Sot ndryshoi ora, akrepat shkojnë 60 minuta mbrapa

Ornela

Sot, akrepat e orës janë zhvendosur 60 minuta mbrapa. Në gjithë vendet e Europës, ora ndryshoi në të njëjtin çast, për të patur diell apo dritë një orë më shumë, deri më 29 mars të vitit 2020, kur të kthehet sërish ora verore.

Ndryshimi i njëtrajtshëm i orës në Europë filloi në vitin 1974, pas krizës së parë të naftës, në mënyrë që të shfrytëzonin më shumë dritën e diellit dhe të konsumonin më pak energji elektrike.

Ndryshimi i sivjetshëm mund të jetë i fundit në histori, pasi Komisioni Europian ka planifikuar të heq dorë nga ndryshimi i orës, kurse viti pritet të vendoset pas vendimit të 28 shteteve anëtare të BE.

Ndryshimi i orës mund të shkaktojë stres dhe trupit i duhet pak kohë të mësohet me rregullin e ri.

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *