Sot afati i fundit kushtetues i Metës për të dekretuar Lleshin

Ornela

Afati Kushtetues i presidentit Ilir Meta për të dekretuar Sandër Lleshin ministër të Brendshëm, përfundon sot.

Kreu i shtetit duhet të vendosë këtë të premte nëse do të dekretojë ose jo propozimin e kryeministrit për pasues të Fatmir Xhafajt.

Një javë më parë kryeministri Edi Rama i ridërgoi presidentit emrin e Lleshit, pasi më herët Meta kishte refuzuar ta dekretonte pasi nuk kishte krijuar ende bindjen e plotë.

Pas ripropozimit të Ramës, presidenti Meta rinisi konsultimet me institucionet, ndërsa në një letër drejtuar kryeministrit, ministres së Mbrojtjes dhe kryetarit të Kuvendit, rendiste 14 pyetje për Sandër Lleshajn, duke këmbëngulur te statusi dhe karriera prej ushtaraku.

Sipas Report Tv, Ministria e Mbrojtjes e ka përfunduar dosjen për Lleshin, duke i dorëzuar presidentit përgjigjet e kërkuara.

Ndërsa përmes një letre drejtuar Metës të hënën, Sandër Lleshi shprehej se hiqte dorë nga karriera ushtarake dhe grada gjeneral.

Nga ana e tij, presidenti Meta u shpreh mbrëmjen e kaluar në një intervistë televizive se mbi rastin do të kishte një përgjigje institucionale e korrekte.

Aktualisht, Sandër Lleshaj është i komanduar si ministër.

 

o.j/dita

Share This Article
5 Comments
  • SANDER LLESHI DUHET TE SHKOJE PER LESH NUK DUHET TE DEKRETOHET!
    Jo per arsyet e mos dekretimit te pare po per shume arsye te tjera mbas ngjarjes se rende politike e antikushtetuese te nje kryeministri te pa pergjegjshem ne organizimin e ceremonive te tradhetise qe duhet ti kerkohet doreheqje….Per me shume neser

  • Letra e Lleshit derguar like leshit me porosi te Edvin preshit nje arsye me shume qe ky nuk duhet te jete minister i brendshem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *