2002 ekzaktësisht 15 vite më parë, 40 militantë çeçenë kishin hyrë në teatrin Dubrovka në Moskë dhe kishin mbajtur peng rreth 130 persona, duke kërkuar tërheqjen e trupave federale nga rajoni i Rusisë në Çeçeni.
Zyrtarët rusë thonë se 130 pengje të mbajtura kishin vdekur, dhe të gjithë militantët ishin vrarë pas 57 orësh përpjekje për të liruar pengjet.
Sot 15 vite më pas, në teatrin Dubrovka, në Moskë, janë mbledhur më shumë se 200 njerëz për të përkujtuar viktimat e tragjedisë së vitit 2002.
Shumica e pengjeve ishin vrarë nga gazi helmues i liruar nga autoritetet ruse në përpjekje për të rrëzuar militantët.
Të afërmit e viktimave kanë fajësuar qeverinë për fshehjen e rolit të tyre në vdekjen e të afërmve të tyre.
