Nga Pandeli Majko
Sot eshte dita e Jashareve. Ne 1998 u flijuan si familje, ne kete dite, qe te na kujtonin se kush ishim dhe nga duhet te shkonim. Me endren per atdheun dhe kombin nuk e shperdoruan fjalen vec lane pas kujtimin dhe lavdine e atyre qe dine dhe bejne. Ne peshoren e kohes dhane te fundit dhe te vetmen qe kishin per ta ndryshuar drejtimin e saj…jeten e tyre.
Ne dite te keqia dhe te mira cdo shqiptar e ka nje strehe dhe vend per tu falur e medituar per veten dhe te tjeret si vetja. Ai eshte Prekazi dhe shtepia e Jashareve. Aty prehen ata qe na kujtojne cdo dite te mos harrojme nga vime dhe ku shkojme…jane Jasharet. Pas Krujes, Prizrenit dhe Vlores… ne Prekaz, ne kullen e Jashareve, eshte shkruajtur pjesa me e ndricuar e historise se re shqiptare. Na duhet cdo dite ta themi me vete “Bace u kry!”…sepse nuk jemi aq te “kryer” perballe asaj qe lyp heshtja e heronjve te kesaj dite. Nuk e di cfare do te ishim pa Jasharet dhe pa Adem Jasharin? I perjetshem qofte kujtimi i tyre.
