Sot Asambleja e PS, analizohen 100 ditët e para të qeverisjes

Ornela

Në mbledhjen e paralajmëruar prej ditësh të Asamblesë së Partisë Socialiste që pritet të mbahet ditën e sotme është parashikuar të bëhet një analizë e qeverisjes së socialistëve në 100 ditët e para, por dhe prioritetet që do të ketë qeveria për vitin 2018.

Ministrat e qeverisë “Rama2”, do të bëjnë bilancin e realizimit të objektivave që prezantuan tre muaj më parë në asamblenë e 7 tetorit 2017.

Kjo është analiza e parë që qeveria bën për qeverisjen e saj e vetme, ndërsa pjesë të saj ka dhe bashkëqeverisjen me qytetarët.

Siç është lajmëruar ditë më parë sekretariati ekzekutiv do të pësojë ndryshime. Pritet të ketë emërtime të reja të sekretarëve, duke ndryshuar dhe funksionin e tyre.

Aktualisht 8 sekretarët e PS janë Bashkim Fino, Alfred Peza, Musa Ulqini, Stefan Çipa, Elisa Spiropali, Blerina Gjylameti, Ilir beqaj, dhe Taulant Balla, i cili prej muajsh mban postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Socialiste.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *