Sot Dita Ndërkombëtare e Nelson Mandelës. Një ndodhi nga jeta e tij: Të gjithë marrin atë që nuk kanë

entela

 

Nelson Mandela, ish-presidenti i Afrikës së Jugut, i cili luftoi për të drejtat e njeriut, dinjitetin dhe lirinë do të festonte sot ditëlindjen e 103-të.

Që prej vitit 2009, Kombet e Bashkuara e shpallën 18 korrikun ndërkombëtarisht si ‘Dita e Nelson Mandela’. Nelson Mandela, ish-Presidenti i Afrikës së Jugut, lindi 1918-ën.  Ai ishte një avokat i flaktë i lirisë, drejtësisë dhe të drejtave të njeriut për shumë dekada, dhe ai mori çmimin Nobel për Paqen 1993.

Më poshtë ilustrohet një rast i vërtetë që është shkëputur nga jeta e Mandelës dhe tregon karakterin e tij të veçantë.

Dialogu dhe mesazhi është interesante dhe ne po e ndajmë me ju.

Nelson Mandela ishte student, një profesor me mbiemrin Peters nuk e kishte fare qejf. Një ditë, Z. Peters po hante drekë në mensë, kur Mandela erdhi me tabakanë e tij dhe u ul ngjitur me profesorin, ai i tha: “Z. Mandela, ju nuk e kuptoni, një derr dhe një zog nuk ulen kurrë bashkë për të ngrënë.”

Mandela iu përgjigj me qetësi: “Mos u shqetësoni profesor, unë do të fluturoj larg,” dhe shkoi të ulem në një tavolinë tjetër.

Z. Peters i skuqur nga inati, vendosi të hakmerrej. Të nesërmen në klasë ai bëri këtë pyetje: “Z. Mandela, nëse do të ishit duke ecur në rrugë, dhe do gjenit një pako, dhe brenda saj ka një çantë më dije, dhe një tjetër me para, cilën do të zgjidhnit?”

Pa hezituar Mandela u përgjigj, “Atë me para, sigurisht”. Z. Peters, duke buzëqeshur, u përgjigj: “ Unë në vendin tënd do të kisha marrë atë me dije”.

Nelson Mandela ngriti shpatullat dhe u përgjigj: “Të gjithë marrin atë që nuk kanë”.

Z. Peters në këtë pikë e kishte humbur toruan. Kaq i madh ishte zemërimi i tij, sa në fletën e provimit të Mandelës shkroi fjalën “IDIOT” dhe ia dha Mandelës.

Mandela mori fletën e provimit dhe u ul në bankën e tij dukë u përpjekur të ruante qetësinë, ndërsa mendonte lëvizjen e tij të radhës. Disa minuta më vonë, Nelson Mandela u ngrit, shkoi te profesori dhe i tha më një ton shumë të denjë e të sjellshëm: “Z. Peters, e keni firmosur fletën e provimit, por nuk më keni dhënë një notë”.

e.r/dita

Share This Article
5 Comments
    • Shkruhet “ Sot Dita Ndërkombëtare e Nelson Mandeles” dhe jo “ Sot Dita Ndërkombëtare e Nelson Mandela”

  • Sikure ta kishim pasure nje Mandel ne fillesat e Demokracise.?
    Sa mire do te ishte per ne shqiptaret.
    Besoi te gjith e dijen Nenson mandela perse mori cmimin Nobel.!
    Ai Cmimin nobel e mopri se kure doli nga burgu pas 28 vjetve, beri nje histori te madhe.
    Mandela nuk u hakmerre ndaj kryetari te shteti Afrikan (Amerikan) ase nuk e vrau ase nuk e la pa pune pore e mbajti Nenkryetar te Kongresit Afriken.
    E pra ne keto kushte ai mori Cmimin Nobel.
    Sikure ta kishim Mandelen ne shqiptaret do te kishim shume avantazhe te medha.
    Ne radhe te pare nuk do te shktarroheshin te gjith ato ndertime pesdhjet vjecare nen masken se i nderooti rregjimi Komuniste,
    Nuk do te huqeshin nga puna kuadrot me te fort qe ben diga hidrocentralesh e ura te kalibrit Evropian.
    Pra ata u hoqen dhe zevensuarn me kuadro mediaoker te cilet nuk dini ti jepni uje ase gomarit.
    Pra sote shqiperia do te ishte zvicerr,

  • Po te te mos ishte Mandela ne Afriken e jugut por ne Shqiperine “demokratike” te Sali Beishes nuk do te arrinte te jetonte aq gjate.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *