Dita e sotme shënon afatin e fundit për partitë politike që duan të garojnë në zgjedhjet lokale të 30 Qershorit.
Aktualisht ne KQZ janë regjistruar 25 parti politike të majta e të djathta, mes të cilave dhe disa forca qe kanë qenë pjese e koalicioneve zgjedhor me Partinë Demokratike.
Në mbledhjen e sotme të KQZ-së është parashikuar edhe regjistrimi i 9 partive të tjera mes të cilave Libra, Zgjidhja, e Fryma e Re Demokratike.
Partia Demokratike dhe aleatet e saj kanë vendosur të mos jenë pjesë e garës derisa sipas tyre të garantohen zgjedhjet e lira.
o.j/dita
