More popull, a e njeh?
A e njeh Kreshnik Spahiun?
Ky do hyjë në epope,
Se do arrestojë Saliun!
E pangjara do të ngjajë,
Edhe kurrë nuk do harrohet,
Pikërisht sot më 1 Maj,
Sal Bërisha arrestohet…
Si e qysh ne nuk e dimë,
Kot e shtrydhim mendje-mjerën,
Po garant kemi Spahinë,
Që Salës do t’i mbyllë derën!
Humori në këmbë na mban,
Vete gjuha tek dhëmballa,
Pyes Nikun në e ka,
Një fletë-arresti nga Llalla?!
Po kam të drejtë edhe unë,
I shqetësuar pak të jem,
S’e di si do vejë kjo punë,
Si do zgjidhet ky problem!
Me Saliun e vërtetë,
Gjë s’do ndodhi-kurrsesi,
AK-ja duhet të ketë,
Si rezervë një sozi!
Mund të marri Agron Llakën,
Ta ujdisi si Saliu,
Pastaj fjalëve t’u vërë flakën,
Kapedan Kreshnik Spahiu!
T’i qaset Agronit pranë,
Jo Saliut, po sozisë,
T’i thotë prangat për ty janë,
Në emër të drejtësisë!
S’qaset asnjë lloj rreziku,
Goni do jetë i paguar,
Ndaj dhe mundet që Kreshniku,
Ta karfosë këmbë e duar!
Ta përplasi tek furgoni,
Ta dërgojë në polici,
Është Saliu apo Goni,
S’do kuptojë asnjeri!
Vetëm ky do jetë shpëtimi,
I AK-së dhe Spahiut,
Mos dështojë prap’ arrestimi,
I Kryeministër Saliut!
Te lumte dora o zoti Duka,kjo kohe eshte e arte per penen tende.
Iku Prilli erdhi Maji,
nje avaz Kreshniku ka
do ja arrestojm Sal Berishes
do ta bejme pasterma
Shkoj si kapadai
prap n’Kyreministri.
hapi qesken futi mune
qi kish lan Buça Sali
O Kresho te zente tenja
telendise nji Parti
Se kuptoj Myslym Pashajn
qi te vjen nga mbrapa ty.
I nderuar Poet!
Vdiq perfundimisht ai brez qe dinte ti delte te Keqes perpara!
Vdiq me antifashistet shqiptare qe moren armet te vetdishem se do lanin me gjak truallin arberor dhe do groposnin te Keqen!
Tan vendi eshte mbushur me
M a s h t r u s,
L l a f a z a n e,
K u s a r e,
S p i u n ë,
D a l l a v e r e x h i n j !….
Njerzit e ndershem kane mbetur ne minorance!
T r i m a t ose e kane lënë Atdheun per te siguruar jetesen,
Ose jane tkurrur dhe nuk dine si te organizohen!
Ju , i nderuar Poet beni mire qe e demaskoni faren e Mashtrusve, si ky Kreshniku!
Kreshniku veshi pendet e Shqiponjes, por i rane shpejt pendet!
Tani , pas ketyre Genjeshtrave, në se ka nje fije karakteri, te mos dale më ne Publik!
Por, desha te theksoj ketu se nuk eshte aq. Shume faji i Kreshnikve, Xhuveleve, Kaçve, Dogjanve, Metve, e te tjere lamashve pa fund….
Ata jane vezet e Gjarprit!….
Po nuk iu shtyp koka Gjarprit, ai do te pjelle gjithnje veze…. Dhe nga ato do dalin gjithnje Kreshnikë, Metë, Dogjane, Xhuvele, Kaç te zinj….
Shpresuam shume ne nje ndryshim demokratik te qeverive!….
Por, me sa duket, demokracia ne Shqiperi dashka shume kohe qe te vije….
Vetem te jesh naiv, te shpresosh se do leshoje Pushtetin paqesisht, me vota Dinosauri i Krimit dhe Hajduterise, kur ka ne dore te gjitha pushtetet !
Tani, pas shume vjetesh, mund te thuash me saktesi se pa permbysur me force Spiunet e Ramiz Jagos, pa u shtypur koken, Berishve , Nanove, Metave, Zhelefinave, Kaçove te zinj zor se mund te besosh, ne Pranveren Shqiptare te Demokracise!
Arben Duka, te uroj suksese ne krijimtarine tende dhe shendet e çfare te do zemra!
Ti po e kryen detyren tende ne menyren me te mire te mundshme!
Per vjershen e zotit Arben Duka nukdo te komentoj,sepse,e bera nje koment pardje dhe ma censuruan. Komenti ishte teresisht brenda etikes.Dhe ,eshte tejet e cuditshme qe, ndersa moderatoret lejojne komentet me fyerje dhe sharje rrugacerore te lloj lloj rrugecerve,censurojne komentet e mia etike! Cfare ironie !
Sot u zhvillua nje tubim i AK-se.Bojkot pothuaj total nga mediat.Bojkot si nga mediat e qeverise ashtu edhe nga ato te opozites. Dmth mediat e Berishes dhe mediat e Rames nuk transmetojne aktivitetet normale te nje partie si AK-ja.Berisha dhe Rama jane bere bashke kunder Spahiut dhe AK-se…
O shqiptare ,o njerez , e kuptoni se me cfare qenef-politike kemi te bejme?
O shqiptare,o njerez , e kuptoni se me cfare qenef-gazetarie kemi te bejme?
O shqiptare,o njerez, e kuptoni se me cfare sojsezesh,zuzaresh,zagaresh e mercenaresh te te dyja paleve kemi te bejme?
Shume analiste,opinioniste,gazetare te njohur ne vend,jane ankuar dhe ankohen per mungesen e lirise se medias ne Shqiperi.Te gjithe keta rrufjane,te gjithe keto pehlivane jane prane opozites padyshim. Atehere si kane goje keta qe ankohen,kur bojkotojne aktivitetin e nje partie aq me teper kur kjo eshte vete opozitare?!
O njerez ,ku keni degjuar kesolloj cudirash,pervecse ne kete vend?
Robi, mos u murzit, mbase ishe mesuar qe e promovonin deri diku kete tocin, per kunderpeshe te nacionalizmit absurd te Berishes, dmth te merrte ca vota idiotesh, per nje qellim urgjent, heqjen e kafshes nga ky popull. Kur toci Spahi u ngrefos, dhe vendosi te beje dicka kunder hallit opozitar, te beje hesapet vete, meqe doli si alternative e forte…(cmenduri ta mendosh kete qenie si alternative reformuese ne politike). Pra halli i Saliut i beri mediat te promovojne (me rezerva, sidoqofte) kete iniciative te dyshimte. Tani Spahiu nxorri shpaten, bujrum ta provoje veten, ne fund te fundit akoma nuk eshte parti parlamentare, qe te pretendoje vemendje kaq te vecante…as dihet se sa elektorat perfaqeson. Me sakte eshte te thuash qe gabim (tani po duket) qe promovimi, jo indiferenca ndaj ketij vemjeje…
“Aleanca e qelbesirave” me Rama-Meten ne krye jane mese te sigurte qe me 23 qershor do te vijne ne pushtet, cka do te thote qe ata nuk e konsiderojne me veten nje minorance,nje opozite,por,praktikisht nje force ,e cila per pune ditesh do te marre pushtetin.
Nga ana tjeter,kemi poziten apo mazhorancen e Berishes e cila eshte ,tani per tani,ne pushtet.
Te gjitha partite e tjera jane grupuar rreth ketyre dyjave ne koalicionet perkatese: ne ate te “qelbesirave” (sipas Muc Nanos) dhe ne ate Berishian.
Jane vetem dy parti qe do te garojne te vetme,jashte koalicioneve te plehrave dhe qelbesirave:Aleanca kuq e Zi dhe FRD.
Ne fakt FRD eshte tejet anemike dhe “elitare” ne anemizmin e vet,ndersa,AK-ja eshte nje parti qe po ben me te vertete nje opozite reale,qe po mobilizon njerez ,sidomos te nga ata te pavendosurit,te ashtuquajturit e “zones gri”.
Pikerisht,per kete arsye,kunder AK-se eshte leshuar si lukuni cakejsh,zagaresh,pothuaj e tere klasa politike shqiptare.
Pikerisht,per kete arsye,kunder AK-se, jane bere bashke si kurre me pare Edi Rama me Sali Berishen( cudi apo jo!?)…
Pikerisht,per kete arsye,si kurre me pare ,me editoriale dhe artikuj te shumte ,jane leshuar kunder AK-se dhe lidershipit te saj ,shume analiste,opinioniste,gazetare e lloj lloj mercenari mediatik,politik etj etj .
Nje shembull: E.Zaloshnja, promovuesi i zellshem i AK-se deri para aleances se qelbet me Meten e 21 janarit, sot eshte kthyer ne lincuesin kryesor te saj … a ka paburreri me te madhe sesa kjo?!Padyshim qe jo.Ne fakt eshte poshtersi .
Shkurt,pothuaj te gjithe ,politikane dhe opinioniste, pushtetare dhe opozitare (me demek), PD-ja me PS-ne dhe satelitet e tyre,televizionet dhe gazetat kryesore ,pra te gjitha qelbesirat e ketij vendi jane bere bashke per t’i bere luften e shenjte Aleances Kuq e Zi!
Dhe,keta palaco kujtojne se shqiptaret jane te gjithe njesoj,si ata,apo si keta qe ju vene si zagare pas; harrojne se ka edhe shume e shume shqiptare te ndershem qe i’u vjen ndot nga ky qenef gjigand propagandistik qe i serviret popullit per ta mashtruar; harrojne se per shume e shume shqiptare te ndershem,dy partite kryesore jane,sic thote intelektuali F.Lubonja, dy banda qe luftojne per pushtet.
Jane pikerisht ,keto dy banda (PD+PS) ,te cilat, te frikesuara nga opozitarizmi i vertete i Aleances Kuq e Zi,jane bere bashke si kurre me pare per te shkermoqur nje parti tjeter.
Tashme,koloneli i famshem Myslym Pashaj, qe mbrojti kufijte detare,nuk ka vetem dy kundershtare( Sali Berishen dhe Ilir Meten) por edhe nje tjeter:Edi Ramen ,i cili ka urdheruar ,jo vetem bojkot total ndaj aktiviteteve te partise se zotit Myslym Pashaj,por edhe lincim publik te kesaj partie dhe politikaneve te saj nga kopeja e zuzareve dhe mercenareve mediatike.
Shume gjera po qartesohen diteve te fundit,dhe po shikojme se kush jane opozitaret e vertete dhe kush jane mashtruesit e felliqur qe po tallen me nje popull te tere.Flm per mirekuptimin.
E GJITHE SHQIPERIA E E NDERSHME DHE PATRIOTE NDJEHET KRENARE ME POETIN E MADH “ARBEN DUKA” QE NE POEME KA HEDHUR EPOPENE E POPULLIT SHQIPTAR NEN REGJIMIN TRADHETA DHE ZAGAR TE SOTEM
shume e bukur.te lumte dora dhe mendja
veshi pendet e shqiponjes
sorra me krra-krra-krra
kapardisur ne mejdan
kapardisur ne dynja
Por sqepi e tradhetonte
syri i zbardhur , gjithashtu
zeri i mekur tek belbezonte
tingujt qe fliste pa tru !
Flutirimi caprashitur
neper catite e shtepive
ishte larg nga i shqiponjes
qe matet me driten e yjeve !
O Spahi o delenxhi
se merin Kreshnik s’ta them
se turperoj te paret e mi
dhe ne shpirt hedh nje helm !
O kelyshi i Sali serbit
qe me flamurin tone u talle
o gjemb nga peme e gjembit
dale se s’ka mbaruar kjo “valle”
Diskretitimin e shqiptarizmes
nje dite do ta paguash
ti birbo i kelyshit te shkines
me me flamurin te mos luash !
KUSH DO ARESTOJE SALINE,NUK BESOJ TE JETE KRESHNIK.
PER SALINE S’DUHET PJEPER,S’DUHET AS KOKE IMONIK.
KUSH DO BEJE ATE PUNE NUK DO ZE ,S’DO TEMENA.
DUHET VETEM TE KETE SHOKE,ARME EDHE CA PARA.
NUK E SHIHNI DITEZINE QE ESHTE BERE SI NJE BUF.
KRUSPULLOSUR NENE PESHEN E JELEKUT ANTIPLUMB.
DUHET TI FSHIHET JELEKU,DHE NE AJER TJA BESH BAM,
ME DUAR NE KOKE SALIU,DO TE DALE TE BEJE AMAN.
DHE ATHERE DY POETEDHE ME PENE MUND TA MBERTHEJNE.
DO E GRYEJNE NE CDO KOSKE NE CDO VRIME KU DO E FSHEHIN.
PO KU KA VRIME QE TE FSHIHET,HARAMI I SHQIPERISE,
DO BURGOSET ,DO TE LIDHET, VEC NGA DORA E LIRISE.
ROBESPIER…nuk jane gazetare,jane puntore te pa kualifikuar krahu qe dalin ne pune per buken e gojes.Shqiperia nuk ka dhe, shume vjet nuk do kete gazetare,intelektuale,te mençur,deri ate dite kur mos shekoje ne bankomat qe me kane kaluar,ose jo pagen.Per buken e gojes,e te femijeve,shqiptaret kane haruar dinjitetin,nderin,lavdine,terhiqen zvare si gjarperi,vershellejne avazin e kujt fiton,per te jetuar.E si mund te bejne gazetari??
Per arrestimin e Sales
Arben po ta them pa ze
Ky qe do ta arrestoje
As te “ben” e as te le
Ne cdo tubim e tribune
Gjithnje tonin e mban lart
Kujt ja priste ky fare trimi
Do na dilte diversant
Po eshte burre…, qe se besoj
Le te bej kallzim penal
Jo te flas e ligjeroje
Tamam si nje papagall
Kush shqiptar nuk e kuptoi
Qe qe ” fan” ne menge te Sales
Tani qe ju doli loja
Me fort ti bjere xambares.