Sot Dita e Dëshmorëve: Monumentalisht madhështorë!

J L

Xhevdet Shehu

 

Padyshim që monumenti Nënë Shqipëri, i cili lartësohet në një pikë dominuese të kryeqytetit është nga më të bukurit që kemi në vend dhe që prej dekadash është kthyer në simbol të veprës sublime të dëshmorëve të atdheut dhe të gjakut të derdhur për liri. Monumenti i realizuar mjeshtërisht dhe maksimalisht artistikisht nga Kristaq Rama, Muntaz Dhrami dhe Shaban Hadëri është madhështor dhe impresionues, sikurse ishte në të vërtetë akti sublim i atyre që ranë në altarin e lirisë së atdheut.

E nisa shkrimin e kësaj dite nga një objekt. Nga një monument. Sot është një ditë e shenjtë dhe ky ishte synimi. Sot është Dita e Dëshmorëve dhe unë sikurse kam thirrur gjithë jetën time, thërras sot më shumë se kurrë:

LAVDI!

Monumenti i artistëve të mëdhenj është mishërim i asaj që ndjen çdo shqiptar në këtë ditë. Unë jam një nga shqiptarët që sa më prek akti i heronjve që dhanë jetën për këtë vend, aq edhe më trondit vepra që përjetëson lavdinë e tyre!

Lavdi dëshmorëve të Atdheut! Jam tejet i sinqertë kur e shqiptoj këtë frazë, ndërsa sytë më janë mbushur me lotë. Nuka kam nevojë të ma dëshmojë këtë. Ajo që dua t’u them sot gjithë miqve të mij antifashistë është pikërisht kjo:

Është e vetmja frazë që mund të shqiptohet sot nga të gjithë shqiptarët që e quajnë veten shqiptarë! Dëshmorët e atdheut janë identeti ynë. Janë ata, pa jemi ne!

5 Maji është një datë e rëndësishme historike për shqiptarët, pasi përkujtohen Dëshmorët e Kombit.

Në Ditën e Dëshmorëve të Kombit janë të shumtë emrat e të gjitha kohërave që kujtohen me mirënjohje jo vetëm për vlerat e përjetshme dhe kontributin që dhanë për çlirimin e vendit për një të ardhme më të mirë, por edhe të gjithë ata që sakrifikuan jetën e tyre për liri, demokraci, të drejtat e njeriut dhe dinjitetin e çdo shqiptari.

Dita e Dëshmorëve e ka origjinën në 5 maj 1942, kur u vra Qemal Stafa, një komunist idealist i papërsëritshëm në historinë tonë, i cili me veprimtarinë e tij u kthye në simbol të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare. Qemal Stafa është pak a shumë një mishërim i Spartakut të mitologjisë. Ishte komunist? Po! Ishte 20 vjeç! Ishte idealist dhe mbase më tejet largpamës se shumë bashkëkohës të shoqërisë së sotme shqiptare. Besoi në një ideologji dhe në një doktrinë. Po pse të quhet ky një mëkat? Pse duhet të besojmë të kundërtët e Qemal Stafës?

Ky fakt nuk e zbeh aspak rëndësinë e kësaj date simbol. Përkundrazi! Na bën të meditojmë edhe më thellë mbi të vërtetat historike dhe na ndërgjegjëson më shumë në mbrojtje të vlerave të asaj lufte të pashembullt në historinë tonë kombëtare.

Ata, Dëshmorët, kanë qenë dhe do të mbeten monumentalisht madhështorë. Sidomos në tri dekadat e fundit dëshmorët dhe veteranët e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare kanë shkëlqyer edhe më shumë me heroizmin e tyre, duke dëshmuar se ishin dhe mbene brezi i idealistëve më të mëdhenj të këtij vendi.

Sepse pas vitit 1990 jemi ndeshur me një revanshizëm të egër nga ish-kolaboracionistët me pushtuesit gjatë Luftës së Dytë Botërore. Është bërë një përpjekje e hatashme për ta kthyer përmbys historinë, për të përbaltur Luftën Antifashiste dhe dëshmorët e saj, janë dhunuar memoralet e asaj lufte të lavdishme, bustet dhe statujat e dëshmorëve dhe heronjve, janë dhunuar varrezat e Dëshmorëve. Falangat neofashiste janë mbështetur në këtë ndërmarrje antihistorike nga forca të caktuar politike, të cilat shqiptarët i dinë fare mirë se çfarë përfaqësojnë dhe çfarë synojnë.

Organizata Kombëtare e Veteranëve të LANÇ-it dhe ajo për Dëshmorët e Atdheut, janë vënë në ballë të luftës dhe përpjekjeve për ta ndalur dorën revanshiste, për të mbajtur lart dhe të panjollosur Luftën Antifashiste dhe gjakun e 28 mijë Dëshmorëve të Atdheut, duke e konsideruar këtë një mision të shenjtë historik.

Kryetari i Organizatës Kombëtare për Dëshmorët e Atdheut, Gjergj Velo, më tha dje në prag të këtij 5 Maji:

– Do ta përkojmë Ditën e Dëshmorëve si një obligim të brezave ndaj atyre djemve dhe vajzave që derdhën gjakun për lirinë e Atdheut. Të rinjtë e sotëm e kanë të vështirë ta marrin me mend se sa e rëndësishme është kjo datë në historinë tonë kombëtare. Sepse në këto vite është ndërmarrë një fushatë e tmerrshme për të përmbysur historinë, për të zbritur heronjtë nga piedestalet dhe për të ngjitur antiheronjtë. Është hedhur një baltë e pambarimtë mbi Luftën tonë Antifashiste Nacionalçlirimtare dhe mbi gjakun e 28 mijë dëshmorëve. Ishte kjo situatë e paimagjinueshme që ngjalli revoltë dhe na detyroi të themelonim një Organizatë të veçantë për të mbrojtur gjakun e dëshmorëve dhe sakrificën sublime të tyre. Organizata jonë qysh në themelim e deri sot, edhe në vazhdimësi do të qëndrojë në ballë të luftës për mbrojtjen e vlerave që na krijoi gjaku i dëshmorëve. Askush nuk do të guxojë të errësojë epopenë e lavdishme të djemve dhe vajzave të Shqipërisë që bënë sakrificën sublime për lirinë dhe pavarësinë e Shqipërisë!

***

Sot është një ditë e shenjtë! Le të përulemi me respektin më të thellë sot para kujtimit të atyre që dhanë jetën për këtë atdhe që gëzojmë dhe para atyre që luftuan dhe jetuan deri në ditët e sotme! Historia që ata shkruan është e papërsëritshme. Ata ishin të jashtëzakonshëm! Shishin dhe do të mbeten heronj në jetë të jetëve. Lavdia iu përket atyre! Prandaj dhe në këtë ditë të shënuar për të gjithë ata që me dhënien e jetës na shenjtëruan edhe ne, shqiptoj maksimalisht vetëm një fjalë:

LAVDI!

 

Share This Article
12 Comments
  • Lavdi perjete herojve ,qe can erresiren dhe u flijuan per te na sjelle lirine dhe driten!

  • Sec ka nje ngaterrese tek komentuesit dhe artikujt ! Vertete eshte 5 Maj qe lidhet me renien e Qemal Stafes por nuk eshte Dite e Deshmorve te luftes se dyte !?(kjo mund te jete 29 nentori) Eshte Dita e Deshmorve te Kombit, atyre te Pavaresise , deshmoreve ne lufte kunder serbve dhe grekeve, deshmoret e rrethimit te shkodres ne 1912 kunder malazezve, deshmoret e luftes se Vlores ne 1920 Te luftes se pare boterore ,,te 7 prillit 1939 ,te luftes se dyte boterore , te luftes se Kosoves, te renet ne misione paqerueetje etj .Ja sot “Kozi” u pershendet me miqte pasardhes te luftes se Vlores se 1920 si dhe me kujtimin e heroit Shaban Polluzha ne Kosove qe ne 1945 qendroj me arme kunder partizanve te Titos, partizanve te Fadil Hoxhes dhe kunder partizanve shqiptare te Enver Hoxhes……tung

  • Ky Gjergj Velo nuk duhet te jete kryetar i organizates se deshmoreve,sepse as e ka cfare koken,qe te ngrihej nje memorial ne Prishtine per nder te 650 deshgmoreve te Ushtrise Nacional Clirimtare rene ne lufte per clirimin e trojeve shqiptare ne ish Jugosllavi!
    Heshtja e tij tregoin se edhe ai e quan luften e tyre sikur u be ne ndihme te Titos dhe kunder shqiptareve atje!
    Turpi i mbulofte keta sharlatane!

  • Ky Gjergj Velo nuk duhet te jete kryetar i organizates se deshmoreve,sepse as e ka cfare koken,qe te ngrihej nje memorial ne Prishtine per nder te 650 deshgmoreve te Ushtrise Nacional Clirimtare rene ne lufte per clirimin e trojeve shqiptare ne ish Jugosllavi!
    Heshtja e tij tregon se edhe ai e quan luften e tyre sikur u be ne ndihme te Titos dhe kunder shqiptareve atje!
    Turpi i mbulofte keta sharlatane!

  • Ky Gjergj Velo nuk duhet te jete kryetar i organizates se deshmoreve,sepse as e ka cfare koken,qe te ngrihej nje memorial ne Prishtine per nder te 650 deshmoreve te Ushtrise Nacional Clirimtare rene ne lufte per clirimin e trojeve shqiptare ne ish Jugosllavi!
    Heshtja e tij tregon se edhe ai e quan luften e tyre sikur u be ne ndihme te Titos dhe kunder shqiptareve atje!
    Turpi i mbulofte keta sharlatane!

  • Ky Gjergj Velo nuk duhet te jete kryetar i organizates se deshmoreve,sepse as e ka care koken,qe te ngrihej nje memorial ne Prishtine per nder te 650 deshmoreve te Ushtrise Nacional Clirimtare rene ne lufte per clirimin e trojeve shqiptare ne ish Jugosllavi!
    Heshtja e tij tregon se edhe ai e quan luften e tyre sikur u be ne ndihme te Titos dhe kunder shqiptareve atje!
    Turpi i mbulofte keta sharlatane!

    • Data 29 Nentor 1944 ne Shqiperi eshte kremtuar si dite e clirimit ndersa ne Kosove e tokat tjera shqiptare konsiderohet si dita e ripushtimit serb ! tung

      • Ne Kosove le ta festojne 29 nentorin 1944 si te duan,sepse kosovaret edhe pushtuesit fashiste italiane i priten me lule dhe valle,ndersa ne Shqiperi i pritem me pushke!
        Ndersa ne Shqiperi populli shqiptar nen drejtimin e PKSH formoi Ushtrine Nacional Clirimtare,qe luftoi kunder pushtuesve nazi-fashiste,ne Kosove bene te kunderten:Formuan divizionin NAZIST “Scanderbeg”,ne sherbim te pushtuesve dhe kur hyne ne lufte per clirimin e trojeve shqiptare ne ish Jugosllavi Ushtria Nacional Clirimtare e Shgqiperise,ndihmuan qe te krijoheshin per here te pare brigadat partizane me kosovare,sepse deri atehere Tito nuk i kishte lejuar kosovaret te luftonin vecas>
        Dhe ne fund te luftes brigadat partizane me kosovare arriten te kene rreth 70 mije partizane,por as sot nuk i ze njeri me goje,sepse ata qe qeverisin Kosoven jane pjella te atyre qe formuan divizionin nazist!
        Kete uurejtje antishqiptare kosovaret e tregojne edhe sot,kur nuk kane ngritur asnje memorial ne nderim te 650 deshmoreve partizane te UNCL,qe dhane jeten per clirimin e tyre!
        Se sa luftuan partizanet shqiptare ne ish Jugosllavi ma ka treguar babai im i ndjere,ish partizan ne Brigaden 22 Sulmuese!

  • Tashti duhet ndare 5 Maji nga vorrezat e deshmoreve ne Tirane se atje ka dhe shume te tjere sot qe te mos felliqim gojen.

  • Pse o njerez *te mire*- nuk ma vini Komentin per kete dite te shenuar te DESHMOREVE?! … me ju ngysem e gdhihem…se ndiej zerin e ATDHEUT?!
    85 vjecari- Dh Xhoga(Guri Naimit D(Toronto).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *