Festa e Ujit të Bekuar është festuar dje nga besimtarët ortodoksë. Në Berat, ku tradicionalisht kryhet riti i hedhjes së kryqit në ujërat e lumti Osum, dje u hodhën dhjetëra të rinj për ta nxjerrë. Por më fatlumi ishte një djalë i besimit mysliman.
Edmond Gjeçi, thotë sot për gazetën “Shqip” se është i indinjuar, pasi sipas tij mitropolia bën diferencime, sepse i ka dhënë atij një shpërblim më të vogël sesa jep zakonisht.
34-vjeçari thotë se pas nxjerrjes së kryqit nga uji nuk është lejuar që sipas traditës të trokasë derë më derë me të në dorë. Gjithashtu edhe shuma shpërblyese është vetëm 5 mijë lekë, kjo për shkak se ai është mysliman.
“Mitropolia po bën dallime fetare mes qytetarëve të Beratit. E them këtë, pasi shumat e parave të dhëna për personin që nxjerr kryqin nga uji kanë qenë shumë herë më të mëdha se ajo që më dhanë mua. Madje ata nuk më lejuan të trokas derë më derë për të marrë falenderimet e qytetarëve”, citohet në gazetën Shqip Edmond Gjeçi.
Dita e Ujit të Bekuar. Në Berat, kryqin e nxjerr një mysliman
Besimtarët ortodoksë në mbarë vendin festojnë Ditën e Ujit të Bekuar. 6 janari njihet ndryshe si dita e kryqit në ujë, një rit fetar që besimtarët ortodoksë e praktikojnë në ujërat e lumenjve. Pas hedhjes së kryqit, në ujë hidhen disa të rinj dhe ai që e gjen atë mund ta konsiderojë vitin si më fatlumin e jetës së tyre.
Në Berat, një ndër qytetet ku ky rit kryhet çdo vit, festimet kanë kulmuar pranë urës së Goricës, ku kryqi është hedhur në ujërat e Osumit. Por ndryshe nga herët e tjera, këtë vit kryqi është nxjerrë nga uji nga një i ri mysliman, i cili më ka marrë edhe bekimin e priftit.
Dita e Ujit të Bekuar njihet ndryshe si Dita e Shën Trinisë, dita kur Krishti 33-vjeçar u oagëzua në ujërat e lumit Jordan nga Gjon Pagëzori. Në këtë pagëzim, Krishti shpalosi edhe pikat kryesore të besimit të krishterë: Ati, Biri dhe Shpirti i Shenjtë.
oh i lumte ketij trimi