Sot, dita më e gjatë e vitit, kuriozitete për solsticin veror

DITA Online

Sot, 21 qershor, celebrohet solstici veror, shenja e parë zyrtare e verës astronomike.

Sot, për nga orët e dritës, është dita më e gjatë e vitit. Po ju sjellim më poshtë disa kuriozitete të kësaj dite të veçantë.

1- Çfarë do të thotë saktësisht? Nga pikëpamja astronomike, solstici, (nga latinishtja sol-diell dhe sister- të ndalesh) është momenti kur dielli arrin pikën e tij maksimale të dritës. Dielli kulmon në zenith, në pikën më të lartë të horizontit.

2- Përse data e solsticit nuk është gjithmonë e njëjta? Momenti i solsticit vonon rreth 6 orë, vit pas viti, për shkak të ekuinokseve dhe kthehet artificialisht në pikën e nisjes, çdo katër vite.

3- Këtë vit, solstici rastis të jetë gjatë muajit të Ramazanit i cili mbaron në 24 qershor.

4- Nuk është dita më e gjatë në tokë. Vetëm solstici i verës së vitit 1912 ka qenë dita me më shumë orë dritë në tokë.

5 – Fjala solstic vjen nga fjala latine “solstitium” që do të thotë dielli ka ndalur.

6- Emri i zakonshëm i këtij fenomeni përdoret në mesin e paganëve, “Litha”. Në këtë ditë, me qindra paganë, por edhe të tjerë mblidhen në Stonehenge, për të parë lindjen e diellit në mëngjes.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *