Sot është data 22.2.22, çfarë fshihet pas ditës më të veçantë të dekadës

J L
Numbers 2 22 22 on white cubes shapes on yellow background.

Gjërat e mira vijnë në çift. Të paktën këtë të martë po.

Sot data është 22 shkurt 2022. Kur e shkruani, 22.2.22, është një palindrom, që do të thotë se lexohet njësoj përpara dhe prapa.

Është data më e jashtëzakonshme në më shumë se një dekadë, sipas studiuesit Aziz Inan. Ai është profesor i inxhinierisë elektrike në Universitetin e Portlandit në Oregon dhe ka studiuar datat palindrome për më shumë se 14 vjet.

“Është një datë palindrome e kudogjendur sepse është njësoj kur shkruhet në formatin e muajit, ditës, vitit të Shteteve të Bashkuara dhe formatit që ndjekin shumica e vendeve të tjera”, tha Inan.

“Ndjej se këto data kanë fuqi magjike për të tërhequr vëmendjen e njerëzve, pavarësisht nga mosha”, tha ai, raporton CNN.

Hera e fundit që pati një datë të kudondodhur palindromi me gjashtë shifra ishte 11 nëntori 2011, vuri në dukje Inan dhe shkruhej 11/11/11.

Me një datë kaq të veçantë, nuk është për t’u habitur që njerëzit po mblidhen në kishën e tyre më të afërt për t’u martuar apo po zyrtarizojnë lidhjet e tyre sot, si një date simbolike çift, ku sipas astrologëve është një ditë e mbarë për dashurinë

Në SHBA, të shumtë janë ata që po shkojnë drejt e në Las Vegas, kryeqyteti i martesës në botë.

j.l./ dita

Share This Article
3 Comments
  • Cfare “fshihen”?
    5 numra 2.shume e thjeshte.
    Dielli ka rrugen e Tij.Vetem edhe Toka do rrotullohet.
    vetem po e “ndaluan” Psiho-Pathet (Psikopat) e Krishtere dhe ata Islmike.
    Qe te dy Psihopathe jane Piktore.
    Psiho-Pathe do te thote “shqip” i demtuar ne shpirt (damage on Spirit angl).
    Me e sakta do qe Damage ne Tru (dem ne tru).
    Krishteret e kane vizatuar Zotin me nje marangoz te quajture Xristos (I perdorshem greq)
    qe ka lindur nga nje Grua pa seks dhe nuk mund te quhet “Nena e Krishtit”.
    Kurse Myslimanet e kane vizatuar Zotin e tyre me Emrin Allah.
    “Dhimokrati” kemi.
    Ka Bacja Psiho-Pathe sa te duash.
    Por fukarenjte nuk mund ti Ushqejne.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *