Mblidhet paraditen e sotme Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste.
Në rend të ditës janë disa çështje që lidhen me organizmin e kësaj force politike përpara zgjedhjeve lokale të vitit të ardhshëm.
Anëtarët e Asamblesë do të miratojnë një plan pune deri në zgjedhje. Një moment i rëndësishëm pritet të jetë fjala e kryeministrit Edi Rama.
Pak ditë më parë, socialistët zhvilluan edhe një mbledhje maratonë të kryesisë, pas së cilës Rama nuk hodhi poshtë edhe mundësinë e ndryshimeve në qeveri.
Rama tha se do të merrte vendime të menduara mirë në kohën e duhur.
Mbetet për t’u parë sot nëse do të ketë ndryshime në kabinetin qeveritar.
o.j/dita
Ta gezosh te tretin mandat o shqiptari me i madh i vendit qe po ja del edhe ne mes te hienave…
Cili millionere do zgedhim tash qe te kujdeset per fukarenjt partise socialiste?
Sa vajti thesi i miellit tash?
Eshte shtrenjtuar,se nafta,taxa e rruges, shkolla po kushtojne shume,pra sot duhet shume thas mielli per nje vote, shume ma shume..se ku popull nuk po kupton me veshtiresit e kapitalistave tone edhe mundimet e tyre per regulimet macroekonomike te botes, po kerkon vetem te mbushe barkun per veti. Ah popull i poshter ,qe nuk kenaqet me me nje thes mielli…