“Sot do të kërkoj shkarkimin e Çelos”

Ornela

Sot mblidhet Komisioni i Ligjeve të Kuvendit, ku do të raportojë drejtori i Institutit të Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, Çelo Hoxha. Është një detyrim ligjor që ky institucion e ka të përvitshëm për të raportuar para Kuvendit. Zoti Hoxha është pasardhës i Agron Tufës në këtë detyrë, i cili u arratis nga Shqipëria gjashtë muaj më parë. Redaksisë së gazetës ‘DITA’ i ka mbërritur raporti që do të lexojë sot Çelo Hoxha në Komisionin e Kuvendit. Ajo që redaksisë i ra menjëherë në sy ishte në konceptin e raportit që do të lexojë sot Hoxha, nuk ka ndryshuar thuajse asgjë nga ato të paraardhësit të tij, Tufa.

Gazeta DITA komunikoi mbrëmë me deputetin Spartak Braho lidhur me këtë çështje. Zoti Braho u tregua sa i revoltuar, aq dhe i përmbajtur në prononcimin e tij të shkurtër:

“Do të flas sot në Komision. Do të kërkoj shkarkimin e Çelos, të bordit të Institutit si dhe të Drejtorisë së Kuvendit që monitoron institucione të llojit të Tufës e Çelos. Sepse po ky institut po vazhdon të diskriminojë Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare dhe dëshmorët e saj… Çelo Hoxha është i kundërligjshëm në postin e trashëguar, pasi u zgjodh me vota të vjedhura. Arsyet pse e bëj këtë i kam shprehur shumë qartë në një intervistë që kam dhënë për gazetën tuaj gjashtë muaj më parë. Ribotojeni atë se aty i keni të gjitha arsyet e këtij qëndrimi që unë do të mbaj sot.”

Konflikti mes deputetin e PS-së, Spartak Braho dhe ish-komandantin e burgut në kohën e regjimit diktatorial ka bllokuar punën e Institutit të Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit. Një përplasje e fortë u shkaktua vitin e kaluar mes deputetit të PS-së, Spartak Braho dhe kreut të Institutit, Agron Tufa, gjë që u shoqërua më vonë edhe largimin e këtij titullari drejt Zvicrës, ku kërkoi azil politik.

Ky konflikt pasqyrohet në raportin vjetor të këtij Instituti që është depozituar në Parlament dhe që pritet të jetë objekt i shqyrtimit në ditën e sotme.
“Fushata denigruese kundër ISKK e iniciuar në media nga një deputet i Kuvendit të Shqipërisë, një ish- komandant burgu dhe persona të tjerë në konflikt interesi me ligjin organik të ISKK, solli demoralizimin e bashkëpunëtorëve, stepjen e dëshmitarëve në dhënien e dëshmive audio-vizuale, intimidimin e tyre, deri edhe në humbjen e besimit tek institucionet, tek kauza e transparencës së krimeve të komunizmit në Shqipëri si pjesë e procesit të drejtësisë tranzitore. Kjo është arsyeja që videoregjistrimet e dëshmive, nuk arritën të kapnin kuotën e parashikuar”, thuhet në raportin vjetor.

Raporti në fakt nuk përmend me emër deputetin që ka konflikt dhe ish-komandantin e burgut, por dihet që Tufa hodhi në gjyq deputetin e PS-së, Spartak Braho, si dhe personalitete të tjera të historisë e kulturës si Shaqir Vukaj, Sabit Brokaj, Fatos Tarifa, Arben Duka e të tjerë., për shpifje, si dhe ish-komandantin e burgut të Burgut të Qafë-Barit, Edmond Caja. Përplasja me Tufën ka qenë për periudhën e studimit që ky institucion ka ndërmarrë duke përfshirë si objekt edhe atë pas nëntorit të vitit 1944. Instituti e lidhi këtë studim me faktin se cilësohen këtë periudhë ku janë kryer shumë krime dhe një luftë mes partizanëve dhe forcave nacionaliste.

Kjo është kundërshtuar ashpër nga mazhoranca që ia ka “mbyllur derën” Institutit, duke mos e lejuar që të realizojë një studim të tillë, duke ndryshuar menjëherë ligjin, ku një ndër nga iniciatorët e kësaj nisme ishte edhe vetë deputeti socialist Braho. Por ky ndryshim ka sjellë gjithashtu edhe bllokimin e botimeve, për të cilat Instituti kishte nisur punë për këtë periudhë të para luftës, duke realizuar kështu edhe ndryshimin e planit të botimeve.
“Tre nga titujt e librave të kolanës janë ndryshuar në mesin e muajit Shtator 2019 si rezultat i procesit të amendimit të ligjit të ISKK nga ana e Kuvendit, konkretisht Nenit 31 shkronja 1 mbi përcaktimin e objektit të studimit për ISKK të “periudhës së sistemit komunist”, pasi në kolanën e parashikuar të botimeve bënin pjesë libra që preknin periudhën e Luftës Nacionalçlirimtare ose atë para vitit 1944. Si rezultat, në përputhje me zhvillimet e fundit parlamentare, u desh që këto 3 tituj, libra të zëvendësoheshin me 3 tituj, libra të tjerë, për të cilët u nevojit përsëritje e gjithë procesit të vlerësimit të dorëshkrimeve për botim, meqenëse dorëshkrimet vlerësohen në grup, dhe i gjithë riciklimi i procesit mori kohë plus, siç mori kohë plus edhe procesi i punës përzgjedhëse, dhe përgatitjes për shtyp”, thuhet në këtë raport.
Kjo situatë, sipas raportit, çoi që miratimi përfundimtar i 16 librave të Kolanës për vitin 2019 të vonohej në kohë, duke përfunduar nga Këshilli Shkencor dhe Bordi Drejtues vetëm në datën 18 tetor të vitit të kaluar. Një nga aktivitetet e planifikuar për në muajin dhjetor 2019, ishte një ëorkshop trajnimi, i cili nuk arriti të realizohej për shkak të bllokimit të fondit nga situata emergjente e krijuar nga tërmeti i 26 nëntorit.

Në vijim, intervista e deputetit Spartak Braho më 26 dhjetor 2019.

 

Edhe pasardhësi i Tufës, falsifikator dhe mashtrues

Deputeti Spartak Braho në këtë intervistë merret kryesisht me pasuesin e Tufës, Çelo Hoxhën, në krye të Institutit për Studimin e Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit. Ai, përveç fakteve të njohura publikisht për Çelo Hoxhën si falsifikator i historisë dhe i dënuar si falsifikator dhjetë vite më parë, tregon edhe se u ngjit Çelua në krye të Institutit duke manipuluar votat brenda bordit drejtuese të Institutit. Ndërkohë, zoti Braho ka dëshirë të bëjë paqe me ballistët, pasi ata të ulin kokën dhe të mos guxojnë të hedhin baltë mbi historinë e luftës antifashiste dhe mbi dëshmorët e saj. Në të kundërt “lufta”me ta ka për të vazhduar gjatë, shprehet ai.

– Zoti Braho, kjo intervistë mund të konsiderohet jashtë radhe, pasi ishte e paplanifikuar. Është e paplanifikuar sepse iku Agron Tufa dhe për të e për institutin që ai drejtonte mendoj se nuk ka ngelur ndonjë gjë pa thënë. Mirëpo debati është hapur sërish, pasi pasardhës i Tufës, është zgjedhur Çelo Hoxha. Si do ta konsideronit zgjedhjen e tij?

– Është një nga zgjedhjet më të gabuar që ka bërë bordi i atij instituti. Që do të vihej sërish një ballist në krye të atij instituti, kjo nuk vihej në dyshim. Por që të vihej një ballist ekstremist si Çelua, kjo ishte befasuese. Mund të ishte zgjedhur në atë post fjala vjen Erald Kapri, i djathtë edhe ky, por pa ngarkesat negative të Çelos. Sepse Çelua ngado që ta marrësh, është njeri problematik dhe diskreditues për një institucion shtetëror. Jo se ishte krahu i djathtë i Agron Tufës, por për shumë qëndrime ekstreme dhe të papranueshme që ka mbajtur publikisht.

– Për shembull?

– Ishte pikërisht Çelo Hoxha që etiketoi dhe i botoi në një libër 265 ish-udhëheqës të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare dhe heronj e dëshmorë të saj si kriminelë. Të gjithë jemi dëshmitarë të reagimit kundër Çelos. Ne kemi shkruar dhe ju keni bërë një sërë intervistash për këtë çështje. Pse e bëri këtë Çelua? Fare thjesht si ballist, si sekretar i përgjithshëm i Partisë Balli Kombëtar. Mirëpo ky post, pra si sekretar partie e vendos Çelon në konflikt interesi me postin që trashëgoi nga Tufa.

– A ka ndonjë gjë tjetër që nuk shkon në përzgjedhjen e zotit Çelo Hoxha në krye të atij Instituti?

– Ka. Çelua nuk duhej të zgjidhej në krye të atij instituti për një fakt të thjeshtë: Ai është arrestuar dhe dënuar në vitin 2010. Unë nuk po e sajoj këtë lajm se përndryshe do të hidhesha në gjyq për shpifje nga Çelua. Po u përcjell lexuesve të plotë lajmin e Zërit të Amerikës të emetuar më 26 shkurt, 2010.

“Shqipëri: Dënohen 3 zyrtarë të Partisë Balli Kombëtar Demokrat

Në Shqipëri gjykata e Tiranës vendosi sot masën e arrestit në burg për kryetarin e partisë Balli Kombëtar Demokrat, Artur Roshi, Sekretarin e Përgjithshëm Çelo Hoxha dhe arrest shtëpiak për shefin organizativ të kësaj partie, Tomorr Gostivari.

Të tre akuzohen nga prokuroria për falsifikim të dokumentave, që u janë drejtuar Komisioneve Zgjedhore. Behet fjalë për regjistrimin si kandidat për kryetar të Bashkisë së Tiranës te shtetasit, Akile Rama, i cili më pas deklaroi se nuk kishte menduar ndonjëherë të kandidonte.

Sipas prokurorit të çështjes, të pandehurit kanë falsifikuar jo vetëm firmën e të ndjerit Akile Rama por dhe të dy personave të tjerë në rrethin e Fierit. Po ashtu sipas prokurorisë janë kryer manipulime dhe me firmën e deputetit të partisë demokratike, Gëzim Karapici, emri i të cilit figuronte si mbështetës i kandidaturës së të moshuarit.

Partia Demokratike e konsideroi dje arrestimin e zotit Çelo Hoxha si një vendim politik dhe hakmarrje të prokurorit të Përgjithshëm, Theodhori Sollaku. Protesta ka patur edhe nga gazeta Tema ku Çelo Hoxha punon si redaktor.

Raporti i Institutit

Por prokurori i çështjes deklaroi sot se qëndrimet ligjore të gjykatës dhe të organit të akuzës nuk kanë të bëjnë aspak me ushtrimin e detyrës së gazetarit nga ana e Hoxhës, duke hedhur poshtë akuzat për ndikime politike në hetimin e kësaj çështjeje.”

Të njëjtin lajm ka transmetuar edhe Deutsche Ëelle në të njëjtën ditë, nën titullin “Arrestime në Tiranë për tentativë manipulimi të votës” ku ndër të tjera theksohet:

“Një vendim i i Gjykatës së Tiranës ka vënë në pranga sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Balli Kombëtar Demokrat. Drejtoria e Përgjithshme e Policisë në Tiranë pohoi të dielën pasdite për DË se janë prerë edhe dy fletë të tjera arresti: njëra për kreun e kësaj partie Artur Roshi dhe tjetra për një anëtar, emri i të cilit nuk behet i ditur. I arrestuari ndodhet në burgun 313 të Tiranes nën masën e sigurisë ” burg pa afat”. Ai bashkë me dy të tjerët që pritet të arrestohen akuzohen se falsifikuan firmën e 74-vjeçarit Akile Rama në një kërkesë për kandidim për kryetar bashkie të Tiranës në zgjedhjet e 18 shkurtit.

Falsifikimi u bë i njohur në fillim të shkurtit kur vetë Arkile Rama, i cili u nda nga jeta në 17 shkurt, një ditë para zgjedhjeve lokale, pohoi publikisht se firma e tij ishte e falsifikuar, pasi ai nuk kishte dëshiruar të ishte kandidaturë e PBKD për asnjë lloj pozicioni drejtues në organet e pushtetit lokal…”

– Në të vërtetë, zoti Braho, kjo është njollë e rëndë për zotin Çelo. Por ai kam dëgjuar se nuk figuron i dënuar nga gjykata për këtë falsifikim. Nuk keni frikë se do t’ju akuzojnë për shpifje?

– Unë iu referova dy burimeve tepër të besueshme sikurse janë Zëri i Amerikës dhe Dojçe Vele. Nëse kqëto dy radiostacione të fuqishme ndërkombëtare pranojnë se kanë shpifur, pas tyre do ta pranoj edhe unë. Por para se të transmetohej ai lajm, e kanë marrë vesh të gjithë shqiptarët aktin e Çelos dhe janë bindur për këtë. Pse nuk është dënuar? I nderuar miku im Xhevdet, duhet të vendosemi në kohë për të kuptuar pse nuk është dënuar Çelua dhe shokët e tij falsifikatorë. Ngjarja ka ndodhur në vitin 2010, pra afro dhjetë vjet më parë. Në pushtet ishte Sali Berisha dhe gjykatat dihet botërisht se ishin në hyqmin e tij. Nga kjo klauzolë ka përfituar Çelua për t’i shpëtuar dënimit. Mbase vetë falsifikimi është kryer me porosi të Sali Berishës. Po këtë mbetet të na e tregojë vetë Çelua. Por unë nuk kam shpresë se ai do ta rrëfejë të vërtetën. Duhet parë me kujdes procedura që është ndjekur në gjykatat e asaj kohe për të zbuluar se cila është e vërteta. Dosjet janë dhe ato duhen parë.

– A ka ndonjë gjë tjetër që e rëndon pozitën e Çelos në krye të atij Instituti?

– Po, ka. Edhe unë po e pohoj atë për herë të parë publikisht në gazetën DITA. Çelo Hoxha është zgjedhur si pasues i Tufës me manipulim të votave brenda bordit të Institutit. Si është bërë manipulimi? Jonila Godole ka votuar dy herë, pasi Gëzim Peshkëpia, anëtar i bordit, nuk ka qenë në mbledhje dhe ia kish deleguar votën e tij nga SHBA asaj. Kjo mendoj se është një shkelje dhe duhet parë me kujdes statuti i institutit se deri ku shkon përgjegjësia.

Populli thotë se me vesi del me shpirtin. Ai institut është akuzuar për vjedhje dhe manipulime të rëndë, si të historisë, ashtu dhe të fondeve shtetërore, që në të vërtetë janë paratë e taksapaguesve shqiptarë.

Dua të theksoj edhe diçka tjetër shumë të rëndësishme. Në të gjithë këtë histori manipulimesh të bën përshtypje dhe të lë një shije të keqe heshta dhe indiferentizmi nga ana e Qeverisë dhe Kuvendit. Ata, pavarësisht se i kanë marrë vesh të gjitha që nga arratisja e Tufës dhe deri te zgjedhja e Çelos, bëjnë të paditurin, të heshturin, indiferentin. Kjo është e pafalshme! Çfarë fshihet pas këtij qëndrimi? Opinioni duhet ta dijë. Unë si deputet nuk mund të hesht.

– Në krye të bordit të atij Instituti është zoti Uran Butka. Çfarë do t’ thoshit atij në këtë rast?

– Po, e kam një mesazh edhe për Uranin. I drejtohem atij me këto fjalë: Po mirë more zoti Uran Butka, si nuk tu tha goja dhe dora që propozove dhe firmose një vendim të atij gjysmë bordit tënd për të bërë drejtor të institutit të halesë së Ballit Kombëtar një karçin të vithisur e të çakërdisur si Çelo Hoxha? A nuk kishe djem më të mirë aty që të merreshin me “krimet dhe kriminelet e luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare”? Turp të kesh, o pseudohistorian që falsifikuat edhe firmat e votimit me dorën e Godoles, për t’ia futur Erald Kaprit. Po ke shkelur ligjin edhe ti, o derëzi. Po Butkajt janë derë e fisme thuhet. Nga ngjave ti kështu? Të ka plasur cipa fare dhe s’ke gajle. Por nuk ke as moshë të korrigjohesh, o profesor i të KEQES!

– A nuk e keni menduar se ky qëndrim i juaji mund të merret si qëndrim kundër këtij Instituti dhe krerëve të tij?

– Nuk më intereson se si do ta komentojë ndonjëri nga ata që unë i kam kritikuar dhe akuzuar publikisht si falsifikatorë dhe manipulatorë të historisë. Ata le të vazhdojnë në të tyren përderisa ua fërkon kokën qeveria dhe i ngop me paratë e shqiptarëve. Unë nuk kam për të heshtur asnjëherë përballë fakteve të tilla skandaloze.

– Zoti Braho, çuditërisht, në intervistën e sotme nuk keni folur thuajse asnjë fjalë për Agron Tufën. Si është puna? Mos jeni penduar?

– Jo, nuk jam penduar aspak. Po a ka mbetur ndonjë gjë ende pa thënë për Tufën? Ajo arratisje ishte e qëllimshme, por propaganda që i bëhet është e dalë boje dhe nuk pi ujë, nuk e beson askush. Përkundrazi neofashistët u ringjallën, morën zemër si asnjëherë dhe deshën të bëjnë ligjin në këtë vend pas vitit 1990. Unë mendoj se ai është diskredituar aq shumë sa nuk meriton më shumë vëmendje. Unë i kam bërë thirrje pubike që ai të kthehet e të japë llogari për mëkatet që ka bërë. Arratisja e tij ishte largimi i një falsifikatori të historisë, një plagjiator i rëndomtë, ndaj dhe ikja e tij nuk kishte se si të më shqetësonte as mua dhe askënd tjetër me dy pare mend në kokë. Në apelin tim publik, unë i thashë të kthehej se nuk i kanosej asnjë rrezik dhe të mos pandehte se do të guxonte ndokush të ndynte duart me të. Unë i thashë të kthehej se nuk besoj se do të japë azil politik ndokush, pasi të marrin vesh palaçollëqet e tij. Tufa është një ekzemplar tashmë i neveritur dhe me të do të ketë punë vetëm gjykata. Prandaj dhe nuk desha as t’i përmendja as emrin në këtë bisedë që po bëjmë së bashku.

– Zoti Braho, gjithë zhurma që u bë për këtë institut, dhe këtu ishin të pashmangshëm, Tufa, Çelo Hoxha e të tjerë u bë në kuadrin e 75-vjetorit të çlirimit të atdheut. Deri kur do ta vazhdoni “luftën” me ta?

– Unë nuk po bëj luftë. Më pandehin se jam i ashpër, fanatik apo nostalgjik. Jo. Nuk jam i tillë. Unë jam një njeri tejet paqësor dhe sinqerisht jam tolerant dhe prirem drejt paqes dhe bashkëpunimit edhe me kundërshtarët politikë. Nuk më pëlqen lufta. Boll jemi vrarë me njëri-tjetrin. Le ta ndërtojmë një jetë më të mirë në harmoni me njëri-tjetrin, pavarësisht nga bindjet.

Por është diçka e thjeshtë të respektosh vlerat e historisë që na bëjnë nder ne shqiptarëve. Në mbrojtjen e këtyre vlerave unë jam i palëkundur. Të mbrosh parimet dhe ca të vërteta si drita e diellit, nuk është as ashpërsi, as fanatizëm dhe as nostalgji. Unë dhe të gjithë ata që më mbështetën në këto qëndrime, ishim të irrituar nga fakti se neoballistët dhe neofashistët u ngritën me shumë egërsi kundër Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, një nga faqet më të ndritura të historisë së kombit tonë. Unë do të hesht, kur ata të heshtin dhe ta pranojnë të vërtetën historike ashtu siç është dhe jo si duan ta përmbysin ata. Sinqerisht po ua ritheksoj se kam shumë dëshirë të bëj paqe edhe me ballistët, pasi ata të heqin dorë nga pretendimet e tyre absurde e të çmendura dhe të ulin kokën e të mos guxojnë të hedhin baltë mbi historinë e luftës antifashiste dhe mbi dëshmorët e saj. Në të kundërt “lufta”me ta ka për të vazhduar gjatë. Ua kam thënë hapur neofashistëve: Mos mendoni se me festimin e 75 vjetorit të çlirimit të atdheut nuk do të merremi më me luftën antifashiste dhe sërën e neoballistëve dhe neofashistëve. Do të merremi vendosmërisht deri në 100-vjetorin e çlirimit e më tutje, sa herë që neofashistet të ngrenë veshët.

Prandaj dhe thashë se Tufa dhe shokët e tij, si Çelua e të tjerët pas tij, i kanë bërë llogaritë gabim. Kurse ata që mendon se ikja e Tufës shkaktoi tërmet, mendoj se janë të lajthitur, nga ata të zgërlaqurit që dikur i ngrinin himne Partisë së Punës dhe komunizmit dhe tani janë konvertuar në ballistë.

Intervistoi Xhevdet Shehu

 

Share This Article
29 Comments
  • Fallcifikatori me i madh i historise se Shqiperise dhe armiku me i rrezikshem e saj eshte Edi Rama,qe e ka cilesuar Luften Antifashiste Nacional Clirimtare si LUFTE CIVILE,ndersa nderoi kryekolaboracionistin Mithat Frasheri duke u kerkuar pasardhesve te 28 mije deshmoreve dhe 70 mije partizaneve te ulin kokat para kesaj KERME!
    Edhe ky palo Institut i ketij plehres Celo Hoxha mbrohet nga Edi Rama,ky antishqiptar i deklaruar!
    Ne se jeni kellqe, e vini me shpatulla per muri Edi Ramen,qe ka uzurpuar si KALE TROJE edhe PS-ne,qe eshte hequr si gjoja pasardgese te LANC-it,por ne fakt eshte po aq armike e saj sa edhe ballisto-zogistet!
    Se Ramen ne pushtet e mbani ju,antaresia dhe deputetet e PS-se,qe keni tradhetuar realisht idealet e asaj lufte legjendare,duke e jequr referimin ndaj saj edhe nga Statuti i PS-se!
    Fjalet tuaja,zoti Spartak jane HIPOKRIZI e gjalle,se nuk vini gishtin ne plage!

  • Per mustaqet e Celos-i thone ketij muhabeti. S’è lexova deri ne fund, se ky do kerkoje shkarkimin, por shkarkimin ka ikur ne drejtim te paditur.

  • PO SI I SHPETOVE DHE NUK TE NGORDHI CORONAVIRUSI KOMUNIST KINEZ O GERDALLA GJAKATARE E ENVERIT, SPARTAK BRAHO?

    apo:

    Edhe ky virus qe shastisi Boten eshte pjese e mashtrimeve tuaja enveriste per te goditur ne zemer Imperializmin Boteror, njashtu sic veproje si Prokuror ne Kohen e Qepes te Partise se Punes?

    PTY! RACE E KEQE VAMPIRESH DHE DINOSAURISH PREHISTORIKE QE NUK KANE ASNJE NDJESI PER KRIMET QE KANE KRYER, POR QE EDVIN DROGA I KA HYPUR NE MAJAT ME TE LARTA TE SHTETIT.

    Si ne asnje vend tjeter ish komunist te Evropes Lindore.

    MENDONI PASTAJ SI MUND TE ANTARSOHET SHQYPNIA NE BE ME KETA KRIMINELE QE KANE MBUSHUR LUMENJ ME GJAK NJERIU DHE QE JANE NE KRYE TE SHTETIT.

  • Ore po cili ka thene qe Partia Socialiste eshte pasardhese e LANC ? Po Mehmet Shehu, Kadri Hazbiu, Beqir Balluku, Tuk Jakova e dhjetra drejtues te formacioneve partizane te denuar nga bashkepunetoret e tyre ne cilin krah politik jane ?
    Po pasardhes te luftes se Vlores me 1920 cili formacion qenka !?
    C eshte kjo shpikje ! Partite politike jane pasardhese te te djathtes,majtes, qendres, po jo te nje lufte te caktuar. Ngaterroni qendrimet historike te institucioneve perkatese me partite politike ?!!!

    • O KOZI i ZI!
      Te jesh pasardhes i Luftes Antifashiste nuk behesh sic behesh antar partie,por duhet te jesh pasardhes i 28 mije deshmoreve,70 mije partizaneve dhe te gjithe shqiptareve qe mbeshteten me te gjitha forcat e mjetet LANC-in!
      Forca kryesore qe udhehoqi Luften Antifashiste ishte Partia Komuniste Shqiptare,qe pas clirimit i takonte edhe e drejta qe te ishte edhe pasardhese e kesaj lufte!
      Doemos se ata qe bashkepunuan me pushtuesit nuk mund te ishin pasardhes te kesaj lufte!
      Pas rrezimit te socializmit kjo stafete i takonte PS-se si parti e MAJTE qe ne antaresine dhe simpatizantet e saj kishte njerezit qe i lidhte gjithcka me kete LUFTE!
      Se Ballin dhe Legalitetin nuk e lidh asgje me LANC-in,vetem qe kane derdhur gjak partizani!
      Dhe kete mbeshtetje morale per kete LUFTE PS-ja e ndoqi,deri sa ne krye te saj erdhi Edi Rama,qe te paren gje qe beri e hoqi nga STATUTI i PS-se cdo reference qe in drejtohej Luftes Antifashiste!
      Vulen e tradhetise,qe kjo parti i beri LANC-it e vuri Edi Rama kur nderoi boterisht kryekuinslingun kriminel Mithat Frasheri,duke i kerkuar pasardhesve te deshmoreve dhe partizaneve te ulin koken para vepres se tij!
      Fakti,qe PS-ja heshti pas kesaj tradhetie kombetare,verteton se kjo parti ka mbaruar se qeni parardhese e LANC-it dhe duhet te damkoset me vulen e “Asamblese tradhetare” te kohes se pushtimit nazist!

  • Spartak Brahos sa për dieni ,komisionit parlamentit dhe prokurorisë krimeve të rënda në shqipëri:
    :
    Politika shqiptare populli dhe gjithë shoqëria ka qënë dhe është në terror psikologjik,e sulme me kapsolla e dinamite për 30 vjet deri sa është gjallë Sali Ram Berisha ,Ilir FLORIRI (Meta),L.Basha ,Monika,prandaj nuk është vetëm SHkarkimi i Çelos por dënimi i gjithë politikës për degradimin e dëshmorve dhe heroive të Atdhut.
    Prandaj ndëshkim ndaj bandës që ka dalë fare jashtë kontrollit

    Kryemadhi që i ka dalë fare kallaj si femër e nënë ,ku deklaroi me zë e figurë se unë dua të ha VESHIN kryeministrit shqiptar ,ky sulm e kërcënim kanibal ,nuk ka ndodhur askund ,egërsi e pa dëgjuar ndonjëher në botë nga zëri i një femre ,kanibalizëm.

    Luftën e ashpër Presidencë -Qeveri ,e ka nisë Ilir Floriri ,se është Hajdut i floririt kërrabës ,kokëpalarë i 21 janarit ku Sali Berisha vrau katër qytetar dhe terrorizoi me zjarr mbi 100mijë shqipëtar,,hajdut i zgjedhjeve të v.2001 ,ndrroi datën e zgjedhjeve duke futur në luftë shqiptarët ,por falë lëshimeve të kryeministrit nuk ndodhi shkatrrimi.

    Prandaj sot, gjithçka që bën njeriu që ndryshe i thonë “Ilir floriri”, i cili zbriti me çorape të grisura nga Skrapari, dhe sot është një miliarder që përpiqet të fshehë pasuritë apo vilat që i kushtojnë disa dhjetëra milion euro nuk do të mundet dot kurrë që t’i hedhë benzinë zjarrit për të djegur Shqipërinë, dhe për të shpëtuar lëkurën e tij,me përqarje uniteti kombi ,sepse kjo është zhurma e mortorrve që ka ndezë Ilir Floriri kundër qeverisë ,bashkë me laviren Monika K. ,kryekriminelin Sali Berisha dhe djalin e tij të kulaprisë e tradhtisë e vrasjes L.Basha,që nuk ruajti teatrin por ja futi gjumit.

    Shqiptarët duhet të kenë pak memorie dhe të kujtojnë se Ilir Meta,Sali Berisha nuk është si engjëll që del sot në televizor, por një hajdut e bandit politik dhe asgjë më shumë sesa kaq,një mafje që ka vu në veprim skuadrat fashiste me Budina e kopila për të mbajtur pezull vendin.

  • Kuvendi i Shqiperise nuk do t’ia dale kurre mbane duke hequr drejtorin e institucionit. Ketu ka dy rruge: ose duke i prere financimin institutit te te perndjekurve, ose duke ngritur nje institut te studimeve te Luftes Antifashiste te Popullir Shqiptar gjate Luftes se Dyte Boterore.

  • Ju lumte zoti Braho! Lavdi heronjve dhe deshmoreve te LANC! Poshte ballisto – zogistes me gjithe pjellat e tyre injorante dhe te neveritshme!

    • Ndal urrejtjen dhe baltosjen, se nuk urren njeri se cfare beson njeri apo tjetri. Shqiptaret kane 1 armik te perbashket, qe eshte kasta politike 30 vjecare qe po e vjedh dhe shkaterron cdo dite kete vend.

  • Qe kure eshte ngritur ku Institut i SKK per mendimin time ishte nje vendim shume i gabuar,
    Parlamenti shqiptare u ka dhen te drejten ekskluzive keti Instituti te sulmoje luften Nacionalo Clirimtare duke i ligjeruar me vendim parlamentar.Ky eshte gabim i rende dhje i pafalshem.
    Parlamenti shqiptare duhet ta terheq kete vendim pasi eshte shume i kabuar dhe bjen ne kundershtim edhe me Bllokun antifashist botrore antare te se ciles jemi edhe ne ku fitimtaret e luftes Antifashiste nacional clirimtare na bashkuan me boten demokratike.!
    Po si mendoni juve edhe te ngrihet Instituti edhe te shkruaj ata si te doje ty qefi.?
    Jo ore zotri ata do te luftojn me mish e me shpirte per ta rrezuar luften e lavadishme dhe per ti rrezuar heroit tane qe dhane jeten per clirimin e vendit dhe per ndertimin e Shqiperise.!
    Prandaj Parlamenti shqiptare duhet:
    1) Te anulloje urgjensishte ventimin per ngritien e ketij Instituti kriminale ku keta kan bere pjes ne Kolonen e peste dhe ne asnje vende te botes nuk eshte rehabiletuar kolona e peste.
    2. Parlamenti shqiptare duhet te ngrej Institutin e krimeve ekonomike qe krimineli Berisha dhe Partia Demokratike dhe ballisto zogistet shkatrruan tere ekonomin e vendit djersen pesdhjet vjecare te shqiptarve nen masken se keto jane ndertuar nga Komunistet, Ku ka ndodhur kjo ne bote pervecse ne shqiper!
    Kjo duhet te ndodhe sa me shpejn ne se vertet socialiste e ken ndermend ta mbrojen shqiperin nga kriminelet qe se dolen ne sken politike vetem keqe i ben shqiperise.!

  • O fisniku i bardhe ! Kozi eshte pasardhes veteran i Luftes se Vlores dhe ka ne mbiemer deshmore te luftes se dyte ( pra jo ne vije te drejte ) Anje komunist as atehere as me pas as tani ! Por asnjehere nuk behet propogande sic behet per pjesen qe ju takon komunisteve ne luften e dyte. Pasi komunistet ishin numerikisht pakice gjate luftes. Ndersa pas lufte komunistet e familjaret e perkrahesit e tyre qe u denuan nga Enver Hoxha dhe shoket e tij jane shumica numerike e listes se te denuarve 1945- 1990. Edi rama te majten e reformoi dhe e dergoi aty ku i takon sot te majtes europiane. Ato qe nuk jane dakord te haoin krahun e te krijojne parti komuniste dhe gazeten Zeri popullit e kane te lire per perdorim. Pse Edi Rama do kishte Kongresin e 8 te PS e gazeta do i shte e krijuar ne 1942 !!!???

  • Te kam ndjekur ne komentet e tua,o KOZI i ZI,qe je nje fashist i ndyre antishqiptar i felliqur!
    Nuk ka ne Shqiperi deshmore te Luftes se dyte,por vetem “DESHMORE TE LUFTES ANTIFASHISTE NACIONAL CLIRIMTARE”!
    Se deshmore nuk mund te quhen ata qe u vrane si bashkepuntore me pushtuesit,ne asnje vend te botes,prandaj ti rreshtohesh tek rraca e armiqve te popullit shqiptar!
    Sa per dijenine tende Rama e VDIQ te majten shqiptare,se ai u fut ne PS si KALI i TROJES me synime antikombetare!
    Sot PS-ja nuk eshte parti e majte,por nje prone private e Rames dhe antaresia e saj eshte tradhetare e idealeve te Luftes Antifashiste,pavaresisht se aty militojne per turpin e tyre shumica e trashegimtareve te 28 mije deshmoreve dhe 70 mije partizaneve!
    Po ti kush je more kellire fashiste,qe na tregon se cilen parti duhet te krijojme?
    Ishte Rama qe u fut si diversant ne PS e jo ne antaresia e hershme e PS-se!
    Sidoqofte ai qe nuk eshte budalla dhe bythelepires per nje vend pune e kupton se Rama eshte sot ARMIKU ME I MADH I DEMOKRACISE NE SHQIPERI!

    • Qenke fshatare pa toke ! Kozi eshte antifashist dhe antikomunist ! Kjo si ideologji por nuk mund te thuash qe lufta e dyte ishte antifashiste ! Si qenka kjo ? Sipas teje po te mos ishte Fashiste Italia do kishim qendrim tjeter ! Asnje dokument i Frontit Nac- Clirimtar tw konferences se Pezes nuk ka antifashizem ! Problem tjeter Partia Komuniste !Mujo Ulqinaku e deshmoret e 7 prillit nuk luftuan si antifashiste. Ashtu si e kupton ti antifashizem e antikomunizem ka Lufta e Spanjes. ……..

  • Bobobooooo! Cfare emergjenca na paskan gjetur deputete komuniste!!! Ju duhet me shtreguar radhet se zjarrin po iu vjen ka bytha?!
    Per teatrin nuk patet gje me thane? Per pse u prish pa pritur vendimet gjyqesore nuk keni gje me thane?!
    Jo jo emergjent eshte te shkarkohet celo ! Se po ju bene hije? Apo pse po u ballafaqon me krimet tuaja? Hajt se tash do ngrihet nje komision per krimet e ketyre 30 vite qe bashke me berishen keni ba!!

  • VETEM PER QENDRIMIN NDAJ LUFTES NAC-CL DHE REABILITIMIN MAFIOZ TE MUT-HATIT RAMA E VULOSI DOREZIMIN E PUSHTETIT NE ZGJEDHJET QE VIJNE………..

  • Shenim: Z. Bravo, para se te kerkoni shkarkimin e Celo
    Hoxhes, kerkoni edhe shkarkimin e zevendesit te Mit’hat
    Frasherit, Edi Rama, jo sepse solli eshtrat e TIJ ne Shqi-
    peri,por se I kerkoi partizaneve legjendare te “ulen kokat”
    te turperuar perballe ballisteve te “pulave,pilaf dhe raki” !
    Te biesh ne pozitat e “kintetos” halabak te shtremberimit
    te Historise: U.Butka,A.Plasari, A.Tufa, C.Hoxha dhe B.
    Meta do te thote qe jo vetem ke mohuar gjakun e 28 mije
    deshmoreve partizane qe dhane jeten per liri e pavaresi
    por te njesohesh me bashkepunetoret e nazi-fashizmit,
    te denuar nga Gjyqi I Nurembergut nga gjithe opinioni pu-
    blik preparimtar boteror , t’i kundervihesh hapur Koali-
    cionit te Madh Antifashist te kryesuar nga SHB-Anglia- B.S…….Prandaj Zotit Rama,si KM t’i ker kohet nga ana e
    Parlamentit shqiptar nje “mea culpa” per demin e madh
    qe i ka shkaktuar historiagrafise shqiptare duke mohuar
    hapur LNCL te popullit shqiptar kunder pushtuesve nazi-
    frashiste……!

    • Ah jo per kete s’ja ma bytha brahos, se Eshte mesuar me lepi Bythen e Njishit! Pra edhe kur ky e shane, i nderon ballistet , braha hesht per ate qe ka pushtet edhe na merret me ate qe s’ka asnje pushtet!!
      Eshte burr braho po deri diku: ss te preken interesat e tij hesht braho edhe i sherben atij qe rehabiliton ballistet e fashistet, apo jo braho?!

  • Ballistet jane fashiste dhe per kete kane dhene prova te bashkepunimit te zellshem me pushtuesit, duke çuar ne pushkatim dhe varje qytetare te pafajshem si dhe masakren e 4 Shkurtit 1944.
    Duhet litari, litari, litari!

    • Ah jo per kete s’ja ma bytha brahos, se Eshte mesuar me lepi Bythen e Njishit! Pra edhe kur ky e shane, i nderon ballistet , braha hesht per ate qe ka pushtet edhe na merret me ate qe s’ka asnje pushtet!!
      Eshte burr braho po deri diku: ss te preken interesat e tij hesht braho edhe i sherben atij qe rehabiliton ballistet e fashistet, apo jo braho?!

  • Pasardhesi i veteranit, si i ke punet me Ramen qe po te nderon ballistet?! Prape po i bene aplause e do e votojsh?! Kaq per litarin tend: fillo nga koka djallo!

  • Qeni i zgjebosur Spartak Braho ka ende fuqi te lehe!!!! Çelo Hoxha duhet te flase ashtu si mendon Braho krimineli se perndryshe e shkarkon!!!!!! Keshtu eshte kur demokracine e udheheq krimi!!

  • Shoku.braho.nje.spiun.dhe.vrases.komunist.kjo.krijes.e.ndyr..qe.pak.dite.me.pare.ka.votuar.drejtesin.e.dovraneve.dhe.hetuseve.komunist.kurr.nuk.vendos.drejtesi.njerezit.qe.votohen..nga.parlamenti.i.sojsorllopi.itipit.braho

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *