Sot është Blu Monday, dita më e trishtuar e vitit sipas britanikëve

redaktor

Në botën anglisht-folëse, e hëna e tretë e janarit është bërë një ditë e rëndësishme e kalendarit.

Nga 366 ditët e vitit 2016, sot pritet që të jetë dita më e keqe.

Thënë ndryshe, e ashtuquajtura “Blue Monday” (E hëna blu), është dita më e trishtuar e vitit.

Të paktën kështu mendojnë matematikanët dhe psikologët në Mbretërinë e Bashkuar.

Ekuacioni, i zhvilluar një dekadë më parë nga psikologu Cliff Arnall, në atë kohë mësues në Universitetin e Cardiff, tenton të shpjegojë arsyet e Blue Monday; si rregull, të hënën e tretë të janarit është koha kur euforia e fund-fillim vitit mbushur me festa e dhurata zhduket plotësisht. Ti e kupton se ke përpara një vit të gjatë për tu përballur.

Në Angli, çështja në fjalë është marrë shumë seriozisht: disa organizata ofrojnë këshillim psikologjik.

Këshilluesit sugjerojnë që në këtë ditë njerëzit të vishen me ngjyra të ndritshme ose të dëgjojnë muzikë të gëzuar.

Ekspertët e shoqatës “British Dietetic Association”, sugjerojnë madje, që njerëzit të shtrojnë një banket të madh për të kapërcyer depresionin nga “Blue Monday”.

“Ushqimi në sasi të madhe, mund të ndihmojë njerëzit që të kapërcejnë ditën më të trishtuar të vitit, por edhe në këtë pikë nuk duhet tepruar”, shprehet Alison Clark, BDA-së.

Ky i fundit këshillon që njerëzit të evitojnë kafeinën, pijet energjike dhe të  konsumojnë vetëm ushqime me vlera, për t’i sjellë pak gëzim kësaj dite.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *