Sot 5 raste të reja në 32 testime: Tre italianë, dy nga Kavaja

Ornela

Shkon në 64 numri i të prekurve me koronavirus në Shqipëri.

“Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico, informon mbi situatën e COVID-19 në Shqipëri

Ju bëj me dije se, në 24 orët e fundit janë testuar 32 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar:
Jane 5 raste të reja me COVID-19:
– 3 prej të cilëve shtetas Italian që ndodhen aktualisht në Shqipëri
– Një 80 vjeçar dhe nje 42-vjeçar nga Kavaja

Deri në këto momente testuar 697 janë raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 64 raste:

Tiranë 45 qytetarë
Durrës 5 qytetarë
Lushnje 2 qytetarë
Elbasan 2 qytetarë
Fier 6 qytetarë
Rrogozhinë 2 qytetarë
Kavajë 2 qytetar

Jane shënuar deri tani dy raste humbje jete

Ne Spitalin Infektiv ndodhen 32 paciente te shtruar.
3 pacientë janë në terapi intensive, por asnjëri prej tyre nuk është në respiracion të drejtuar. Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.

Jemi duke vijuar me testimin e rasteve të dyshuara, si element I rëndësishëm për ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit të infeksionit COVID-19.
Sikundër ju është bërë me dije nga Ministrja e Shëndetësisë, Instituti i Shëndetit Publik, ka marrë një tjetër sasi të konsiderueshme të testeve diagnostike për COVID-19.
Nga ana tjetër, për të siguruar suksesin e ndërprerjes së zinxhirit të transmetimit të infeksionit, qytetarët kanë një rol thelbësor.
Edhe një herë një lutje për qytetarët: Mos shkoni menjëherë në spital!
Telefononi 127 kur keni shenja të sëmundjes!
Pavarësisht masave të marra, e rëndësishme është izolimi social, masat e higjienës vetjake, që të frenojmë sa më shumë përhapjen e infeksionit. Mënyra më e mirë për të ndihmuar personelin shëndetësor dhe për të përballuar këtë situatë është që qytetarët të vijojnë të qëndrojnë në shtëpi”, njofton Ministria e Shëndetësisë.

o.j/dita

Share This Article
6 Comments
  • Zonja Fico,
    Ju jeni punonjese e shtetit shqiptar, prandaj simbolet fetare qe mbani nuk u lejohen. Shteti shqiptar eshte laik,por pergjegjesi kane edhe ataqe iu lejojne apo jane indiferente.

  • Mire o mire keto e mora vesh une se gripi Eshte semundje qe shfaqet ne dimer dmth me hemisferen veriore po ne te jugut cdo apo edhe atje ben dimer?Zakonisht caji I nxehte pihet ne dimer apo jo?

    • Ku e pe simbolin fetar ti Kureshtar, se ne kete desktop-in tim, une shikoj qe z.nja Fico ka nje varse, por se ç’ka ne fund te varses, nuk duket sepse ndodhet jashte kuadratit te fotos.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *