Sot Dita Botërore e Ujit

Elton Tafaruci

Uji është një ndër burimet më të rëndeësishme në Tokë, ndaj edhe 22 Marsi njihet në botë edhe si Dita Botërore e Ujit dhe pasurive ujore. Kjo u vendos në Konferencën e Kombeve të Bashkuara për uijin, e cila u mbajt në vitin 1977 në Mar del Plata të Argjentinës.

Pas Konferencës së Kombeve të Bashkuara për Mjedisin dhe Zhvillimin në Rio De Janeiro, Asambleja e Përgjithshme e OKB me rezolutën e 22 shkurtit 1993, vendosi që 22 marsi çdo viti të shënohet si Dita Botërore e Ujit, dhe se atë ditë, në tërë botë, veçanërisht të tërhiqet vëmendja mbi problemet që lidhen me ujin dhe pasurive ujore, me kusht që çdo vit të festohet me moto të ndryshme.

Për shembull, në vitin 1995 u shënua me moton: “Gratë dhe uji”, 2004: “Uji dhe Fatkeqësitë”, në 2007: “Si të merren me mungesën eujit”.

Çdo ditë, një familje mesatare shpenzon rreth 50 litra ujë për tualet, një në gjashtë njerëz në Tokë nuk i ka 20-50 litra ujë të freskët për pirje, dhe çdo ditë nga pasojat e mungesës së ujit vdesin 3.800 fëmijë.

Sipas vlerësimeve, 1.1 miliardë njerëz nuk kanë qasje në ujë të pijshëm dhe 2.4 miliardë jentojnë pa higjenës themelore. /E.T

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *