Sot diell dhe temperatura deri në 25 gradë

Ornela

Sipas MeteoAlb zhvillimi i një qëndre anticiklonar në rajonin e mesdheut vijon të diktojë prej ditësh në vendin tonë kushtet e motit. Për pasojë kthjellime dhe kalime të pakta vranësirash do të jenë mbizotëruese në të gjithë territorin.

Por në intervale të shkurtra kohore pritet që vranësirat të bëhen më të dukshme përgjatë kufirit Lindor.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 5°C deri në 25°C.

Era do të fryjë kryesisht e lehtë me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Jugor Jugperëndimor duke sjell në det dallgëzim 2 ballë.

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *