Sot është 02.02.2020, palindroma e parë pas 909 vitesh dhe hera e vetme në këtë shekull që data lexohet njësoj nga të dy krahët

Nela

Pailindroma është një fjalë ose numër që lexohet njësoj edhe nëse lexohet mbrapsht.

E tillë është përshembull fjala madam ose numri 10801.

Në anglisht njihen si të tilla edhe disa lojra fjalësh tip sentencash si “A man, a plan, a canal, Panama!”, “Was it a car or a cat I saw?” ose “No ‘x’ in Nixon” etj.

Fjala palindrome u përdor për herë të parë nga Henry Peacham në librin e tij The Truth of Our Times (1638).

Termi e ka prejardhjen nga greqishtja e vjetër, palin (përsëri) dhe dromos (rrugë, drejtim).

Shumë e rrallë është palindroma në kalendar.

Jo të gjithë brezat munden të “kapin” një të tillë.

Ne jemi me fat: Pikërisht sot, kalendari shënon një palindrome.

Data 02.02.2020 lexohet njëjtë edhe nga e kundërta.

Kjo është palindroma e parë pas 909 vitesh, raporton Dita, duke cituar Daily Mail.

E fundit ka qenë në 11.11.1111. Pasardhësja do jetë në 12.12.2121.

 

n.s. / dita

 

 

 

 

 

Share This Article
1 Comment
  • Po 12.02.2021 a nuk eshte palindrome??!! Apo kur shkruhet 999 vjet ngjan me interesante?? Mos shkoni pas turmes dhe te shkruani gjera pa e pare nje here sa e sakte eshte ajo qe shkruhet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *