Sot hapen shkollat për mësim plotësues, ISHP: Lista me rregullat që duhen ndjekur

J L

Instituti i Shëndetit Publik ka publikuar udhëzuesin për të gjithë nxënësit dhe mësuesit në kuadër të masave të parandalimit të përhapjes së COVID.

ISHP këshillon mbajtjen e maskës gjatë orëve të mësimit por edhe gjatë pushimeve si dhe larjen e shpeshtë të duarve.

ISHP bën apel që të mbuloni gojën dhe hundën kur kolliteni dhe të shmangni kontaktin e afërt me të tjerët. Ndërsa nxënësit brenda në klasë duhet të qëndrojnë në banka të paktën 1.5 metra nga njëri-tjetri.
Pumabet Giriş

ISHP parashikon dhe rastin kur mësuesi nuk është i vaksinuar dhe për këtë ai ose ajo duhet të paraqesë dokumentin e mjekut të familjes ku paraqitet arsyeja e mosvaksinimit.

Sot, më 1 shtator nis mësimi plotësues në të gjitha shkollat e vendit, ku nxënësit mund të paraqiten për të marrë dije, për të cilat mund të ketë pasur boshllëqe nga viti i kaluar.

Ndërkohë që zyrtarisht ky vit shkollor do të hapet më 27 shtator.

Rregullat në shkolla:
Pumabet
-Gjithmonë mbani maskë gjatë orëve të mësimit dhe gjatë pushimeve

-Lani duart shpesh

-Kur kolliteni ose teshtini mbuloni gojën ose hundën tuaj

-Shmangni kontaktin e afërt me të tjerët

-Mos lejoni që të tjerët të përdorin sendet tuaja personale

-Hapni shpesh dritaret sidomos pas mbërritjes në shkollë, gjatë pushimit të drekës dhe kohës së pastrimit
Pumabet Güncel Giriş

-Pastroni rregullisht tryezën tuaj me dezinfektues me bazë alkooli

-Nëse ndiheni të sëmurë-keni ethe, dhimbje fyti, kollë ose rrjedhje të hundëve, tregojini menjëherë mësuesit tuaj

-Nëse shqetësimi juaj konfirmohet mos u frikësoni; thjesht ndiqni udhëzimet e mësuesit

 

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *